Biznesmeni Ramadan Likaj është një nga deputetët më të pasur të Kuvendit. Ai përfaqëson Partinë Demokratike në Koplik. Pasuria e tij është kaq e madhe sa që paga e deputetit i duket si bakshish. Ka dyshime të forta, bazuar në akuza të përfaqësuesve të PD-së, se Likaj ka paguar në vitin 2025 rreth 500 mijë euro tek Shkëlzeni, kryetari operacional i PD-së, për të rimarrë mandatin e deputetit. Nëse deri në 2021, biznesmenët paguanin tek kunati i Bashës për t’u bërë deputet, pasi Berisha përzuri Bashën, ata paguajnë te Shkëlzeni për të marrë mandatin e deputetit.
Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti i PD-së Ramadan Likaj mbajti një fjalim në Kuvend. Në fund të fjalimit, Likaj paralajmëroi shumicën në pushtet se do t’a merrte përgjigjen në zgjedhjet lokale të 2027, duke sinjalizuar një fitore të mundshme të PD-së. Deputetit Likaj, iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke paraljmëruar mundësinë e kalimit të Likajt në krahun e PS-së. “Ramadan, më shumë shanse ka të vish ti me ne se sa të vijë Shkodra me ty”, tha Balla.
Taulant Balla ka nisur në heshtje një fushatë rekrutimi të eksponentëve të Partisë Demokratike në kuadër të planit të Edi Ramës për të fituar të gjitha bashkitë në zgjedhjet lokale të 2027. Balla ka arritur të rikthejë në krahun e PS-së ish kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin. Sipas burimeve, një ofertë ekziston edhe për deputetin e PD-së, Ramadan Likajn.
Pasuria e deputetit Likaj
Vilë me vlerë 290 mijë euro
Shtëpi 200 m2, në Koplik, dhe 1 m2 tokë, 6 milionë lekë.
Ndërtesë 661 m2 dhe 770 m2 tokë, në Koplik
Ndërtesë 560 m2 dhe truall 1 825 m2, Koplik
Ndërtesë 320 m2 dhe truall 930 m2, Koplik
Shtëpi banimi në Durrës, 50 m2, 3 milionë lekë.
Tokë arë 1 mijë m2, Koplik
Tokë arë 13 mijë m2, Koplik
Vreshtë 28 mijë m2 në Kalldrun
Tokë arë 19 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 23 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 5 mijë m2 në Zagorë, nga ku ndërtesë 144 m2, dhe 200 m2 truall
Tokë arë 16 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 11 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2.9 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 13 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 9.7 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 18 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 1.1 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2.8 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2.5 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 8.7 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 13 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 1.8 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3.2 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 7.4 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2.9 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 4 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 5 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 5.5 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 9.7 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 4.3 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2.2 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 1.1 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 3.4 mijë m2, 1.7 mijë m2, 2.4 mijë m2, 2.9 mijë m2 në Zagorë.
Tokë arë 2.1 mijë m2, Zagorë.
Llogari rrjedhëse, 60 mijë USD, cash 6 mijë USD
Orë Rolex, 17.5 mijë euro
Të ardhura si kryetar u Bashkisë Koplik, 2007-2015, 8.8 milionë lekë (88 mijë USD)
Të ardhura si president i kompanisë Relikaj, 8.5 milionë lekë (85 mijë USD)
Të ardhura nga dhënia me qira i pasurive të paluajtshme, 5.6 milionë lekë (56 mijë USD)
Kredi 25 milionë lekë (250 mijë USD)
Bashkëshortja, Vjollcë Likaj, apartament në Velipojë, 63 mijë euro
Tokë pyll në Razëm, 200 m2, 40 mijë lekë.
Cash, 520 mijë lekë.
Administratore e kompanisë Kantina-Miqësia, 3.9 milionë lekë (39 mijë USD).
Avokate e kompanisë Kantina-Miqësia, 13 mijë USD.
Linjë kredie, 62 milionë lekë (620 mijë USD)
Linjë kredie 644 mijë USD.
Kredi 1.2 milionë USD.
Vjaza Ormela, llogari bankare, 2.3 milionë lekë, cash 133 mijë lekë.
Menaxhere e kompanive Relikaj dhe Kantina-Miqësia, 65 mijë USD.
Djali Leoni, paga pranë kompanive Relikaj dhe Kantina-Miqësia, 34 mijë USD.

