AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

by SHT Media
14/03/2026
in Botë
6
0
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia ka blerë raketa supersonike kineze CM-400, të cilat sipas ekspertëve përfaqësojnë një hap të madh përpara në kapacitetet e saj ushtarake. Raketa CM-400 është një armë balistike e lëshuar nga ajri, me variante kundër anijeve dhe objektivave tokësore, prodhuar nga Korporata Kineze e Shkencës dhe Industrisë Hapësinore (CASIC).

Raketat CM-400 AKG, versionin që e bleu Serbia, kanë një rreze veprimi rreth 250 kilometra ((pasi versioni CM-400 ka rreze veprimi deri në 400 kilometra) dhe kanë pesë herë shpejtësi më të madhe se shpejtësia e zërit. Kjo i bën ato shumë të vështira për t’u rrëzuar nga sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore. Sipas ekspertëve, ato mund të përdoren si mjet për të penguar një sulm të mundshëm.

Këto raketa për herë të parë u zbuluan në vitin 2012. Ndërsa u përdorën për herë të parë nga Pakistani në luftën kundër Indisë në vitin 2025.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq konfirmoi blerjen e këtyre raketave vetëm pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi fotografi të aeroplanëve luftarakë MiG-29 në fluturim, me një “ngarkesë të re” disa ditë më parë. Një aeroplan u tha se bartte raketa kineze me shenjën CM-400 AKG. Siç thonë ekspertët, fotografitë pranë aeroportit ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, u bënë nga një “entuziast anonim” dhe u postuan në forum. Këta entuziastë, siç quhen në qarqet ushtarake, janë burime të shpeshta informacioni rreth asaj që zotërojnë ushtritë në të gjithë botën.

Vuçiqi më pas deklaroi se raketat tashmë janë integruar me aeroplanët luftarakë rusë MiG-29 të ushtrisë serbe.

Ekspertët parashikojnë se Serbia nuk ka kapacitet të sulmojë ndonjë vend të madh dhe çdo përdorim i këtyre armëve do të ndodhte vetëm në një skenar shumë ekstrem, për shkak të rrethimit nga vendet anëtare të NATO-s. Megjithatë, me këto raketa, siç thonë ata, Serbia riformëson fuqinë ajrore në rajon.

Cilat vende të tjera i kanë këto raketa balistike kineze?

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), deri tash vetëm Pakistanit i janë shitur raketat CM-400 AKG. Serbia bëhet vendi i tretë pas Kinës e Pakistanit me këto raketa.

Reagimet e para erdhën nga Kroacia. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka thënë se i ka shkruar menjëherë sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Plenkoviqi u shpreh se këso lloj raketa nuk janë parë në Evropë.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka thënë se shpreson që raketat “të mbeten në depo, aty ku e kanë vendin”.

E Vuçiqi iu kundërpërgjigj duke thënë se Zagrebi nuk mund ta vendosë se çfarë do të ketë Serbia.

“Serbia po përgatitet të sulmohej nga aleanca e formuar nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”, ka thënë Vuçiqi në Radiotelevizionin serb gjatë ditës së djeshme.

Për armët e reja të ushtrisë serbe ka folur edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci. Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, Maqedonci u shpreh se blerja e armëve kineze tregon tendenca hegjemoniste të Serbisë ndaj vendeve fqinje./koha.net

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut

18/10/2026

“Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

18/10/2026

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO)

18/10/2026

78 protestuesit e arrestuar para gjykatës, zbardhen emrat e tyre

18/10/2026

Mbrëmë iu vu zjarr rendit kushtetues!

18/10/2026

Rama: Kjo rini është peng i grupit të zjarrit, pas dhunës fshihen duar të huaja

18/10/2026

Kaos në Milano, të rinjtë përplasen me policinë në Piazza Duomo: Gurë, bomba artizanale dhe gaz lotsjellës

18/10/2026

Pamje nga shkatërrimet pas protestës, Gjykata e Lartë e shkrumbuar, dëme edhe në banka e biznese

18/10/2026

Rama fton studentët në dialog: Kush dëshiron të më takojë, jam gati në Kryeministri apo fakultet

18/10/2026

Rama zbulon pse policia përdori plumbat e gomës: Efektivit iu ça nofulla

18/10/2026

Tensionet në protestë, Macron paralajmëron protestuesit: Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë

18/10/2026

Rama: 200-300 protestues të maskuar janë paguar për dhunë, gurët ndaj policisë janë armë vdekjeprurëse

18/10/2026

Protestat/ Rama: U neutralizua një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë

18/10/2026

Rama reagon për protestat: Nuk kam ikur, po përpiqem të shmang kurthin e dhunës që kërkon gjak

18/10/2026

Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut
  • “Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.