AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

by SHT Media
20/05/2025
in Botë
6
0
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020.

Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth çështjeve për të cilat janë pajtuar palët:

Siguria dhe mbrojtja

Palët janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në një kohë kur Evropa po riarmatoset përballë kërcënimit nga Rusia dhe mes pasigurive për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump. Marrëveshja do ua mundëson përfaqësuesve britanikë të marrin pjesë në disa takime ministrore të BE-së dhe të angazhohen në stërvitje dhe misione ushtarake evropiane.

Gjithashtu, marrëveshja synon t’i afrojë industrinë britanike të mbrojtjes me përpjekjet evropiane për të ndërtuar një bazë industriale vendore.

Ajo ua hap rrugën firmave britanike të përfitojnë nga një fond i BE-së prej 150 miliardë eurosh, për të cilin po negociojnë tani 27 shtetet anëtare të bllokut. Megjithatë, do të nevojitet një marrëveshje shtesë dhe një kontribut financiar nga Londra. Britania pritet të përfitojë ndjeshëm nga kjo marrëveshje. Kompanitë si BAE Systems dhe Rolls-Royce pritet të kenë përfitime.

Ushqimi dhe kafshët shtëpiake

BE-ja dhe Britania janë pajtuar t’i kufizojnë kontrollet mbi ushqimet dhe produktet bimore në tregtinë e ardhshme. Kjo ka qenë kërkesë kyçe nga Londra.

Sipas tekstit të marrëveshjes, “kjo do të bëjë që shumica dërrmuese e lëvizjeve të kafshëve, produkteve shtazore, bimëve dhe produkteve bimore midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të kryhen pa certifikatat, apo kontrollet të cilat kërkohen sipas rregullave”.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Britanisë. Por, eksportet britanike drejt kontinentit kanë rënë për 21 për qind që nga Brexit-i, ndërsa importet kanë rënë në 7%.

Pas një mungese të gjatë, Britania do të mund të shesë sërish hamburgerë, fruta deti, salsiçe dhe produkte të tjera në BE, tha Starmer. Po ashtu, britanikët do të mund të udhëtojnë më lehtë me kafshët e tyre shtëpiake.

Në këmbim, Britania është zotuar për përafrim dinamik – me mundësi përshtatjeje në kohë – me rregullat sanitare dhe fitosanitare të BE-së, me disa përjashtime të mundshme. Në rast mosmarrëveshjeje, do të krijohet një mekanizëm i pavarur për zgjidhjen e çështjeve, por Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të mbetet autoriteti përfundimtar.

Masat e tjera ekonomike për të cilat u arrit pajtueshmëri përfshijnë “bashkëpunim më të ngushtë” për kuotat e emetimeve, duke lejuar kompanitë britanike të shmangin taksën kufitare të BE-së për karbonin. Sipas Qeverisë britanike, këto masa pritet t’i shtojnë ekonomisë britanike “afërsisht 10.7 miliardë euro deri në vitin 2040”.

Peshkimi

Peshkimi ishte çështja veçanërisht e rëndësishme për Francën, e cila e vendosi atë si parakusht për çdo marrëveshje më të gjerë mes Londrës dhe Brukselit. Britania ka rënë dakord ta zgjasë deri në qershor të vitit 2038 një marrëveshje ekzistuese që lejon anijet evropiane të peshkojnë në ujërat britanike dhe anasjelltas. Marrëveshja e tanishme pritej të përfundonte në vitin 2026.

Zgjatja e marrëveshjes do të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për ekuipazhet e peshkimit, pa rritur sasinë e peshkut që anijet e BE-së mund të zënë në ujërat britanike, sipas Qeverisë britanike. Në Skoci, kritikat ishin të menjëhershme. Sektori i peshkimit “duket se është braktisur” nga Londra, tha kryeministri i Skocisë, John Swinney, ndërsa Federata e Peshkatarëve Skocezë e përshkroi marrëveshjen si “film horror”.

Ministrja franceze Agnes Pannier-Runacher, e cila mbikëqyr sektorin e peshkimit, e mirëpriti marrëveshjen duke thënë se ajo “do të sigurojë vizibilitet ekonomik dhe politik për peshkimin francez”.

Lëvizja e të rinjve

Brukseli kishte shtyrë për një marrëveshje për lëvizjen e të rinjve, e cila do t’ua mundësojë të rinjve evropianë të studiojnë dhe punojnë përkohësisht në Britani, dhe anasjelltas. Por, Londra mbetet e kujdesshme ndaj çdo marrëveshjeje që ngjan me lëvizjen e lirë dhe që mund t’i rrisë shifrat e emigracionit. Asnjë marrëveshje e qartë nuk u arrit të hënën dhe teksti i marrëveshjes nuk e përmend fjalën “lëvizje”.

Pra, palët shprehën thjesht gatishmërinë për të “punuar për një program të baraspeshuar” që do t’u mundësojë të rinjve të punojnë, studiojnë, bëjnë vullnetarizëm apo të udhëtojnë në Britani dhe BE për një periudhë të kufizuar kohore. Kushtet e programit nuk janë përcaktuar ende.

Londra dhe Brukseli gjithashtu biseduan për mundësinë që Britania t’i ribashkohet programit për shkëmbime studentore, Erasmus+. Numri i studentëve të BE-së në Britani është përgjysmuar që nga Brexit-i, duke rënë nga rreth 148.000 më 2019-2020 në 75.500 më 2023-2024.

Kalimet kufitare

Për t’i lehtësuar kalimet kufitare, të dyja palët u zotuan të “vazhdojnë diskutimet” në mënyrë që shtetasit britanikë të mund të përdorin më shumë “eGates” – portat automatike për kontrollin e pasaportave.

Kjo duhet t’i ndihmojë pushuesit britanikë t’i shmangin “radhët e tmerrshme” në aeroportet e BE-së, sipas Qeverisë britanike.

/REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.