AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

by SHT Media
11/12/2025
in Botë
6
0
BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brukseli po shqyrton me ritëm të shpejtë çështjen e vjetër të aseteve të ngrira ruse, që mund të përdoren për një huamarrje të madhe në favor të Ukrainës. Sipas Financial Times, Komisioni Evropian ka planifikuar që tashmë këtë javë të heqë rregullin që detyron Bashkimin Evropian të rinovojë çdo gjashtë muaj ngrirjen e fondeve të Bankës Qendrore ruse të bllokuara në Europë.

Për të shmangur veton e Hungarisë dhe Sllovakisë dhe për të miratuar ngrirjen pa afat, Brukseli synon të përdorë një klauzolë që i lejon të votohet masivisht me shumicë të kualifikuar. Bëhet fjalë për nenin 122, një klauzolë e krijuar për emergjencat ekonomike.

Kryeministri belg Bart De Wever ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar një ankim në rast se BE vendos të miratojë huamarrjen e madhe me shumicë të kualifikuar. Sipas tij, nenin 122 nuk mund ta përdorësh për këtë rast, pasi bëhet fjalë për një sanksion që kërkon unanimitet. Nga ana tjetër, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e cila më parë ishte skeptike për përdorimin e aseteve ruse pa garanci të mjaftueshme, e ka mbështetur nismën e Brukselit. Lagarde tha se kjo është “zgjidhja më afër parimeve ndërkombëtare” dhe se bëhet fjalë për një “rast të jashtëzakonshëm që nuk cenon pronësinë ruse”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po përpiqet të sigurojë mbrojtje maksimale për Belgjikën, e cila ka shqetësime për asetet prej 185 miliardë eurosh të bllokuara në Euroclear. Synimi i Brukselit është që në Këshillin Evropian më 18 dhjetor të marrë miratimin për përdorimin e këtyre aseteve, duke emetuar obligacione që do të garantojnë një huamarrje prej 185 miliardë eurosh për rindërtimin në Ukrainë.

Sipas një burimi të besueshëm gjerman, shumica për miratimin ekziston. Përdorimi i aseteve nuk është vetëm një sinjal për Moskën pas katër vjetësh lufte në Ukrainë, por edhe një mesazh për Uashingtonin. Në planin e famshëm të paqes ruso-amerikane, firmosur nga Kirill Dmitriev dhe Steve Witkoff, negociatorët kishin parashikuar qartë përdorimin e aseteve për interesa të përbashkëta. Bashkimi Evropian synon të tregojë se këto fonde ruhen në Europë dhe vetëm Europa mund të vendosë për to.

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, konfirmoi dje në mëngjes: Po përcaktojmë detajet ligjore dhe teknike për të siguruar miratimin e paktën me shumicë të kualifikuar të shteteve anëtare. Mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.