AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Basha nga Selaniku: Kredi për banesë për 30 mijë çifte të reja dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë

by SHT Media
13/04/2025
in Politikë
6
0
Basha nga Selaniku: Kredi për banesë për 30 mijë çifte të reja dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Basha ka thënë se sipas tij, kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi për problemet e vendit.

“Kërcen Rama dhe shoqet e tij nga belaja që mos t’i pyesim, po shokët ku i ke, o Ramë? Te 313! Te 313 i ka shokët që me dorën e tij që i ka zgjedhur njëri pas tjetrit. I ka bërë zv/kryeministër, ministra, zv.ministra, deputetë, kryetar bashkie, drejtor të përgjithshëm dhe të gjithë janë kapur në rrjetën e SPAK. Me qëllim një grusht njerëzish. Edhe të gjithë tani janë shkëputur nga çdo lloj lidhje me shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen. Vjen këtu dhe na rrëfen përralla nga historia osmane. Apo të tjera fabula, si e si që mos të japë llogari. 35 vjet, por 12 vjet në veçanti, ku të cilët kanë kaluar njëri pas tjetrit dhe kanë pasuruar 313-n. Edhe pyetja është: përveç se na vjen dhe na thua versionin tënd të historisë, çfarë ke bërë për këta njerëz? Me çfarë ndjese vjen para tyre dhe çfarë ndjese ke për ta“, tha Basha.


Basha tha se edhe katër vite me këtë qeveri do të thotë më shumë korrupsion, më shumë zbrazje të vendit dhe më shumë hajdutëri me shokët tek 313.

Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik ofron një program konkret për lehtësimin e barrës financiare dhe ndaljen e largimit masiv të shqiptarëve. Ai theksoi se vota për numrin 4 është një votë për ndryshimin.

Gjatë takimit me shqiptarët në Selanik, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim BasSakaq, ai foli për disa nga pikat e programit për mbështetjen e familjeve të reja dhe pensionistëve. Ai tha se çdo vit 30 mijë çifte të reja do përfitojnë kredi të lehtësuara për banesë dhe bonuse për fëmijët, deri në 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Basha theksoi se prioriteti është edhe kthimi i dinjitetit të pensionistëve, ku pensioni minimal do jetë 250 euro dhe ai mesatar 450 euro. Po ashtu, ai tha se për pensionistët me të ardhura nën 300 euro, muaj për muaj të marrin një pagesë fikse për të përballuar tërrësisht ilaçet dhe faturën e energjisë.

“Duke filluar nga çiftet e reja shqiptare që të kenë mundësi të marrin një banesë me hua, që sot është e pamendueshme për shumicën dërrmuese të çifteve. e ndaj Shqipëria jo vetëm zbrazet nga emigracioni, por po shpopullohet edhe nga palindshmëria. 30 mijë çifte të reja çdo vit, të cilët me paratë e buxhetit të shtetit do të përfitojnë zbutje të interesave të kredisë dhe të kushteve të kolateralit me bonusin për bebet 5-fush të asaj që marrin sot për fëmijën e parë dhe fëmijën e dytë dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë, ne do të heqim një pjesë të barrës financiare që sot është tërrësisht mbi supet tuaja, do ta bëjmë barrë financiare të përballueshme nga buxheti i shtetit shqiptar.

Pensionistët me pensionet më të ulëta dhe çmimet më të larta. Zotimi ynë i parë dhe kryesor është ekonomia shqiptare, rigjallërimi i të cilës do të rrisë bazën e të ardhurave dhe do të mundësojë që shteti shqiptar përmes këtyre të ardhurave t’i përgjigjet kategorive më në nevojë. Duke shkurtuar këmbët e korrupsionit shqiptar, duke bërë të qartë që paratë s’mund të jenë edhe tek shokët e Edi Ramës edhe tek pensionistët shqiptarë, por do të jenë tek pensionistët shqiptar dhe jo tek shokët e Ramës, ne marrim përsipër pensionin minimal prej 250 eurosh, pensionin mestar prej 450 eurosh dhe mbi të gjitha marrim përsipër për të gjithë ata pensionistë nën 300 euro, muaj për muaj të marrin një pagesë fikse për të përballuar tërrësisht ilaçet dhe faturën e energjisë. Nuk do të ketë më barna të parimbursueshme për pensionistët shqiptarë”, tha Basha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.