AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Berisha nuk duhet ta godasë politikisht Salianjin, një tjetër ndarje do ishte e rrezikshme për PD”

by SHT Media
05/12/2025
in Politikë
6
0
“Berisha nuk duhet ta godasë politikisht Salianjin, një tjetër ndarje do ishte e rrezikshme për PD”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ujërat në Partinë Demokratike janë trazuar, me lëvizjen e Ervin Salianjit dhe sulmet e Sali Berishës ndaj tij. Por, për analistin Arion Sulo PD-së nuk i duhet më një ndarje dhe sugjeron që Sali Berisha nuk duhet ta godasë Salianjin politikisht. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, analisti Sulo thotë se një tjetër ndarje do të ishte shumë e rrezikshme për PD-në. 

“Berisha nuk duhet ta godasë Salianjin politikisht. Nuk i duhet një ndarje tjetër, një përçarje sepse në 4 vite e fundit ka pasur një kauzë që e ka dëmtuar dhe një tjetër ndarje do ishte shumë e rrezikshme për PD, sulmi i Berishës për Salianjin nuk bëjnë mirë në këtë moment dhe për opozitën në përgjithësi”, thotë Sulo në Report Tv. 

Sulo thotë për gazetarin Nertil Agalliu se elektorati i opozitës është tkurrur ndjeshëm. 

“Fatkeqësisht kemi një vëmendje të shtuar tek opozita, kur ndërkohë duhej ta kishim te qeveria. Opozita vjen pas humbjes së 11 majit, elektorati është rrudhur, njerëzit janë dorëzuar, disa faktorë elektoralë të opozitës kanë kaluar në kampin tjetër duke u blerë nga qeveria. Opozita nuk është në ditë të mirë”, tha Sulo. 

Kritika ka edhe për faktin se si më të votuarit e PD-së sot nuk janë në nivele përfaqësuese brenda partisë. Sulo thotë se PD duhet të hapet ndaj të rinjve, pasi nuk mund të fitojë zgjedhjet me të njëjtët njerëz prej 30 vitesh. 

“Ata janë më të votuarit, duhej të kishin marrë vende dhe përfaqësim në PD. Nuk ka ndodhur kjo, kjo është padrejtësi, kaq mjafton të themi që gjërat në PD nuk shkojnë, mënyrat se si do e zgjidhin është çështja e tyre e brendshme. Në primaret e PD, ata që fituan nuk u përfaqësuan në lista. PD nuk mund të rri me të njëjtët njerëz prej 30 vitesh, shembulli i shehut është shembull që s’ka nevojë për koment. Të tregon se s’mund të përfaqësohesh 30 vite me të njëjtit njerëz. Si do kesh rezultat të ndryshëm me të njëjtët njerëz. Ndërro kuajt e betejës dhe përshtatju të rinjve”, thekson Sulo. 

Sugjeron që të ndërrojë mënyra se si funksionon Kryesia e PD dhe anëtarët të mbajnë përgjegjësi për humbjen e 11 majit. 

“Duhet të ndërrojë e gjithë kryesia, humbja në zgjedhje, morë besimin e lidershipit, të këshillit, u votove dështove, duhet të hapësh krahun. Ose duhet të bëhet që kryesia të jetë e ndarë nga grupi parlamentar. Deputetë që nuk shkojnë të takojnë njerëzit. Kjo është abc”, vijon Sulo 

Ai kritikon opozitën se nuk ka reaguar siç duhet për çështjen Balluku. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.