“Do të marrim pjesë në Këshillin e Mandateve”, kështu deklaroi këtë të enjte, 18 dhjetor, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, sa i takon çështjes së Belinda Ballukut.
Njoftoi se Partia Demokratike është e vendosur për një seancë të jashtëzakonshme me Ballukun.
Pas kërkesës për autorizim të heqjes së imunitetit të zv.kryeministres në Kuvend nga ana e SPAK, është vendosur që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit ta shqyrtojë atë më 19 dhjetor.
Sipas rregullave, Balluku ka të drejtë të japë shpjegime, të përfaqësohet nga avokati dhe të ushtrojë të plotë të drejtën e mbrojtjes gjatë mbledhjes.

