AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Loja e errët mbi lumin Lanë

by Alb Times
19/10/2026
in Opinion
6
0
Loja e errët mbi lumin Lanë

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Berat Buzhala

Nëse dikush mendonte se ajo që po shohim në rrugët e Tiranës është thjesht një protestë e radhës kundër korrupsionit, në një demokraci vibrante, mjafton të shohë kush po duartroket nga larg.
Dhuna në rrugët e Tiranës nuk i kish pas ikë radarit të Aleksandr Duginit, që njihet si ideologu i “Botës Ruse”.

Kur arkitektët e ekspansionit rus i skanojnë rrugët tona, nuk kemi ma të bëjmë vetëm me demokraci e me politikat lokale të një shteti të vogël.

Sot krejt kontinenti evropian ndodhet në një prej periudhave më të brishta që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bashkimi Evropian ka probleme politike, ekonomike dhe të sigurisë. Franca po digjet ma zi se Shqipëria. Një protestë për arsimin u shndërru në protestë për Lindjen e Mesme.

Sigurisht që Franca po e paguan çmimin e një imigracioni të pakontrolluar të dekadave të fundit.

Motori i dytë i Bashkimit Evropian, Gjermania, po ashtu për shkak të imigracionit të pakontrolluar, po pushtohet nga brenda prej një partie politike gjermane që veç një Zot e di çka ka me bo nëse një ditë e merr pushtetin.

E kam fjalën për Alternativën për Gjermaninë.

Superfuqia e tretë më e madhe e kontinentit tonë, Mbretëria e Bashkuar, po provon me u kthy mbrapa në vitin 2016, me u bo pjesë e Bashkimit Evropian e me thanë: “Na falni që i humbëm nja dhjetë vjet”.

Se çka është Bashkimi Evropian sot, e shohim kudo, edhe në rrugët e Tiranës. Por më së miri e shohim në Ukrainë.

Në momentin që Uashingtoni vendosi me ia heqë sanksionet Rusisë e me ia ndalë fuqinë Starlink-ut në front, Ukraina dhe krejt Evropa mbetën në mjegull, duke e bo një pyetje fatale: E tash çka?

Dobësinë e Evropës e shohim në Bosnjë e Hercegovinë, ku fitili i jostabilitetit po dridhet çdo ditë e më shumë. Paqja në Ballkan është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët.

Aq paradoksale është gjendja gjeopolitike, sa një politikan i ligës së tretë, si Milorad Dodik, sot ka raporte fantastike me Moskën dhe me Uashingtonin.

Me Uashingtonin për shkak të korrupsionit.

Çika e shefes së stafit të Donald Trumpit, me ekipin e vet nga kompania Continental, ishte para disa ditësh në Bosnjë. Përveç të tjerash, doli në gjueti me ministrin e Brendshëm të kësaj krijese gjenocidale.

Kurse Dodiku, personalisht, ishte në Moskë, në audiencë te papa i botës ruse, Vladimir Putini.

Ndërkohë, Dodiku çdo ditë thotë që Bosnja ka marrë fund.

Nëse merr fund Bosnja, na krejt e dimë çka ndodh.

Me një Amerikë normale, kjo s’kish pas shans me ndodhë. Por ja që po ndodh. Sa ma shpejt ta marrim vesh, aq ma mirë.

Kurse me zhvillimet në Kosovë, e posaçërisht në Shqipëri, hallka më e brishtë po rrezikon të bëhet sërish hapësira shqiptare.

Na në Shqipëri, prej vitit 1992, e në Kosovë, prej vitit 1999, kemi jetu me iluzione. E ka rrezik që këtë ta mësojmë, qysh thonë, “the hard way”.

Kemi mendu që na shqiptarët po mësojmë e po avancojmë. Po bohemi liberalë e demokratë, po mbajmë zgjedhje të lira e po ka rotacion pushteti, sepse medemek e kemi mësu lojën.

Medemek tash mundemi me ecë vetë. Sepse, kur ta këqyrësh, na edhe ilirë jemi.

Realiteti është më cinik e ma gjeopolitik: Uashingtoni i mori trojet shqiptare nën sqetull, i futi në sferën e vet të interesit absolut dhe na krijoi rehatinë me besu se po bëjmë diçka vetë.

Bicikleta të cilës na i kemi grahë i ka pas edhe dy rrota të vogla anash, të cilat na nuk i kemi pa.

Tash që Amerika po e tkurr ndikimin e saj në Evropë, po krijohet një boshllëk fatal.

E këtë boshllëk, në Ballkan, po e mbushin dy fuqi me kujtesë të fortë perandorake: Rusia dhe Turqia.

Turqia e sheh ende Rumelinë si oborrin e vet natyral. Ndërsa Rusia e di mirë se rruga më e shpejtë për ta shkatërruar rivalin e vet, BE-në, është ndezja e fitilit në periferinë e saj.
Këtë e tregoi edhe Dugini dje.

Të kuptohemi drejt: Edi Rama nuk është i pazëvendësueshëm.

Asnjë politikan nuk është.

Nëse gjithçka që po ndodh në Tiranë do të drejtohej nga një forcë e qartë, me një program të konsoliduar euroatlantik e me një lider që thotë: “Po e rrëzojmë RamaDuron sepse kemi këtë projekt alternativ”, largimi i tij do të ishte proces i natyrshëm demokratik.

Por pyetja e madhe është: Kush po vjen kur ta rrëzojmë Ramën?

Sepse sheshi ku po protestohet, për nga ngjyrat ideologjike, është ylber.

Aty janë bo bashkë me e luftu Ramën e korrupsionin edhe homofobët, edhe homoseksualët. Edhe liberalët, edhe antisemitët. Edhe filoturqit, edhe filoevropianët.

Nuk mundesh mos me e kujtu Iranin e vitit 1979.

Kur populli doli në rrugë kundër regjimit të shahut, të gjithë u gëzuan. U duk si fitore e lirisë ndaj një diktature. Por ajo që erdhi pas gëzimit ishte regjimi i ajatollahëve. Një makth shumëfish më i zi se ai që u rrëzua.

E çfarë shohim sot në protestat e Tiranës? Një skenë absurde e të errët: Arlind Qorrin, Agron Shehajn dhe Klevis Balliun, ky i fundit herë në Lanë e herë në shesh.

Përveç urrejtjes ndaj korrupsionit, le të themi, urrejtjes ndaj Ramës, çka i bashkon këta?

Këta të ANTIFA-s së Qorrit sot po deklarojnë nëpër studio që duhet me i djegë krejt bankat. Kurse nesër, me pas pushtet, kanë me thanë që Shqipëria nuk ka nevojë as për avokatë. Mjaftojnë veç prokurori e gjyqtari.

Për Berishën çka të thotë njeriu?

E djathta e tij e ka veç “hardverin”. Por nuk ka “softver”, nuk ka as ide se për çka ekziston ma. Ai rrethohet nga një trupë cirku.

Pra, a mundet dikush me i mendu Berishën e Qorrin në një qeveri? A diku bashkë?

Po ashtu, kur e dëgjon një prift në Shkodër apo një hoxhë diku tjetër që jep direktiva politike nga altari e minarja, e kupton sa e hollë është cipa e shtetit laik shqiptar. Që të mos themi se po shpërbëhet.

Mos harroni: para Pranverës Arabe, Siria e Jemeni kanë qenë shtete sekulare me nuanca diktatoriale.

U ngritën njerëzit me lypë demokraci, e mbetën pa shtet.

Nuk po them mos me e rrëzu Ramën. Rrëzojeni, veç a mundeni. Por po du me jua rikujtu që ka keq e ma keq.

Për me më bindë që njëmend e kanë seriozisht rrëzimin e Ramës e po duan me e bo Shqipërinë ma të mirë, bile Agroni, Qorri, studentët e këta të rinjtë duhet me u ulë bashkë e me bo një platformë.

Me thanë: “Ky është vizioni ynë”.

Normalisht që nuk ulen. As nuk do të ulen. Për momentin kanë marrëveshje me prishë. E mandej, tu pa, tu bo.

Kjo “tu pa, tu bo” na shqiptarëve kurrë në dritë nuk na ka qitë.

Lufta e vërtetë nuk po bëhet tani në rrugë.

Lufta e vërtetë dhe kaosi me seri do të fillonin pikërisht ditën që Edi Rama do të thoshte: “Mjaft më, po largohem”.

Atëherë do të shihej se pas tij nuk ka një alternativë, por një vakum të frikshëm pushteti.

E në gjeopolitikë, vakumi nuk mbetet kurrë bosh. Ai mbushet nga ujqërit e jashtëm.

Kjo që po ndodh është tepër e errët për me mendu se gjërat zgjidhen thjesht me një dorëheqje.

Avash, sepse kësaj pune nuk po i vjen aspak erë e mirë. Loja po luhet shumë më larg se ujërat e ndotura të Lanës.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Loja e errët mbi lumin Lanë

19/10/2026

LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA

19/10/2026

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

19/10/2026

Kërcënimi me bombë detyron një aeroplan nga Izraeli të ulet në Bullgari

19/10/2026

Sulm masiv mbi Kiev, një i vrarë dhe tetë të plagosur

19/10/2026

Trump: Pezullova sanksionet kundër Rusisë sepse nuk dua ta largoj nga tryeza e negociatave

19/10/2026

Putin propozon samit trepalësh me Trump dhe Xi Jinping për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

19/10/2026

Trump mbështet Netanyahun në prag të zgjedhjeve në Izrael: Së bashku do ta përfundojmë misionin!

19/10/2026

Zjarr i madh në bazën ushtarake kanadeze, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

19/10/2026

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

18/10/2026

Protestat në Francë, reagon Macron: Do mbajnë përgjegjësi ata që donin të tradhëtonin Republikën

18/10/2026

Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

18/10/2026

VIDEO / Protestuesit strehohen në PD, policia hedh gaz pranë selisë blu, tensione në oborr

18/10/2026

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

18/10/2026

“Berisha është zjarrvënësi i Shqipërisë” / Zef Brozi: Financon molotovistët, SPAK po nxit dhunën

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Loja e errët mbi lumin Lanë
  • LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.