AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

by SHT Media
27/11/2025
in Botë
6
0
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas autoriteteve amerikane, një afgan hapi zjarr ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në qendër të Uashingtonit të mërkurën pasdite (ora lokale), duke i plagosur rëndë. Të shtënat ndodhën vetëm dy blloqe godinash në veriperëndim të Shtëpisë së Bardhë, pranë vendit të njohur Farragut Square. Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, foli për një “sulm të synuar” në një konferencë për shtyp. Një nga gardistët arriti të hapë zjarr. Edhe autori i dyshuar është qëlluar, dhe trajtohet në sptal.

Dy personat e qëlluar janë anëtarë të Gardës Kombëtare nga shteti i Virxhinias Perëndimore, pjesë e trupave të vendosur në kryeqytet me urdhër të Presidentit Donald Trump. Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje të mëtejshme rreth identitetit të tyre. FBI-ja dhe kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, D.C., deklaruan se rojet e Gardës Kombëtare janë në gjendje kritike për jetën.

Trump: “Akt i së keqes”
Policia njoftoi se bëhet fjalë për një autor të vetëm. I dyshuari është një shtetas afgan që ka hyrë në SHBA në vitin 2021, deklaroi Presidenti Trump në një fjalim drejtuar kombit. Trump e quajti atë një akt terrorizmi. “Ky sulm i neveritshëm ishte një akt i së keqes, një akt urrejtjeje dhe një akt terrori.” Trump nuk dha detaje më specifike rreth motivit të mundshëm. Sipas NBC dhe Reuters, FBI po e heton sulmin si një akt të mundshëm terrorizmi.

Në fjalimin e tij, Trump e quajti Afganistanin një “vrimë ferri në tokë” dhe pretendoi se miliona njerëz nga e gjithë bota kishin hyrë në SHBA pa kontroll nën paraardhësin e tij demokrat, Joe Biden. Ai njoftoi se do të rikontrollohen të gjithë individët që hynë nga Afganistani gjatë presidencës së Bidenit. Ai deklaroi gjithashtu se do të “ndërmerrte të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që të dëbohen të gjithë shtetasit e huaj nga të gjitha vendet që nuk duhet të jenë këtu ose që nuk sjellin ndonjë përfitim për vendin tonë”.

Edhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, u shpreh se afgani kishte hyrë në SHBA pa kryer verifikimet e nevojshme të së kaluarës. As Trump dhe as Noem nuk dhanë ndonjë provë se nuk ishte kryer verifikimi i zakonshëm para hyrjes. Edhe gjatë evakuimit pjesërisht kaotik të afganëve nga Kabuli nga ushtria amerikane në vitin 2021, afganët nuk u sollën direkt në SHBA. Ata u transportuan me aeroplan, ndër të tjera, në një bazë amerikane në Katar, ku u kryen kontrollet fillestare të sigurisë./DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI
  • “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.