• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha akuza Ballës: Duhej të ishte dënuar me 30 vite burg për veprat penale që ka kryer

15/12/2025
in Politikë
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Berisha: U zbatua Kushtetuta! Urimi i kryeministrit, “kërkoi mëshirë!”

Taulant Balla duhej të ishte i dënuar me të paktën 30 vite burg për veprat penale që ka kryer. Kështu u shpreh Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia blu. Ai e akuzon kreun e grupit parlamentar socialist për lidhje me krimin në Elbasan, madje shkon më tej me akuzat, duke e cilësuar si porositës vrasjesh.

“Taulant Toyota Yaris duhej të ishte, për veprat penale që ka kryer, i dënuar me të paktën 30 vite burg. Porositësi i vrasjeve, sipas dokumenteve zyrtare, të shkatërruara me procesverbale, bashkëpunëtor i ngushtë i krimit, që shkoi dhe liroi me urdhër të Suel Çelës, ky është një ushtar i Suel Çelës, terroristët që vunë tritolin nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës, bashkë me prokurorin Vath Staka shkuan dhe i liruan”.

Kreu demokrat pretendon se ekzistojnë regjistrime dhe dokumente zyrtare që tregojnë komunikimet e Ballës me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, ku sipas tij flitet për arrestime të kundërshtarëve të bandës në funksion të garantimit të votave në Elbasan.

“Taulant Balla është i regjistruar për bisedat që ka bërë me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, në të cilën parashtrohen kushtet ku merr përsipër arrestimin e kundërshtarëve të bandës Çela në Elbasan, në mënyrë që ajo të angazhohet në veprimtari elektorale dhe të garantojë votat e premtuara. Taulant Balla është i regjistruar, por mbrohet nga Altin Troplini, në dosjen Toyota Yaris, ku kërkon tërheqjen e aseteve të bandës Toyota Yaris, që ishin të bandës së Elbasanit, që ishin konfiskuar, rikthimin e tyre tek policia, në mënyrë që ai t’i vononte, t’i nxirrte jashtë afateve ligjore. Janë të gjitha këto në dokumente zyrtare që unë i kam paraqitur shumë herë. Ndaj dhe Taulant Balla është një delinkuent ndër më kryesorët në politikën shqiptare sot pas Edi Ramës dhe Ballukut”, tha Berisha.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri ndan lajmin e mirë në “Terminal”: Ja kur hapen fondet IPARD 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sezoni veror në rrezik, tre skenarët që mund të ndikojnë udhëtimet në mbarë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!