AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Shqipëria, pranë Kosovës, ky titull u përket gjithë shqiptarëve

by SHT Media
10/04/2025
in Politikë
6
0
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Shqipëria, pranë Kosovës, ky titull u përket gjithë shqiptarëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për këtë nderim.

Në fjalimin përshëndetës të marrjes së titullit, Presidenti Begaj deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës.

“Ky titull, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët.

Ndërsa kujtoi figurat historike të Gjilanit, si: Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani, Rrahim Beqiri, atdhetarë që me përpjekjet e tyre luftuan për liri, Presidenti Begaj theksoi:

“Sot ky qytet, me sa pashë kur po vija, është i mbushur me jetë, me shpresë dhe me të rinj të gatshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë se sa sakrifica u deshën për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm”. 

Kreu i Shtetit u zotua se, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë, Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe do të jetë gjithmonë dhe se së bashku duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim drejt integrimit evropian:

“Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak. Është ADN-ja jonë. Ky është një privilegj shumë i madh, por është edhe një përgjegjësi  jashtëzakonisht e madhe”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe institucioneve përkatëse për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.

“Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi, – u shpreh Presidenti i Republikës, –  ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë. Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim,  bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”.

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike në Asamblenë e këtij qyteti.
Presidenti i Republikës  kreu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje edhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit i shoqëruar nga familjet dhe shoqatat e të rënëve për liri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kishte humbur burrin dhe dy nga djemtë, 82-vjeçarja gjendet e pajetë në rezervuarin e Bilishtit! Detajet e para, dyshohet se u mbyt, jetonte me…

12/10/2026

“Mbretëresha ime…”- Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt!

12/10/2026

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

12/10/2026

Ndodh në Elbasan: Maskohen si policë dhe grabisin banesën, ‘braktisin’ makinat gjatë arratisjes!

12/10/2026

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati i parashkrimit të…

12/10/2026

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026

Zgjedhjet lokale 2027, zbulohet ‘taktika’ politike e demokratëve! KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik!

12/10/2026

Zbardhen ndryshimet në ligjin e emigracionit në Angli, preken edhe emigrantët shqiptarë pa leje qëndrimi! Kriteret dhe masat

12/10/2026

E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal, i arrestuar edhe gjyshi i kamerierit të dyshuar!

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kishte humbur burrin dhe dy nga djemtë, 82-vjeçarja gjendet e pajetë në rezervuarin e Bilishtit! Detajet e para, dyshohet se u mbyt, jetonte me…
  • “Mbretëresha ime…”- Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.