• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

23/10/2025
in Botë
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Në vitin 2022, presidenti francez Emmanuel Macron udhëhoqi krijimin e Komunitetit Politik Europian, si një “dhomë pritjeje” për shtetet që aspironin t’i bashkoheshin BE-së. Një vit më vonë, ai u zotua të integronte në bllok vendet kandidate sa më shpejt që të ishte e mundur. Por krizat dhe problemet e brendshme duket se kanë ndikuar ndjeshëm në vizionin e kreut të Elizesë, i cili, sipas Politico-s, po bëhet pengesë për zgjerimin e bllokut.

Në prag të një samiti të rëndësishëm në Bruksel, ku Macron merr pjesë tashmë si një udhëheqës i dobësuar politikisht, Politico shkruan se ai ka kundërshtuar propozimin e presidentit të Këshillit, António Costa, për të hequr fuqinë e vetos së Hungarisë në pjesë të procesit të zgjerimit. Aleatët e shohin këtë lëvizje si plotësisht në kontradiktë me angazhimet e mëhershme të Macron.

Sipas një aleati të ngushtë, presidenti francez thjesht nuk ka kapitalin politik për të mbështetur disa prej ambicieve të veta, veçanërisht ato që do t’u jepnin më shumë material euroskeptikëve të Marine Le Pen.

“Nuk është momenti i duhur. Kemi lakun e së djathtës ekstreme në qafën tonë. Çdo bisedim për hyrjen e Shqipërisë apo Malit të Zi në Bashkimin Europian do të ishte një dhuratë për Le Pen”.

Burimi për “Politico”

Për rënien e vrullit gjeopolitik sa i përket zgjerimit flet gjithashtu Guy de Launey, korrespondenti i njohur nga Brukseli i disa mediave të mëdha si BBC apo Sky. Në një shkrim ai thotë se Shqipëria duhet ta lexojë mirë frazën e vakët të Ursula von der Leyen, se “na pëlqen ambicia juaj” për përfundimin e negociatave të anëtarësimit në vitin 2027.

“Nëse dy dekadat e fundit kanë treguar diçka”, shkruan gazetari, “është se vetëm një njeri i pamësuar me detin do të priste një lundrim pa pengesa nga Ballkani Perëndimor deri në Bruksel”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!