AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

by SHT Media
13/03/2026
in Botë
6
0
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë Donald Trump në ditët në vijim në lidhje me Iranin. Ka disa indikacione që ai po kërkon një mundësi për të dalë nga lufta, ndërsa gjithashtu ka shenja kontradiktore.

Presidenti deklaroi të martën se lufta do të përfundojë «shumë shpejt», por gjithashtu tha se mund të jetë e vërtetë ajo që ka thënë Pete Hegseth, se lufta është vetëm «në fillim». Mbrëmjen e djeshme ai shtoi se lufta po shkon «shumë mirë» dhe se «po bëjmë shumë mirë, duke shtuar se “Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë”. Por edhe kostoja e konfliktit po rritet.

Disa zyrtarë të Pentagonit thanë të martën në Senat se lufta ka kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollarë në gjashtë ditët e para. Senatori demokrat Chris Coons nga Delaware beson se shifra do të jetë edhe më e lartë, nëse përfshihen edhe «kostot për zëvendësimin e armëve të përdorura, që tashmë kalojnë mbi 10 miliardë dollarë».

Në një vizitë në Ohio dhe Kentucky të mërkurën, presidenti foli shpesh me gazetarët për të siguruar se ndikimi i luftës në ekonomi, për të cilën amerikanët kishin shprehur shqetësime edhe para nisjes së konfliktit, nuk do ishte shumë i lartë. Sekretari i Energjisë, Chris Wright, tha për CNN: «Nuk ka mungesa ose një treg të ngushtë të naftës në hemisferën perëndimore. Problemi është në Azi». Ai shtoi se administrata ka përqendruar përpjekjet e saj në «zgjidhje pragmatike për të kaluar disa javë të mungesës së energjisë».

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi gjithashtu se ishte autorizuar blerja e naftës ruse, një masë e përkohshme. Shtëpia e Bardhë po shqyrton gjithashtu mundësinë e një përjashtimi të përkohshëm nga një ligj për transportin detar, i njohur si “Jones Act”, për të mundësuar që dërgesat e energjisë dhe produkteve bujqësore të qarkullojnë shpejt midis porteve amerikane.

Përjashtimi nga ky ligj do të lejonte anijet e huaja të transportonin karburant midis porteve amerikane, duke ulur mundësisht kostot e transportit dhe përshpejtuar dorëzimet.

«Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne bëjmë shumë para», deklaroi Trump në Truth Social. «Por, edhe më i rëndësishëm dhe i interesuar për mua si president është të parandaloj që Perandoria e Keqe, Irani, të ketë armë bërthamore dhe të shkatërrojë Lindjen e Mesme dhe botën. Kjo nuk do të ndodhë kurrë!».

Çmimi i naftës është rritur me 8%, duke arritur pothuajse 100 dollarë për fuçi. Kur u pyet nëse mund të arrinte deri në 200 dollarë, Wright u përgjigj se kjo është «e pamundur». Por problemi nuk është vetëm nafta: shtetet e Gjirit Persik kanë investuar në sektorë si qendrat e të dhënave dhe fonderitë e aluminit, të cilat janë vulnerabël ndaj sulmeve me raketa dhe dronë iranianë.

Eksportet e heliumit, jetike për prodhimin e mikroçipave në Korenë e Jugut, janë bllokuar. Gjiri Persik është gjithashtu një qendër e rëndësishme për prodhimin e plehrave dhe fermerët amerikanë frikësohen për një rritje të çmimeve.

New York Times supozon se Trump mund të bëjë prapa, sikurse ka bërë me tarifat, pra mund të tërhiqet dhe të kërkojë të dalë nga lufta me Iranin, pa një fitore të dukshme. Podkasteri i njohur Joe Rogan, që ka mbështetur Trump në 2024, tha në shfaqjen e tij të martën se lufta me Iranin është «një çmenduri» dhe se amerikanët ndihen «të tradhtuar» nga presidenti. «Ai premtoi gjatë fushatës ‘asnjë luftë nuk do ketë: duhet t’i japim fund këtyre luftërave të padobishme’. Dhe tani po e bëjmë një luftë dhe nuk mundemi as ta definojmë qartë se përse po e bëjmë atë».

Nëse Irani detyron Shtetet e Bashkuara të përfundojnë luftën para se të shqyrtohet çështja e hapjes së ngushticës së Hormuzit (dhe të ndalojë regjimin që ta përdorë atë për të ndikuar në tregtinë globale), kjo do të përbënte një humbje për Trump dhe për fuqinë dhe prestigjin e Amerikës. Megjithatë, nëse Trump arrin të vendosë një qeveri pragmatike në Teheran, kjo mund të përbënte një fitore për të.

Sipas analistit Walter Russell Mead, skenari më i mundshëm është një zgjidhje e mesme, ku Shtetet e Bashkuara «çlirojnë në masë Gjirin Persik, por regjimi aktual i Iranit mbijeton», dhe në këtë rast operacioni «Furia Epike» mund të mbahet mend si «Nëna e të gjitha pastrimeve», që nuk zgjidh asgjë thelbësore, por ruan balancën e fuqisë në një pjesë jetike të botës.

Washington Examiner raporton se Trump i tha gazetës se nuk di nëse lufta me Iranin do ta ndihmojë për të fituar Çmimin Nobel për Paqen. «Nuk e di. Nuk më intereson. Nuk flas për Çmimin Nobel për Paqen», tha ai.

Nga Viviana Mazza, Corriera Della Sera

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat në Paris/ Një demonstrues humb jetën, arrestohen 855 persona

18/10/2026

Presidenti Begaj takohet me krerët e komuniteteve fetare

18/10/2026

Selanik/ 47-vjeçarja denoncon partnerin shqiptar për dhunë dhe përdhunim

18/10/2026

Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri

18/10/2026

Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut

18/10/2026

“Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

18/10/2026

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO)

18/10/2026

78 protestuesit e arrestuar para gjykatës, zbardhen emrat e tyre

18/10/2026

Mbrëmë iu vu zjarr rendit kushtetues!

18/10/2026

Rama: Kjo rini është peng i grupit të zjarrit, pas dhunës fshihen duar të huaja

18/10/2026

Kaos në Milano, të rinjtë përplasen me policinë në Piazza Duomo: Gurë, bomba artizanale dhe gaz lotsjellës

18/10/2026

Pamje nga shkatërrimet pas protestës, Gjykata e Lartë e shkrumbuar, dëme edhe në banka e biznese

18/10/2026

Rama fton studentët në dialog: Kush dëshiron të më takojë, jam gati në Kryeministri apo fakultet

18/10/2026

Rama zbulon pse policia përdori plumbat e gomës: Efektivit iu ça nofulla

18/10/2026

Tensionet në protestë, Macron paralajmëron protestuesit: Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat në Paris/ Një demonstrues humb jetën, arrestohen 855 persona
  • Presidenti Begaj takohet me krerët e komuniteteve fetare

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.