AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon ministri Demo: Dhuna nuk justifikohet, por çdo veprim i Policisë duhet të jetë proporcional!

by Alb Times
13/10/2026
in Politikë
6
0
Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon ministri Demo: Dhuna nuk justifikohet, por çdo veprim i Policisë duhet të jetë proporcional!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar për protestën që po zhvillohet në kryeqytet që prej mesditës.

Në një postim në rrjete sociale ndërsa ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ministri shprehet se dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet.

Fjala e plotë e Ervin Demos:

“Sot, në Luksemburg, Shqipëria mori një tjetër vlerësim për përparimin e saj drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave. Ky përparim na ngarkon me përgjegjësi për të zbatuar standardet europiane edhe në mënyrën se si institucionet tona përballojnë kundërshtitë e cilitdo dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve.

Ngjarjet e sotme përpara Ministrisë së Arsimit janë shqetësuese. Shpreh shqetësimin tim për çdo person të lënduar, qoftë student, qytetar, gazetar apo punonjës policie, dhe u uroj të gjithëve shërim të shpejtë. Institucionet përgjegjëse do të publikojnë një bilanc të plotë e të verifikuar të të lënduarve.

Dënoj pa asnjë rezervë sulmet ndaj punonjësve të Policisë, dëmtimin e pronës publike dhe private. Protesta paqësore është një e drejtë demokratike që shteti ynë e garanton plotësisht. Dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet në emër të kësaj të drejte themelore.

Policia e Shtetit ka detyrimin të mbrojë qytetarët, institucionet dhe sigurinë publike. Efektivët meritojnë mbështetje për ushtrimin e detyrës brenda ligjit dhe e kanë detyrë të mbrohen nga çdo sulm ndaj tyre.

Njëkohësisht, çdo veprim i Policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional. Organet kompetente do të shqyrtojnë paanshmërisht çdo pretendim për përdorim të paligjshëm apo joproporcional të forcës, pa i paraprirë asnjë përfundimi hetimor. Çdo pamje dhe dëshmi që ndihmon në zbardhjen e çdo detaji të mundshëm duhet të ruhet dhe të verifikohet.

Ligji duhet të zbatohet njësoj për këdo. Përgjegjësitë duhet të përcaktohen individualisht, mbi bazën e provave. Pjesëmarrja në të njëjtën protestë nuk e bën askënd përgjegjës për veprimet e një personi tjetër krah tij.

U kam kërkuar strukturave përgjegjëse të marrin masat për uljen e tensioneve dhe parandalimin e përplasjeve të tjera, duke garantuar sigurinë publike dhe të drejtën për protestë paqësore. Gazetarët duhet të mund ta kryejnë punën e tyre në siguri.

Standardi europian kërkon një shtet që garanton rendin, respekton liritë dhe jep llogari për veprimet e veta. Kjo është përgjegjësia që duhet të përmbushim edhe pas ngjarjeve të sotme”.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

14/11/2026

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

14/11/2026

Ndikimi nga Balluku? Rama hedh poshtë aludimet: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng!

14/11/2026

“Keqkuptim i qëllimshëm”- Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Spiropali e Ndreca s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS! Fakti që s’u votua i qartë, si anëtarë…

14/11/2026

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale!

14/11/2026

Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

14/11/2026

Trump sinjalizon mundësinë e pezullimit të sulmeve ndaj Iranit në mungesë të provokimeve të reja!

14/11/2026

Shqipërinë e dëmton dhuna dhe televizionet që e glorifikojnë…!

14/11/2026

I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!

14/11/2026

Ish-kancelarja Merkel: Pa negociatat me Putinin më 2015-ën, Ukraina nuk do ekzistonte sot! Rusët ishin shumë pranë…

14/11/2026

Protestuesit e dhunshëm nuk ndalen, shkulin kangjella e djegin kosha! Marshohet drejt Kryeministrisë, Policia i ndjek në distancë

14/11/2026

Sondazhi: Shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së!

14/11/2026

Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

14/11/2026

VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

14/11/2026

Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”, kaos në qarkullim!

14/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandalet e fundit në Hungari, kryeministri polak Tusk ‘thumbon’ ish-homologun Victor Orban!
  • Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.