• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Avokati i familjes së Liridona Ademajt: U vra nga bashkëshorti, Murseli mori pjesë fizikisht në ekzekutim

19/01/2025
in Kronikë
Avokati i familjes së Liridona Ademajt: U vra nga bashkëshorti, Murseli mori pjesë fizikisht në ekzekutim

Më 15 janar të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për 4 personat e përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë, mes tyre bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli.

Avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë, Leotrim Syla, tregoi në Report Tv, akuzat që rëndojnë mbi 4 të pandehurit dhe vazhdimësinë e procesit gjyqësor.

“Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj dhe ka ngritur aktakuzën ndaj tre bashkëkryesve, bashkë me personin e katërt i cili ka marrë pjesë vetëm në shitjen e armës më të cilën është kryer vrasja. Ndërsa 3 të parët akuzohen për vrasje të rëndë, personi i katërt është i akuzuar vetëm për shitje të armës.

Dy të akuzuar të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë edhe nga një akuzë tjetër që u ngarkohet. Granit Plavës për posedim të një arme dhe Kushtrim Kokalla përveç veprës penale të vrasjes së rëndë, ka mbi supe edhe veprën penala të mos lajmërimit të veprës penale”,-tha Syla.

“Në seancën e radhës për shkak se do të jetë shqyrtimi fillestar sipas Kodit të Procedurës Penale, mund të mbyllet në rast se të njëjtët pranojnë fajësinë, kurse në rast se të njëjtit nuk pranojnë fajësinë kalojmë në kundërshtimin e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, që u jep të drejtë që ta dërgojnë të njëjtën në gjykatë për konfirmim. Pra gjykata duhet ta kalojë këtë stad para se të kalojë në gjykim”,-shtoi ai.

Avokati Syla theksoi se në bazë të aktakuzës dhe provave të siguruara deri më tani, rezulton se Liridona Ademaj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Mund t’iu them me përgjegjësi të plotë, në bazë të asaj që thotë aktakuza: bashkëshorti nuk ishte vetëm porositësi por ishte edhe bashkëkryesi, pra mori pjesë edhe fizikisht në kryerjen e veprës penale”,- nënvizoi avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë.

“Për prokurorinë motivet ishin edhe pasurore, probleme familjare dhe çështje personale të vetë Naimit. Motivet pasurore prokuroria i ka lidhur me atë se Naimi ka pasur probleme financiare dhe ka paguar një polic të sigurimit për Liridonën e ndjerë, që pas vrasjes së saj të përfitonte në shtetin e Suedisë.

Te motivet e tjera ka renditur problemet et ij që kishte familjare me Liridonën, sipas deklaratës së Naimit, dhe motive të tjera të jashtme, ashtu siç janë paraqitur në media, në aktakuzë nuk ka asnjë”,- shtoi avokati Syla.

Sipas tij, në dosje flitet edhe për problemet bashkëshortore që kishin Liridona Murseli me Naim Murselin.

“Diçka e tillë në aktakuzë përmendet dhe pse shkarazi, për shkak se nuk lidhet drejtpërdrejtë me aktakizën dhe me vrasjen por që ka qenë njëri nga problemet që ka pasur Liridona me Naimin, gjatë jetës së tyre bashkëshortore që sipas deklaratës së Naim Murselit, vrehet në një farë mënyrë është shtyrë nga problem familjar që ka pasur me Liridonën si pasojë e atij rasti”,- u shpreh Syla.

Më të lexuarat

  • Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blendi Gonxhja, sponsori i artistëve me buxhet emergjence! Pas Kanye West, tani “zbarkon” edhe Jennifer Lopez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!