• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

24/10/2025
in Botë
BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

Bashkimi Evropian ka akuzuar kompaninë Meta , se ka dështuar të zbatojë siç duhet rregullat e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), duke mos siguruar mekanizma të thjeshtë dhe efektivë për përdoruesit që të raportojnë përmbajtje të paligjshme në platformat e saj. Komisioni Evropian tha se këto përmbajtje përfshijnë materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve dhe terrorizmin, dhe se mungesa e transparencës përbën shkelje të rëndë të detyrimeve ligjore të BE-së.

Hetimi i Brukselit mund të çojë në një gjobë të madhe për Metën, që mund të arrijë deri në 6% të të ardhurave të saj vjetore globale, sipas parashikimeve të DSA-së, ligji që synon të forcojë kontrollin dhe përgjegjësinë e platformave të mëdha online për përmbajtjen që ato shpërndajnë. Deri më tani, BE-ja nuk ka vendosur asnjë gjobë të tillë, por çështja ndaj Metës mund të shënojë rastin e parë të këtij lloji.

Komisioni vuri në dukje edhe probleme në mekanizmin e ankesave të Metës, duke theksuar se procesi i apelimit pas heqjes ose bllokimit të përmbajtjeve e bën të vështirë për përdoruesit të argumentojnë pse nuk pajtohen me vendimet e kompanisë.

Në reagimin e saj, Meta mohoi çdo shkelje të DSA-së, duke deklaruar se ka bërë ndryshime në mënyrën e raportimit të përmbajtjeve, në procedurat e apelimit dhe në mjetet e qasjes në të dhëna që prej hyrjes në fuqi të ligjit. Kompania tha se është në dialog të vazhdueshëm me Komisionin Evropian dhe beson se veprimet e saj janë në përputhje me kërkesat ligjore të BE-së.

Në të njëjtën kohë, rregullatorët evropianë kanë kritikuar edhe TikTok-un, duke e akuzuar për vendosje të procedurave të ndërlikuara për studiuesit që kërkojnë qasje në të dhënat publike dhe për mungesë transparence në reklamimin online. TikTok është përgjigjur se mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, por ka kërkuar nga BE-ja qartësi ligjore, pasi disa kërkesa të DSA-së bien ndesh me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Ky përplasje vjen në një klimë të tensionuar mes SHBA-së dhe BE-së për rregullat digjitale, pasi presidenti Donald Trump ka paralajmëruar masa ndëshkuese kundër vendeve që, sipas tij, “diskriminojnë” kompanitë amerikane.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, tha se akuzat për censurë janë të pabazuara dhe se DSA-ja, përkundrazi, “mbron lirinë e shprehjes dhe u jep qytetarëve evropianë mjetet për t’u mbrojtur ndaj vendimeve të njëanshme të gjigantëve të teknologjisë.”

Më të lexuarat

  • “I mora dhe ujë të bekuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen momentin kur i vdiq i ati: Isha në Kishën e Laçit për t’u lutur

    “I mora dhe ujë të bekuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen momentin kur i vdiq i ati: Isha në Kishën e Laçit për t’u lutur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hontavirusi, pasagjerët evakuohen nga anija

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gruaja Mc Kreshës mesazh Rozana Radit pas përballjes së tyre në emision

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike bërthamore nëse vritet Kim Jong Un

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani: Anijet luftarake britanike dhe franceze në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia vret tre ukrainas brenda 24 orëve, akuzon Kievin për shkelje të armëpushimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarandë/ Zbardhet atentati me eksploziv, dy të dyshuar në kërkim për tentativë vrasjeje (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!