AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Britania e Madhe i shet 20 avionë luftarakë Turqisë, Starmer: Fitore për sigurinë e NATO-s

by SHT Media
28/10/2025
in Botë
6
0
Britania e Madhe i shet 20 avionë luftarakë Turqisë, Starmer: Fitore për sigurinë e NATO-s
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes ku Turqia ka blerë 20 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon.

Ai e ka cilësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje si “një fitore për sigurinë e NATO-s”.

“Kjo marrëveshje historike me Turqinë është një fitore për britanikët, një fitore për industrinë tonë të mbrojtjes dhe një fitore për sigurinë e NATO-s”, tha Starmer, sipas deklaratës së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas tij, marrëveshja do të thellojë dhe forcojë sigurinë e NATO-s, duke rritur gjithashtu bashkëpunimin dypalësh në industrinë e mbrojtjes.

“Në të dy skajet e Evropës, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia janë jetësore për t’u përballur me sfidat e kohës sonë, dhe kjo do t’u lejojë forcave tona të armatosura të punojnë edhe më ngushtë së bashku ndërsa parandalojmë kërcënimet dhe mbrojmë interesat tona kombëtare”, shtoi Starmer në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sekretari i Mbrojtjes John Healey, i cili shoqëroi Starmer në Ankara, tha se “Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe porta e Detit të Zi”.

“Duke i pajisur ata me avionë luftarakë Typhoon të nivelit të lartë, kjo marrëveshje do të forcojë mbrojtjen e NATO-s dhe do të na ndihmojë të gjithëve të jemi më të sigurt”, ka shtuar ai.

Starmer tha se me një marrëveshje të re dhe moderne të tregtisë së lirë, ata do të jenë në gjendje të veprojnë së bashku për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe për migracionin, energjinë dhe shumë çështje të tjera.

Mbretëria e Bashkuar e sheh Turqinë si një vend me rëndësi ekonomike dhe strategjike në rritje.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

01/11/2026

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

01/11/2026

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

01/11/2026

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

01/11/2026

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

01/11/2026

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

01/11/2026

Si po sulmohet Balluku nga mediat afër Veliajt gjatë tre ditëve të fundit

01/11/2026

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

01/11/2026

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

01/11/2026

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

01/11/2026

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

01/11/2026

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

01/11/2026

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

01/11/2026

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

01/11/2026

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!
  • Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.