AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha thërret tryezën opozitare dhe nxit përçarjen brenda PS: Spiropali e Veliaj u ndëshkuan pasi folën, të vijnë në ‘front’ e të tregojnë për Ramën!

by Alb Times
21/11/2026
in Politikë
6
0
Berisha thërret tryezën opozitare dhe nxit përçarjen brenda PS: Spiropali e Veliaj u ndëshkuan pasi folën, të vijnë në ‘front’ e të tregojnë për Ramën!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luftën e brendshme që ka shpërthyer në Partinë Socialiste, kreu i PD-së Sali Berisha e komentoi nga zyra e tij në një bashkëbisedim online me qytetarët, edhe pse ata që e ndoqën në Facebook, ishin të paktë.

Për Elisa Spiropalin të përjashtuar nga forumet e PS-së dhe në një përplasje të hapur me Belinda Ballukun, thotë se u ndëshkua me hetim për evazion ndaj bizneseve familjare, pasi i doli kundër Ramës.

“Regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë”, tha Berisha

Erion Veliajt, të shkarkuar nga drejtimi i PS-së së Tiranës, dhe tashmë me pozita të kushtëzuara edhe në bashki, i kërkon se nëse do të kontribuojë në një fron opozitar ku ai ka ftuar dhe partitë e vogla:

“T’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse sado që të ketë bërë vetë…unë nuk mund të them se Erion Veliaj sot në qeli është rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Çfarë ka në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë shumë më tepër se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Ata duhet të përpiqen të bëjnë sa më shumë njerëz me vete nga ata deputetë”, tha Berisha.

Me partitë e tjera opozitare të cilat i fton në Bashkim, pranon se nuk ka nisur negociata, por i lë hapësirë për kandidatë jo të PD-së, vetëm në disa zona.

“Partia Demokratike është e hapur ndaj të gjitha forcave të tjera politike që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për kandidatë të përbashkët, për zona të veçanta”, tha Berisha.

Takimin e kryeministrit të premten në mbrëmje me një përfaqësi të studentëve për protestën e komenton kështu:

“Një akt përsëritje, një akt të diktatorit Ramiz Alia, por në mënyrën më të shëmtuar.  Diktatori Ramiz Alia me datën 11 dhjetor priti në pallatin presidencial përfaqësinë e studentëve. Priti ata studentë dhe pedagogë që zgjodhën vetë studentët haptas, publikisht para shqiptarëve.  Nuk priti studentë klandestinë siç bën ky shpirt-katran”, u shpreh kryedemokrati.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!

21/11/2026

I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!

21/11/2026

Trump i vendosur: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të!

21/11/2026

UNICEF ngre alarmin dhe zbulon shifrat tronditëse të luftës: Mbi 1 mijë fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë!

21/11/2026

Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni për drogën e fshehur

21/11/2026

Britanikët ndërrojnë mendje pas një dekade, sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore!

21/11/2026

Kosova, Rusia, Bashkimi Evropian: Cila është politika e jashtme e Listës Studentore?

21/11/2026

Dita e Alfabetit/ Presidenti Begaj i bën apel politikanëve në Shkup: Të bëhen bashkë për gjuhën shqipe!

21/11/2026

Mbyllet pas pesë orësh protesta në ditën e 175-të, i vetmi incident djegia e disa kazanëve!

21/11/2026

Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! Linçimi pa baza…

21/11/2026

“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

21/11/2026

Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

21/11/2026

Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!

21/11/2026

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

21/11/2026

Një “mini-hënë” po rrotullohet rreth Tokës, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor sipas shkencëtarëve!

21/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!
  • I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.