AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha: Çdo i mitur që sulmohet, është i mirëpritur në selinë e PD, jemi në mosbindje civile

by Alb Times
19/10/2026
in Politikë
6
0
Berisha: Çdo i mitur që sulmohet, është i mirëpritur në selinë e PD, jemi në mosbindje civile

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në derën e Partisë Demokratike. Fillimisht ishin deputetë të opozitës që dolën jashtë godine për tu ballafaquar me forcat policore me pretendimin se selia ishte mbushur me gaz lotsjellës e brenda kishte persona që pësuan e komplikacione shëndetësore.

Nuk vonoi e në oborrin e selisë blu mbërriti ambulanca duke shoqëruar për të spital një djalë të ri, i cili nuk ishte ndjerë mirë nga prania e gazit lotsjellës. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, doli me një prononcim për mediat, duke e konsideruar ngjarjen një sulm apo promovim me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij.

“Sot njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik dhe i them këtu para shqiptarëve se, vendi i azilit do të jetë qelia e burgut për Edi Ramë. Çfarë kishte planifikuar? Sot përhap nëpërmjet rrjetit të tij brenda në protestë, përhap lajmin se kryeministrinë nuk e marrin dot, dhe duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha. Për këtë qëllim ai mori dhe futi në selinë e partisë së tij 3 inspektoriate, banditë nga kartelet e drogës, të armatosur, të pajisur me hunj dhe mjete të tjera. I dështoi. Pse i dështoi?

Sepse puthadorët e Ramës në këtë lëvizje nuk i ndoqi njeri. Jo i thanë, nuk kemi asnjë punë, ata janë në protestë me ne dhe ne nuk vijmë.  Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit, sigurisht që ata nuk kishin pse vinin. Dhe i dështoi projekti. Tani që i dështoi projekti, i kemi me prova, përpiqen, bëjnë përpjekjen e dytë që kjo seli e PD-së do sulmohej nga ora 8:30 në orën 9:30.  Përsëri njerëzit e vërtetë të protestës që janë shumica dërrmuese nuk mund të manipuloheshin dhe jagot e Edi Ramës në lëvizje, e braktisën masivisht”, tha Berisha.

Pretendimet që në selinë e PD ishin fshehur të mitur nga protesta e të maskuar që po i iknin policisë, Berisha nuk i mohoi, përkundrazi, tha se PD është një derë e hapur për të rinjtë që sulmohen padrejtësisht nga forcat policore.

“Çdo i mitur që sulmohet është i mirëpritur dhe do mbrohet në përputhje me ligjet nga Partia Demokratike. Mbrojtja e të miturit është detyrë themelore e çdo të rrituri. Ata që sulmojnë të miturit, ata shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit. Unë nuk isha i informuar me këtë, por unë i përgëzoj demokratët që i kanë marrë në mbrojtje ata dhe do t’i marrin në mbrojtje, sepse ky është një narkoshtet që sulmon të miturit”, tha Berisha.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“U dha strehim politik dhunuesve” / Rama për PD-në: Ëndërrojnë që një polic t’i marrë jetën një të mituri!

19/10/2026

“Dje kaloi vija e kuqe”, Demo: Në 6 ditë protestë 295 të lënduar, prej tyre 186 punonjës policie

19/10/2026

“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama sulmon protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

19/10/2026

Protestat / Rama: 2500 euro shpërblim për çdo efektiv në front. Rritje e konsiderueshme page nga 1 janari

19/10/2026

Berisha: Çdo i mitur që sulmohet, është i mirëpritur në selinë e PD, jemi në mosbindje civile

19/10/2026

Loja e errët mbi lumin Lanë

19/10/2026

LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA

19/10/2026

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

19/10/2026

Kërcënimi me bombë detyron një aeroplan nga Izraeli të ulet në Bullgari

19/10/2026

Sulm masiv mbi Kiev, një i vrarë dhe tetë të plagosur

19/10/2026

Trump: Pezullova sanksionet kundër Rusisë sepse nuk dua ta largoj nga tryeza e negociatave

19/10/2026

Putin propozon samit trepalësh me Trump dhe Xi Jinping për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

19/10/2026

Trump mbështet Netanyahun në prag të zgjedhjeve në Izrael: Së bashku do ta përfundojmë misionin!

19/10/2026

Zjarr i madh në bazën ushtarake kanadeze, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

19/10/2026

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “U dha strehim politik dhunuesve” / Rama për PD-në: Ëndërrojnë që një polic t’i marrë jetën një të mituri!
  • “Dje kaloi vija e kuqe”, Demo: Në 6 ditë protestë 295 të lënduar, prej tyre 186 punonjës policie

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.