AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Begaj nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, Aurela Anastasi: Për Veliajn duhej pritur vendimi i…

by SHT Media
03/10/2025
in Politikë
6
0
“Begaj nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, Aurela Anastasi: Për Veliajn duhej pritur vendimi i…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konstitucionalistja e njohur, Aurela Anastasi, ka reaguar ndaj mënyrës se si u trajtua shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë për Report TV, ajo thekson se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk mund të dekretonte zgjedhjet e reja në Tiranë pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ligji nuk mund të parashikojë shkaqe për shkarkimin që nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit”, nënvizoi Anastasi, duke iu referuar nenit 115 të Kushtetutës, i cili parashikon pezullim automatik të vendimit të qeverisë për shkarkimin e një organi vendor, sapo ky vendim ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas saj, zgjedhjet e reja mund të zhvillohen vetëm nëse Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave. “Kushtetuta ka integruar Gjykatën Kushtetuese si një filtër të fortë për të mbrojtur organet e zgjedhura vendorë nga shkarkimet e padrejta”, tha Anastasi.

Konstitucionalistja e kundërshton argumentin e Presidentit se çështja duhej të shqyrtohej nga Gjykata Administrative. Sipas saj, vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtën të përcaktojë nëse një sjellje e një të zgjedhuri vendor përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës apo të ligjit. “Asnjë shkak i parashikuar nga ligji nuk i shpëton dot gjykimit kushtetues”, theksoi ajo.

E pyetur për mundësinë e një procesi të përshpejtuar, Anastasi u shpreh se rregullorja e Gjykatës Kushtetuese lejon shqyrtimin me prioritet të çështjeve që kanë interes publik, si rasti i Tiranës. Ajo shtoi se mosrespektimi i afateve dhe vendimeve të kësaj gjykate vetëm do të thellonte përplasjet institucionale.

Për sa i përket mungesës së Veliajt në detyrë, Anastasi vuri në dukje se kjo nuk ishte me vullnet të tij, duke qenë i izoluar. Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë jo vetëm kushtetutshmërinë, por edhe ligjshmërinë e shkarkimit, përfshirë respektimin e procesit të rregullt ligjor.

Në përfundim, Anastasi paralajmëroi se, nëse Gjykata Kushtetuese do të japë të drejtë Veliajt pas mbajtjes së zgjedhjeve, vendimi do të mbetej thjesht formal dhe i pazbatueshëm, duke i shtuar listës së gjatë të vendimeve të papërfillura të kësaj gjykate.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.