• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Basha sulmon Ramën: Premtoi shëndetësi falas, pasuroi shokët dhe oligarkët!

09/04/2025
in Politikë
Basha sulmon Ramën: Premtoi shëndetësi falas, pasuroi shokët dhe oligarkët!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë, Gazment Koduzi dhe Diana Toma, takuan dhe biseduam sot (9 prill) me mjekë, farmacistë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë mbi planin tonë për shëndetësinë, në kuadër të fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Basha tha se fondet për shëndetësinë njësoj si fondet e tjera, në 12 vite janë vjedhur nga shokët e Ramës tek 7×7-313, aty ku ka edhe Ilir Beqajn.

“Të vjedhësh fonde të cilat shkojnë për të shpëtuar jetë, foshnjesh, prindërish, të moshuarish, ky është pastaj në kufij me krimin kundër njerëzimit. Është pse e ke o Rame Ilir Beqajn tek 313-ta? Ti premtove shëndetësi falas, ti ke Ilir Beqajn tek 313-ta. Pse? Sepse i gjithë sistemi shëndetësor është përdorur nga fillimi deri në fund vetëm për të pasuruar shokët e kryeministrit. Dhe thënë me fjalë të tjera, o do pasurosh shokët e e kryeministrit, ose do bësh reforma në shëndetësi. O do pasurosh shokët dhe se kam fjalën vetëm për ministrat, e kam fjalën edhe për oligarkët e shëndetësisë, e kam fjalën edhe për mafien e barnave, ose do i shërbesh pacientit ose familjarit të pacientit në Shqipëri, të dyja bashkë nuk qëndrojnë”, u shpreh ai.

Basha më tej tha se paratë që sot vilen me koncesione, ilaçe të cilësisë së dobët, do t’u kthehen qytetarëve në shërbime sipas nevojës dhe jo sipas xhepit.

Ai shtoi se programi i Koalicioni Euroatlantik parashikon kartë të sigurimit shëndetësor që çdo qytetar do të ketë akses në shërbime shëndetësore publike ose private pa pagesa shtesë; rimbursim bazuar në diagnozë, luftë kundër barnave jocilësore dhe mafies së ilaçeve, dhe menaxhimi i duhur i tyre.

“Ne e nisëm këtë rrugëtim me objektiv të qartë, që ta ndalim përthithjen e këtyre fondeve nga shokët e Edi Ramës, në radhë të parë, duke i çuar ata para drejtësisë që të japin llogari për vepra të rënda penale, që është abuzimi me fondet publike dhe vepra kriminale siç është abuzimi me fondet e shëndetësisë dhe së dyti duke i ridrejtuar këto fonde në ato politika për të cilat jemi zotuar me programin tonë: Parimi “Paraja ndjek pacientin” dhe lufta kundër mafies së barnave, janë thelbësore për një sistem të drejtë”, nënvizoi kreu i KEA.

Në fund ai shpalli edhe pikat e programit për shëndetësinë:

“-Karta e sigurimit shëndetësor – çdo qytetar do të ketë akses në shërbime shëndetësore publike ose private pa pagesa shtesë;

-Rimbursim bazuar në diagnozë, duke garantuar që asnjë qytetar të mos mbetet pa mjekim;

-Luftë kundër barnave jocilësore dhe mafies së ilaçeve, duke ndaluar importin nga origjina të pasigurta;

-Mjeku do të shkojë te pacienti në zonat ku mungojnë shërbimet bazë.

Dhe e fundit jo e parëndësishme, menaxhimi i tyre. Sepse vazhdimi me menaxhimin e centralizuar të stilit komunist është një recetë për katastrofë”.

Më të lexuarat

  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Déjà vu’, Trump anulon sërish bombardimet në Iran: Është arritur marrëveshja me Teheranin, së shpejti do ta firmosim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!