AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha vijon me premtimet: T’u japim njerëzve falas tokat publike, që të ndërtojnë shtëpi

by SHT Media
10/12/2025
in Politikë
6
0
Berisha vijon me premtimet: T’u japim njerëzve falas tokat publike, që të ndërtojnë shtëpi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të mërkurë, në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi një sërë propozimesh financiare dhe fiskale që, sipas tij, synojnë të frenojnë shpopullimin dhe të mbështesin familjet e reja.

Mes shumë propozimesh të tjera për fëmijët e porsalindur, Berisha në këtë paketë propozoi gjithashtu dhënien e tokës publike falas për ndërtim banesash, si dhe tokë publike me 1 euro për 99 vite për qëllime biznesi.

Sipas Berishës, paketa synon të krijojë kushte që i nxisin të rinjtë të qëndrojnë në vend, të formojnë familje dhe të rrisin standardin e jetesës. Ai tha se të gjitha masat e propozuara kanë një kosto totale prej 265 milionë eurosh për këtë vit, ndërsa impakti total në buxhet deri në vitin 2040 arrin në 4 miliardë euro.

“Në total, të paktën 500 përfitues çdo vit, kjo arrin vlerën 15 milionë euro. Zero taksë mbi tokën bujqësore, me kushtin që ajo të punohet.  Shuma 1 milion euro. Përgjysmim i tatimit mbi të ardhurat personale dhe përgjysmim mbi taksë, tatim, tarifë vendore dhe qendrore për ata që punojnë tokën. Shuma 5 milionë euro. Për ata që rikthehen nga jashtë të punojnë në fshat, zero taksa, tarifa për 5 vitet e para. Shuma 10 milionë euro. Linjat e prodhimit, financim 50 përqind i çdo linje prodhimi, por jo më shumë se 30 mijë euro për çdo linjë. Për ata që vijnë nga emigrimi, financimi do jetë 70 përqind, jo më shumë se 40 mijë euro për çdo linjë prodhimi. Në total përllogariten 8 milionë euro.

Përgjysmim të çdo takse, tarife, tatimi për gratë sipërmarrëse që do hapin biznese në një nga tre qarqet më të varfa apo që punësojnë të paktën 50 përqind gra në sipërmarrjet e tyre. Shuma 5 milionë euro. Tokë publike falas për ndërtime për strehim. Tokë publike me 1 euro për 99 vite për qëllime biznesi. Impakti në buxheti e këtij viti është 265 milionë euro. Impakti në buxhetin gjer në vitin 2040, shkon gjithsej 4 miliardë euro.”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha se masat synojnë të krijojnë një paketë të plotë mbështetëse “që do t’i japë fund krizës demografike dhe do të rikthejë besimin te familja shqiptare”, ndërsa theksoi se toka publike falas për strehim është një instrument kyç në këtë strategji.

Propozime të tjera:

  • Leje lindjeje me pagesë të plotë për 365 ditë, me një kosto prej 80 milionë eurosh për rreth 30 mijë nëna në vit.
  • Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për nënat me tre fëmijë dhe për baballarët me katër fëmijë, me një kosto prej 25 milionë eurosh.
  • Të rinjtë deri në moshën 25 vjeç të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat nga paga; efekti financiar vlerësohet në 10 milionë euro.
  • Kredi të buta të subvencionuara deri në 100 mijë euro për 5 mijë çifte të reja çdo vit, me një kosto prej 15 milionë eurosh.
  • Bonus rindërtimi për çiftet e reja: 8 mijë euro për banesat urbane dhe një shumë për banesat rurale, me një total prej 10 milionë eurosh.
  • Subvencione për familjet që zmadhojnë banesën për shkak të shtimit të numrit të anëtarëve, deri në një të tretën e vlerës shtesë, por jo më shumë se 30 mijë euro për familje; totali arrin 15 milionë euro për të paktën 500 përfitues në vit.
  • Zero taksë mbi tokën bujqësore, me kusht që ajo të punohet; kostoja vjetore rreth 1 milion euro.
  • Përgjysmim i tatimit mbi të ardhurat dhe taksave vendore e qendrore për ata që punojnë tokën, me një efekt prej 5 milionë eurosh.
  • Zero taksa për 5 vitet e para për ata që rikthehen nga emigracioni për të punuar në fshat; totali 10 milionë euro.
  • Financim deri në 50% të linjave të prodhimit (deri në 30 mijë euro për linjë), dhe 70% për ata që vijnë nga emigracioni (deri në 40 mijë euro); efekti financiar 8 milionë euro.
  • Përgjysmim taksash për gratë sipërmarrëse që investojnë në tre qarqet më të varfra ose që punësojnë të paktën 50% gra; kosto 5 milionë euro.
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.