• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bisedimet Kinë – SHBA , palët e njohin plotësisht rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të qëndrueshme

30/07/2025
in Botë
Bisedimet Kinë – SHBA , palët e njohin plotësisht rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të qëndrueshme

Ekipet kineze dhe amerikane zhvilluan diskutime “të thella, të sinqerta dhe konstruktive” mbi ekonominë dhe tregtinë, gjatë një dite e gjysmë të kaluar në Stokholm, tha të martën një zyrtar i lartë kinez.

Li Chenggang, përfaqësues i tregtisë ndërkombëtare të Kinës për Ministrinë e Tregtisë, njëkohësisht zv/Ministër i kësaj ministrie, i bëri deklaratat gjatë një konference shtypi pas takimit të mekanizmit të konsultimeve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe SHBA-së në Stokholm të Suedisë.

Sipas Li, bisedimet vijuan pas konsensusit të arritur gjatë telefonatës mes dy krerëve të shteteve më 5 qershor.

“Ekipet ekonomike dhe tregtare të të dy vendeve zhvilluan diskutime të thelluara, të sinqerta dhe konstruktive mbi çështje kryesore me interesa të ndërsjella, në kuadër të mekanizmit të konsultimit ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA”, tha ai, duke vënë në dukje se palët e njohin plotësisht rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të qëndrueshme dhe të shëndetshme mes Kinës dhe SHBA-së.
Ai tha se palët zhvilluan shkëmbime gjithëpërfshirëse mbi politikat makroekonomike reciproke, si edhe rishikuan progresin gjatë zbatimit të konsensuseve të arritura në Gjenevë dhe Londër, duke vlerësuar rezultatet pozitive.

Li tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zgjasin pauzën në lidhje me “tarifat reciproke” prej 24% të vendosura nga ShBA, si edhe kundërmasat e Kinës.

Zyrtari i lartë i Kinës vuri gjithashtu në dukje se ekipet ekonomike e tregtare kineze dhe amerikane do të mbajnë kontakte të ngushta, do të zhvillojnë shkëmbime në kohë mbi çështjet përkatëse dhe do të vazhdojnë të çojnë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve tregtare dypalëshe.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!