AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

by SHT Media
14/11/2025
in Botë
6
0
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me perspektivën e një votimi politikisht të dëmshëm në Kongres për publikimin e dosjeve të Jeffery Epstein, pasi përpjekjet për të bindur dy kongresiste të tërhiqen nga mbështetja për votimin duket se kanë dështuar.

Lauren Boebert, përfaqësuese republikane nga Colorado dhe Nancy Mace nga Karolina e Jugut, refuzuan të hiqnin emrat e tyre nga një peticion për të detyruar një votim, duke lënë Trump të ekspozuar ndaj një çështjeje që mund të ndajë bazën e tij politike. Sipas raportimeve, Boebert qëndroi e vendosur për mbështetjen e peticionit edhe pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump dhe këshilltarë të tij, përfshirë Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi dhe drejtorin e FBI-së, Kash Patel, u përpoqën ta bindnin të tërhiqej.

Takimi u zhvillua disa orë pas publikimit nga komiteti i mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve i një grupi emailsh që sugjeronin se Trump mund të ketë ditur më shumë për aktivitetet e trafikimit seksual të Epstein ndaj të miturve sesa kishte pranuar më parë. Në një email, Epstein shkruante se Trump, ish-miku i tij i ngushtë, “dinte për vajzat”.

Nancy Mace, e cila kandidon për guvernatore të Karolinës së Jugut, i shkroi më pas Trump një letër duke i treguar historinë e saj të abuzimit dhe përdhunimit, duke shpjeguar se nuk mund të ndryshonte mendjen për peticionin. Ajo e përshkroi peticionin si “thellësisht personal”.

Dy përfaqësues të tjerë republikanë, Marjorie Taylor Greene nga Georgia dhe Thomas Massie nga Kentucky, gjithashtu kanë nënshkruar peticionin. Me betimin e anëtares demokrate Adelita Grijalva, u arrit numri i nevojshëm prej 218 votash për të mundësuar një votim në Dhomën e Përfaqësuesve, mbi dy muaj pas fitimit të zgjedhjes speciale në Arizona.

Demokratët akuzojnë kreun e Dhomës, Mike Johnson, për vonesë të qëllimshme në marrjen e betimit të Grijalva, në përpjekje për të penguar peticionin. Trump ka lobuar pas skenave për të ndaluar që votimi të arrijë në sallën e Dhomës.

Kongresisti demokrat Ro Khanna parashikon se 40 deri 50 republikanë mund të votojnë për publikimin e dokumenteve, duke u bashkuar me demokratët. Megjithatë, ligji do të duhet të kalojë edhe në Senat, ku pritet të ketë pak shanse për miratim. Trump mund të vërë veto edhe nëse ligji kalon të dyja dhomat.

Megjithatë, vetë perspektiva e një votimi në favor nga Dhomë e kontrolluar nga republikanët mund të shkaktojë probleme serioze politike për Trump, pasi mund të rrisë presionin nga baza e tij për publikimin e dokumenteve dhe të minojë mbështetjen ndaj tij.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ka cilësuar publikimin e emaileve si “një fushatë shpërqendrimi nga demokratët dhe mediat liberale”. Ky zhvillim vjen njëkohësisht me firmosjen nga Trump të paketës buxhetore që mbylli zyrtarisht 43-ditëshin e ndërprerjes së shërbimeve federale, më i gjatë në historinë e SHBA-ve, si dhe pas sinjalizimeve nga Gjykata Supreme për të goditur politikën e tij të tarifave.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

29/10/2026

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

29/10/2026

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

29/10/2026

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

29/10/2026

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

29/10/2026

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

29/10/2026

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

29/10/2026

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

29/10/2026

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

29/10/2026

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

29/10/2026

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

29/10/2026

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

29/10/2026

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

29/10/2026

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

29/10/2026

Sfida e pritshmërive

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit
  • “Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.