• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

01/11/2025
in Botë
Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues?

Kush kë do të mbështesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundësi që mbështetja e mundshme ndërmjet partive të ndryshme të përcaktojë se kush do të bëhet kryetar komune në një komunë të caktuar – është pyetja kryesore në prag të 2 nëntorit, ditës kur 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e tyre.

Në rundin parë të zgjedhjeve më 19 tetor, të gjitha komunat zgjodhën përbërje të re të këshillave, ndërsa kryetarë komunash u zgjodhën në 44 prej tyre. Por, në komunat që gjatë fushatës u vlerësuan si më garë më të ngushtë dhe që ngjallën interes më të madh te publiku, votuesit do të vendosin më 2 nëntor.

Qendra dhe Karposhi në Shkup, por edhe Kërçova, Tetova, Struga dhe Koçani, janë ndër komunat që analistët politikë i përmendin si interesante për t’u ndjekur, dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk hynë në balotazh mund të jenë vendimtarë për fitore ose për përmbysje.

Sa i dëgjojnë anëtarët partitë për kë të votojnë?

Analisti dhe kryetari i Institutit BIRS, Xhelal Neziri, mendon se është e vështirë për partitë të kontrollojnë votuesit dhe t’i ridrejtojnë për kë të votojnë. Sipas tij, është dëshmuar se kjo nuk funksionon as në rundin e parë në komunat ku ka pasur marrëveshje partiake publike apo të fshehta për bashkëpunim, prandaj vlerëson se do të jetë edhe më e vështirë ta arrijnë këtë në balotazh.

“Në rundin e parë ishte shumë më e lehtë të orientoheshin votat drejt kandidatëve të partive të tjera, sepse votohej edhe për përbërjen e këshillave, pra për vetë partitë. Në rundin e dytë votohet vetëm për kandidatët për kryetar komune, kështu që do të jetë shumë e vështirë të bindësh votuesit të dalin dhe të votojnë verbërisht për një kandidat që nuk është i tyre”, thotë Neziri për Radio Evropa e Lirë (REL).

Megjithatë, ka disa kategori votuesish, ashtu siç ka dallime midis partive – disa i kontrollojnë më shumë, disa më pak, anëtarët e tyre, mendon analisti politik Petar Arsovski.

“Kjo varet nga baza e partisë. Ka mbështetës partiakë që do të votojnë për kandidatin e partisë – këta janë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me strukturat partiake lokale. Por, ka edhe simpatizantë që zakonisht votojnë për një parti të caktuar. Kur nuk votojnë për atë parti, qëndrojnë në shtëpi, dhe është e vështirë që ata të kalojnë nga një kandidat te tjetri”, shpjegon Arsovski për REL.

Ai shton se “vetë struktura e partive” ka rol, sepse tradicionalisht partitë e djathta dhe mbështetësit e tyre janë më të disiplinuar sesa ato të majtat.

Kërçova dhe Tetova – a do të bashkëpunojnë VMRO-DPMNE dhe VLEN kundër AKI?

Tetova dhe Kërçova janë qytetet që Arsovski i përmend si vende ku, pa koalicion ndërmjet partive, zgjedhja e kryetarit të komunës do të jetë e vështirë.

Në Tetovë, do të përballen kandidatët e dy blloqeve shqiptare – Bilall Kasami nga koalicioni qeverisës VLEN, dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Dallimi në rundin e parë ishte më pak se 4.000 vota në favor të Kasamit. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kishin kandidatët e tyre. E Majta (Levica) kishte dhe fitoi rreth 3.300 vota. Socialdemokratët deri tani nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërin, ndërsa VMRO-DPMNE edhe në rundin e parë bëri thirrje të votohej për Kasamin, i cili është partner i tyre në nivel qendror.

Megjithatë, deklaratat ndërmjet dy rundeve nga përfaqësues të VLEN-it, përfshirë edhe vetë Kasamin, për zgjedhjet në Kërçovë, kanë lëkundur marrëveshjet e koalicionit brenda strukturës qeverisëse.

Në Kërçovë, qytetarët do të zgjedhin midis kryetarit të tanishëm nga BDI-ja, Fatmir Dehari, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski.

Kasami, i cili në një intervistë për mediat shqiptare aludoi për një mbështetje të mundshme ndaj Deharit, më pas u tërhoq, duke thënë se deklarata ishte keqinterpretuar dhe se ishte bërë në një moment kur kundërshtari politik po përpiqej të luante me kartën etnike.

Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, i cili pas rundit të parë kishte rreth 6.000 vota më shumë se Dehari, në një fjalim publik falënderoi votuesit e opozitës LSDM dhe E Majta, ndonëse partitë, të paktën publikisht, nuk bënë thirrje për ta mbështetur.

Karposhi dhe Qendra – më të pasigurtat në Shkup

Përveç këtyre, një garë interesante pritet edhe në disa komuna të Shkupit.

Në Karposh do të përballen kryetari i tanishëm nga GROM, Stevço Jakimovski, dhe Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE, i cili në rundin e parë kishte epërsi të ngushtë prej rreth 1.500 votash.

Kandidatët që u eliminuan deri tani nuk kanë dhënë publikisht mbështetje për asnjërin. Por, shifrat tregojnë se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kandidatja e LSDM-së mori 3.800 vota, kandidati i partisë E Majta rreth 2.800, ndërsa kandidatja e pavarur Nevena Gjorgievska rreth 2.600 vota.

Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM hyri në rundin e dytë me një epërsi prej rreth 2.800 votash ndaj Miroslav Labudoviq nga ZNAM. VMRO-DPMNE nuk kishte kandidat të vetin, por e mbështeti Labudoviqin.

E Majta ende nuk është shprehur, ndërsa nga Të Pavarurit e Bashkuar, kandidatja e të cilëve Biljana Ivanovska mori rreth 4.400 vota (20%), thanë se nuk do të bëjnë thirrje për askënd, sepse “çdo votues është i vetëdijshëm, përgjegjës dhe ka të drejtë të vendosë vetë”.

“Mbështetja nga ata që u eliminuan në rundin e parë është e rëndësishme në të dy komunat, por më e rëndësishme në Karposh. Në Qendër, votuesit e Ivanovskës nuk janë të lidhur me ndonjë parti, dhe diferenca midis Gerasimovskit dhe Labudoviqit është më e madhe – nuk është e ngushtë si në Karposh. Kështu që, në Qendër matematika është e dobët, ndërsa në Karposh mund të bëjë diferencë”, shpjegon Arsovski.

Edhe Qyteti i Shkupit do të zgjedhë kryetarin më 2 nëntor – shkupjanët do të votojnë midis Orce Gjorgievskit (VMRO-DPMNE) dhe Amar Mecinoviqit (E Majta). Gjorgievski hyri në rundin e dytë me mbi 60.000 vota epërsi, por E Majta dhe kandidati i saj bëjnë thirrje për “veprim kolektiv” dhe besojnë në një përmbysje.

Kush e fiton Koçanin?

Tragjedia në Koçan, ku në mars në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, e ktheu vëmendjen e publikut drejt këtij qyteti gjatë zgjedhjeve lokale.

Në balotazh, qytetarët e Koçanit do të zgjedhin midis Venko Krstevskit, ushtrues detyre dhe kandidat i pavarur, dhe Vllatko Grozdanovit nga VMRO-DPMNE. Më 19 tetor, Grozdanovi fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski.

LSDM, kandidati i së cilës Igor Hristov ishte në vendin e tretë me 2.400 vota, deri tani nuk ka dalë me qëndrim publik për mbështetje.

Aleancat kalimtare, jo të përhershme

Cilado qoftë kombinimi dhe mbështetja ndërpartiake për balotazh, analisti Arsovski thekson se “koalicionet kalimtare” nuk duhet të shihen si përcaktim i qëndrueshëm politik.

“Këto janë marrëveshje që bëhen për një komunë të caktuar, për një kandidat konkret dhe zgjasin aq sa zgjasin zgjedhjet lokale”, thekson Arsovski.

Nga 44 komunat në balotazh, më shumë përballje do të ketë midis VMRO-DPMNE dhe LSDM – në 16 sosh.

Koalicionet brenda bllokut shqiptar, AKI dhe VLEN, do të përballen në tri komuna. Në komunat e tjera, këto parti dhe koalicione do të garojnë me ndonjë parti tjetër ose me kandidatë të pavarur.

Në katër komuna – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, zgjedhjet për kryetar komune u anuluan dhe do të shpallen të reja, sepse nuk u arrit cenzusi i pjesëmarrjes së të paktën një të tretës së votuesve të regjistruar në listën zgjedhore./REL

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!