AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Begaj pret në takim presidentin e Letonisë, në fokus të bisedimeve siguria dhe mbrojtja: Provokimet e Rusisë..

by SHT Media
02/10/2025
in Politikë
6
0
Begaj pret në takim presidentin e Letonisë, në fokus të bisedimeve siguria dhe mbrojtja: Provokimet e Rusisë..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. 

Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike. 

Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan sot në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve.  

“Rusia vijon aktet e saj të provokimit me shkeljet e përsëritura ajrore në disa vende anëtare të NATO-s, si: Polonia, Estonia, Danimarka dhe Rumania, çka na bën të jemi më të vendosur dhe të bashkuar në Aleancë për t’u përballur dhe për t’i dhënë fund jo vetëm këtyre provokimeve, por edhe luftës”,- është shprehur Begaj. 

Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe  në rajonin baltik. 

“Ne shkëmbyem mendime të vyera edhe për zhvillimet e fundit në botë, Evropë dhe veçanërisht në rajonet tona të Ballkanit Perëndimor dhe të Baltikut. Ne dënojmë agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Të dyja vendet tona kanë mbajtur një qëndrim të palëkundur dhe sot theksuam mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”,- ka thënë Begaj. 

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë, duke theksuar kontributin e Letonisë përmes trupave në KFOR në Kosovë, si dhe të trupave shqiptare në prezencën e përparuar të NATO-s në “Camp Ādaži” të Letonisë. Të dy presidentët ndanë qëndrim të njëjtë për sa i përket shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë agresionin rus, kërcënimet hibride dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike, keqinformacioni dhe dizinformimi,  brenda kornizave të NATO-s dhe BE-së. 

Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.  Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij Rinkēvičs mirënjohje për mbështetjen e Letonisë në procesin e anëtarësimit evropian, duke u shprehur se ka pritshmëri të larta nga Presidenca Letoneze e BE-së në vitin 2028, në një kohë kur Shqipëria është zotuar të mbyllë negociatat në 2027-ën dhe në 2030 të bëhet anëtare e Unionit. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale
  • Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.