• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Basha: Votat për Berishën janë vota për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan të godasin SPAK

06/04/2025
in Politikë
Basha: Votat për Berishën janë vota për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan të godasin SPAK

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në takimin ku prezantoi kandidatët për deputetë në degën 6, foli për bashkëpunimin Rama-Berisha dhe pazaret e tyre.

Basha u ndal te kandidimi i kushërirrit të Elvis Roshit, ndërsa ky i fundit ka nisur dhe fushatën për kandidatët e Berishës. Sipas tij, një pjesë e demokratëve që i shkojnë nga pas, nuk e dinë se të votosh për listën e hapur të Berishës, do çojnë në parlament Elvis Roshin dhe Ilir Metën.

Ai më tej ka ironizuar duke thënë se kjo është “beteja” e doktorit kundër Edi Ramës, që lidhjet se janë në Pazar po dalin ditëa ditës. Sipas Bashës, Rama-Berisha bashkë e kanë poushtetin, bashkë e kanë kryebashkiakun e Shkodrës, bashkë i bënë listat e deputetëve, bashkë e kanë Malin e Tiranës dhe ndërtimet e tjera tek “Selman Stermasi”, dhe bashkëpunimin final e kanë ta godasin SPAK-un.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Çfarë të lidh teksa shkon nga një qytet në tjetrin me një grusht demokratësh sypërdhe, që e kanë kuptuar, se duhet të jesh pa tru mos ta kuptosh që ky e ka shitur tashmë, e ka bërë pazarin me Ramën. Na jep përgjigje çfarë të lidh me Elvis Roshin? A e dinë ai grusht demokratësh që i merr nga një vend në tjetrin që këdo që të votosh në listën e hapur të Tiranës, prapë se prapë lista e mbyllur provalon.

Që ti do në Parlamentin e ardhshëm me votat e demokratëve të çosh Elvis Roshin dhe Ilir Metën. Çfarë e lidh Sali Berishën me Ilir Metën? Sot edhe ai tek 313. Pse? I akuzuar për korrupsion, për fshehje pasurie dhe për pastrim parash. Kjo është beteja e premtuar kundër Edi Ramës. Të marrësh Elvis Roshin apo kushëririn e tij të parë e ta fusësh në listën e atij formacioni politik që i ke vënë një vulë, që prapë se prapë ta dha Edi Rama në shkëmbim për votën për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës vitin e kaluar. 111 të korruptuar të Edi Ramës, nuk i lironte dot Edi Rama pa ia dhënë votat Sali Berisha. Këto janë lidhjet që i mbajnë ata bashkë. Bashkë e kanë pushtetin, bashkë e kanë kryetarin e bashkisë së Shkodrës.

Bashkë i kanë bërë dhe listat me njëri-tjetrin, të paktën këtë listën me paçavure me Ilir Metën dhe me Elvis Roshin me shokë. Bashkë i kanë interesat ekonomike, nga Mali i Tiranës, mali i korrupsionit, tek kullat e tjera. Tek “Selman Stermasi”, edhe aty bashkë janë. Bashkë i kanë mediat, në veçanti ato media e dini fare mirë ju që nxjerrin një herë një fytyrë, një herë fytyrën tjetër, si dy fytyra të një monedhe. Dhe në këtë mënyrë bashkë duan të ruajnë pushtetin e tyre, privilegjet e tyre dhe të godasin SPAK-un.

Ky të paktën është plani i tyre. Dhe plani i plotë ishte që në zgjedhje të ishin vetëm këta. Pushteti i korruptuar i Edi Ramës me një pseudoopozitë, një pazar opozitë, me doktor pazarin në krye, që bën si opozitar i madh por sa herë që vjen momenti për interesin e tij apo interesat e Ilir Metës, apo interesate e Edi Ramës, është i gatshëm për pazarin e radhës.

Më të lexuarat

  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Déjà vu’, Trump anulon sërish bombardimet në Iran: Është arritur marrëveshja me Teheranin, së shpejti do ta firmosim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!