AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

by SHT Media
05/05/2026
in Kronikë
6
0
Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njoftoi më 27 prill, arrestimin në Brazil të 39-vjeçarit Ervin Mata, i njohur si ‘Boli i Kokainës’, i shpallur në kërkim nga SPAK për koordinimin e anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, ku bënte pjesë edhe vetë, për trafikimin e 240 kg kokaine në shtator të vitit 2020. Sipas Policisë, Mata fshihej në Brazil duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. Ai u kap në qytetin Ilha Bela, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Para se të njihej për përplasjen me Ervis Martinajn, trafikun e drogës, kontaktet me Sule Çelën dhe një konflikt me Rrajat, Ervin Mata njihej vetëm si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Madje sipas SPAK, Ervin Mata përdorte llogaritë bankare të këngëtares Elvana Gjata, për të transferuar dhe qarkulluar paratë e trafiqeve.

Në kohën kur Ervin Mata u arrestuar në Brazil, Elvana Gjata ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me Flori Mumajesin, me titull ‘Bashkimi’. Nuk dihet nëse kënga është një mesazh nga këngëtarja se e ka lënë pas historinë e dashurisë me Ervin Matën, por Elvana ka publikuar javët e fundit edhe disa këngë të tjera, me klipe të thjeshte.

Nuk ka më klipe që kanë një kosto si filma, kur ishte e lidhur me Ervin Matën, me trena, helikopterë, aeroplanë, jahte etj., që këngëtaret e tjera i kanë parë vetëm në ëndërr. Tani Elvana është rikthyer duke kënguar me Flori Mumajesin, madje këngon edhe në shtëpi duke gatuar.

Ndërkaq, këngëtarja nuk e ka fshehur luksin gjatë lidhjes me bosin e kokainës, Ervin Mata. Ajo ka lënë kudo prova për SPAK-un. Përpos të tjerave, Prapaskena ka zbuluar se Elvana Gjata posedon edhe një makinë ‘Porsche’, të blerë pas lidhjes me Ervin Matën.

Bëhet fjalë për një Porsche Macan s 95b, me ngjyrë të zezë. Makina kushton rreth 100 mijë euro.

Por, kjo makinë duket tejet modeste në raport me jetën e luksit të këngëtares pas lidhjes me bosin e kokainës.

Elvana Gjata posedon një shtëpi në Tiranë me vlerë qindra mijëra euro, e dyshuar si dhuratë nga Ervin Mata, por që këngëtarja nuk e ka në emrin e saj. Shtëpinë e ka kaluar në emër të një të afërmi.

Prapaskena mëson se në verën e vitit 2017 pushimet e Elvana Gjatës për 1 javë në Mykonos kanë kushtur 1 milionë euro, para me burim trafikun e kokainës.

Elvana u shfaq në një drekë me Emina Çunmulaj në Nammos të Mykonos, destinacioni që njihet për festat e shfrenuara, ku porosia e një tavoline VIP kap shifrën 10 mijë euro.

Mësohet se dy vajzat janë argëtuar pa limit në party-n e drekës, ku nuk kanë hezituar të lagen me shampanjë pasi në atë vend është traditë gara e pushuesve se kush hap më shumë shampanjë.

Më pas Elvana postoi foto nga një avion çarter.

Këngëtarja, për 30- vjetor, festoi në mënyrë përrallore, por ishte koha kur e mbante “top sekret” fytyrën e Ervin Matës. Ky i fundit besohet se ka shpenzuar disa milionë euro për ditëlindjen e saj.

Ndërkaq, në verën e vitit 2018, Elvana Gjata shpërndau disa video në rrjetin social “Instagram”, në Story, ku shihet se ka fluturuar me një helikopter privat në juglindje të Francës.

Elvana dhe i ish dashuri i saj Ervin Mata janë parë bashkë në shoqërinë e Almeda Abazit dhe ish bashkëshortit turk Tolgahan, Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, si dhe nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit.

Aventura e pasanikëve me para droge ka nisur nga udhëtimi në tokë me “Ferrari”, e deri në fluturimet spektakolare në ajër me helikopter privat.

Pushimet e tyre kanë filluar duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës.

Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel.

Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.

Këngëtarja është shfaqur edhe duke shijuar një xhiro, jo në ajër, por me “Lambon” superluksoze.

Pak ditë më pas ishte miku i ngushtë Elvanës, Valdrin Sahiti, i cili publikoi në “Instagram” një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

Pas mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, Elvana Gjata u njoh me Ervin Matën, besohet që nga viti 2016. Në vitin 2017, pas lidhjes me Matën, Elvana Gjata hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.

Elvana Gjata hoqi dorë edhe nga biznesi i saj i fustaneve të eventeve, blerë me para të pista, ndërsa nisi karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që sa i takon rikthimit në muzikë, për 31-vjetor Elvana organizoi një koncert recital në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako.

Në atë koncert u përfol se Elvana Gjata do të prezantonte miqtë me njeriun e zemrës, Ervin Matën, pasi dëshmi e lidhjes së saj serioze ishin vjehrra dhe vjehrri i ardhshëm (Luan Mata që pastron në ndërtim paratë e kokainës) të cilët ishin spektatorët e privilegjuar të artistes, për të ndjekur nga afër perfomancën e nuses së djalit trafikant.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit reagon përsëri: Mos digjni e shkatërroni, është krim! Ja çfarë rrezikoni

14/10/2026

Protesta/ Opozita braktis Komisionet, PD dënon dhunën e Policisë, PS i rikujton “21 janarin”!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Balla akuzon kreun e opozitës: Berisha i vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit!

14/10/2026

Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

14/10/2026

Kritiku i shefit të Kremlinit: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit, Putini po pret dimrin për të dobësuar ukrainasit

14/10/2026

Vendimi/ Tani është zyrtare, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!

14/10/2026

FOTO/ Nga protesta te sulmi ndaj bizneseve, persona të maskuar godasin bankën e nivelit të dytë dhe i vënë zjarrin! Rrezikohen edhe godinat e tjera pranë

14/10/2026

“Deputetët e PD nxitës të dhunës!”- Klosi reagon për protestën: Nuk kthehemi në të shkuarën, për hir të paaftësisë së tyre! Kërkojnë destabilitet

14/10/2026

Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

14/10/2026

“Nuk janë studentë”- Analisti Meçe: Personat me maska janë pjesëtarë të grupit paramilitar të PD! me përfshirjen e Berishës…

14/10/2026

Pas Edi Palokës, protestuesit largojnë edhe Belind Këlliçin e Eno Bozdon!

14/10/2026

Ministrisë së Arsimit iu vu zjarri, kryepolici Hita zbret në terren pas përshkallëzimit dhe tensioneve në protestë!

14/10/2026

Protesta përshkallëzohet edhe në vandalizma, nën thirrjet “digje, digje” i vihet zjarri Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë hipin mbi muret e godinës, shikoni pamjet (VIDEO)

14/10/2026

Si ndodhi që e ndalën dorën te ambasada e Vatikanit?!

14/10/2026

Eurodeputetët i kërkojnë BE të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga sanksionet e SHBA-së

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit reagon përsëri: Mos digjni e shkatërroni, është krim! Ja çfarë rrezikoni
  • Protesta/ Opozita braktis Komisionet, PD dënon dhunën e Policisë, PS i rikujton “21 janarin”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.