AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas/ I plagosuri mori 10 plumba, dy në kokë. 4 autorë, përdorën makinë me…

by SHT Media
12/11/2025
in Kronikë
6
0
“Makina e autorit dhe e viktimave lëvizën paralel..”Autori doli nga mjeti dhe i qëlloi nga afër/ Zbardhet dinamika e Rinasit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I plagosuri nga atentati i ndodhur një ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit, M.Sh., vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas gazetares së RTSH24, Flutura Tota, ai është qëlluar me 10 plumba, dy prej të cilëve e kanë prekur në kokë. 

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se lëvizjet e Gilmando Danit, i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit, janë ndjekur që në momentin kur ai ka zbritur në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Barcelona. Dyshohet se autorët janë njoftuar menjëherë pas kësaj dhe e kanë pritur në zonën e rrethrrotullimit për ta ekzekutuar. 

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të aeroportit dhe bizneseve përreth, të cilat po analizohen me detaje për të identifikuar autorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm. Gjithashtu, po hetohen edhe persona që kanë qëndruar në zonë dhe janë larguar menjëherë pas atentatit me automjetin tip “Mercedes-Benz S-Class” ngjyrë të bardhë, me të cilin udhëtonin Gilmando Dani dhe M.Sh. 

Ndërkohë, targat e mjetit tip “Toyota” që u gjet i djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës, të përdorur nga autorët, rezultojnë të jenë vjedhur në Greqi një vit më parë. Grupi hetimor ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri. 

Sipas burimeve, autorët kanë qenë katër persona, tre qitës dhe një shofer, të cilët janë larguar nga zona e Niklës drejt Rinasit dhe më pas janë kthyer sërish në të njëjtin drejtim. Gjatë ngjarjes janë përdorur katër armë, ndërsa njëri prej autorëve, pasi ka qëlluar fillimisht me kallashnikov, ka dalë dhe ka qëlluar nga afër me pistoletë ndaj Gilmando Danit. 

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë zhvilluar një operacion të gjerë gjatë natës në zonën e Fushë-Krujës, ku pesë grupe të FNSH-së kryen kontrolle në lokale, banesa dhe automjete nga ora 23:00 deri në 03:00 të mëngjesit. Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona. 

Gjithashtu i plagosuri M.SH, ishte i punësuar prej pak kohës te AMP, por burime për gazetaren e RTSH24 thonë se nuk rezulton që ai të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.   

Gilmando Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe njihej si mik i Emiljano Shulalzirt. Ndaj tij më herët ishin kryer edhe dy atentate të tjera në 2011 dhe 2015, por që u kishte shpëtuar. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

30/10/2026

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

30/10/2026

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

30/10/2026

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

30/10/2026

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

30/10/2026

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

30/10/2026

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

30/10/2026

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

30/10/2026

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

30/10/2026

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

30/10/2026

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

30/10/2026

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

30/10/2026

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

30/10/2026

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

30/10/2026

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja
  • Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.