AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Atentate, vrasje në familje dhe dhunë mes të miturve, ngjarjet e bujshme të vitit 2024

by SHT Media
31/12/2024
in Kronikë
6
0
Atentate, vrasje në familje dhe dhunë mes të miturve, ngjarjet e bujshme të vitit 2024
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viti që lamë pas është mbyllur me një sërë vrasjesh të bujshme. Persona të përfshirë në veprimtari kriminale, atentate mafioze, krimet familjare apo sherret me thika mes adoleshentëve , kanë qenë ngjarjet që kanë karakterizuar vitin 2024. Jo vetëm vrasje për larje hesapesh, viti 2024 ka pasur vrasje të shumta brenda në familje apo mes adoleshentëve dhe për arsye banale. Neësbomb.al ju sjell disa prej tyre, që tronditën opinionin publik.

Vetëm pak ditë pasi kishim trokitur gotat duke uruar Gëzuar Vitin e Ri, Tirana dhe Shqipëria do të shënonte vrasjen e parë për 2024-ën. Më 4 Janar, Vehap Cami qëlloi për vdekje vëllain e tij, Lulëzim Camin dhe më pas veten. Shkak i krimit të rëndë u bë përplasjet e hershme mes dy vëllezërve për shkak të pronave.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të



Dy vellezerit

Më 7 Janar Vlora do të tronditej nga një ngjarje kriminale, ku 22-vjeçari Gëzim Sinomataj do të ekzekutohej me snajper në ballkonin e banesës së tij. Ende dihet asgjë për autorët, ndërsa skema që u ndoq ishte e njëjta, autorët dogjën makinën dhe më pas asnjë gjurmë e tyre. Gëzim Sinomataj, është djali i Sokol Sinomataj i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Gezim Sinomataj – foto nga vendi i ngjarjes

Shqipëria do të shokohej më 23 shkurt nga një ngjarje e rëndë e shënuar në Durrës, ku fëmijët vranë dhe groposën në kasolle trupin e pajetë të babait të tyre, Pëllumb Meta.

Hygerta dhe Hysen Meta, dy fëmijët e Pëllumb Metës akuzohen se kanë vrarë babain e tyre. Hysen Meta  është ai që ka shkrepur armën dhe ka vrarë të atin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe motra, Hygerta. Ndërsa djali tjetër i familjes ka ndihmuar në fshehjen e krimit dhe inskenimin e ngjarjes, ku e deklaruan të zhdukur babain e tyre. Policia pas 10 ditësh e gjeti të groposur në kasollen pranë shtëpisë.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Familja Meta dhe vendi ku varrosen babain

Një krim i dyfishtë do të shënohej më 28 shkurt, ku dy persona do të humbnin jetën dhe shkak do të ishte një banesë. Pas një sherri Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri Emiljano Pinen duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pasi kreu vrasjen, autori u vetëvra.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Pine – Lluka

Një sherr për “like” mes disa të rinjve do të përfundonte më 11 mars. Pas një sherri mes disa të rinjve u qëllua për vdekje me thikë, Grei Bihuci. Konflikti ka nisur ditë më parë mes dy kushërinjve Florjan dhe Klajdi Muka, të cilët sherrin e kanë patur me 20-vjeçarin Olsi Serjanin dhe një tjetër djalë të mitur. Debatet mes tyre kanë nisur në rrjetet sociale, për “like”, e më pas kanë lënë një vend për tu sqaruar ballë për ballë. Kushërinjtë Muka, Olsi Serjani dhe shoku i tij i mitur, Nebi, e lanë të takohen ditën e djeshme për t’ u sqaruar.

Me Olsin ka qenë edhe Grei Bihuci, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin. Sa janë takuar, biseda ka agravuar deri në përdorimin e thikave.  Grei Bihuci, tentoi të futet mes tyre për të ndaluar sherrin, mirëpo fatkeqësisht ai u qëllua për vdekje nga Muka.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Grei Bihuci

Një tjtër ngjarje e rëndë do shënohej më 15 mars, ku Gentian Bejtja do të vritej në oborrin e shtëpisë në Larushk të Fushë-Krujës. Autorët e maskuar dhe veshur me të zeza kanë hyrë në portë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tij.

Autorët dyshohet se qëlluan që nga porta dhe më pas për të siguruar se e kishin vrarë, i janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish. Plot 30 plumba kanë përshkruar trupin e Bejtjas që i shkaktuan edhe vdekjen.

Në lidhje me ngjarjen atë kohë u arrestua Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe është shoqëruar Edison Haxhiu.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Gentian Bejtja

Në fillim të qershorit, më 6 qershor që sapo kishte nisur edhe “vrulli” i sezonit turistik. Një ngjarje e rëndë do të shënohej në Dhërmi, ku Gerald Shehu, pronari i një hoteli do të vriste me armë zjarri recepsionistin, Eraldo Nevruzi.

31-vjeçari kishte shkuar në Dhermi për të punuar, po u vra nga pronari pas një sherri. Më pas autori trupin e viktimës e fshehur në disa shkurre.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Viktima dhe autori

Një krim në familje do të shënohej më 6 gusht, ku Klement Islamaj do të vriste babain, që gjatë një debati i vrau nënën. Klementin Islamaj shty nga shkallë babanë e tij 69-vjeçar, Hyso Islamaj duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 6 gushtit ku Hysen Islamaj, gjatë një debati me bashkëshorten Shano Islamaj, ka marrë sëpatën dhe e ka qëlluar disa herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas kur djali ka parë krimin makabër të babait, e ka shtyrë duke e rrëzuar nga shkallët dhe për pasojë i moshuari ndërroi jetë.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Klement Islamaj dhe foto nga vendi i ngjarjes

Një vrasje si në filma do të shënohej në Tiranë më 20 gusht, ku amerikani Matthew James Wertz mbyt bashkëshorten e tij dhe dy qentë e tyre.

53 vjeçari që punonte si mësues kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri. Pas krimit, amerikani që jetonte në Laprakë i dha fund edhe jetës së tij.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Matthew James Wertz dhe bashkeshortja

Elis Rroshkodoli do të ekzekutohej më 30 gusht brenda një lokali në Shkodër. Viktima ka qenë në një lokal duke pirë kafe, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

36-vjeçari ishte një person me precedent penal. Ai në 2023 ishte përfshirë në një sherr në Rumani, ku pas një sherri ka qëlluar me thikë pronarin e një klubi nate.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Elis Rroshkodoli

Enver Balla 62-vjeç do të ekzekutohej nga djali i tij, Esmerald Balla në Shënavlash të Durrësit më 5 shtator. Esmerald Balla vrau babain e tij dhe më pas trupin e hodhi në një pus. Ai tentoi të fshihte ngjarjen, pasi shkoi në komisariat dhe kallëzoi se babai ishte zhdukur. Pas kërkimeve trupi i pajetë i 62-vjeçarit u gjet në një pus.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Babai dhe djali

Një vrasje e dyfishtë do të shënohej në Roskovec më 10 korrik, ku Altin Kuka vrau me armë zjarri Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha dhe nip. Gramoz Kurtaj dhe Ladimir Kurtaj, mësohet se kanë debatuar me 49-vjeçarin, Altin Kuka e “molllë e sherrit” mes tyre mësohet të jetë bërë djali i autorit i cili është përplasur më herët me viktimat.

Pas debatit ka qenë Kukaj i cili ka ardhur në ndihmë të së birit dhe debati mes tij dhe dy anëtarëve të fisit Kurtaj ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

49-vjeçari ka marrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të xhaxhait dhe nipit, Gramoz dhe Ladimir Kurtajt të cilët si pasojë e plagëve të marrë humbën jetën në spital.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Viktimat dhe autori

Shkodra do të shënonte dy ngjarje të rënda në Tetor. Më 14 tetor, ku një 15-vjeçar u vra pasi u godit disa herë me thikë. I mituri Emiljano Gjoni gjeti vdekjen në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda që kishte marrë. Autori i kësaj ngjarje ishte po ashtu një 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi pas një debati që degradoi në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Foto nga vendi i ngjarjes

Por Shkodra dhe Shqipëria do të tronditej nga një masakër e shënuar më 30 tetor në Dobraç. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës, ku po qarkullonte Hamza Lici. Si pasojë e këtij atentati humbi jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy kalimtarë të rastit, Flutura Basha dhe Bashkim Basha.

Shënjestër e këtij atentati ishte Ibrahim Lici, i cilësuar edhe si “Fatnazma”  që thuhet se ishte në makinën që u qëllua me breshëri plumbash, por që arriti të dilte gjallë nga aty dhe më pas të arratisej.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Hamza Lici dhe Ibrahim Lici

Një tjetër vrasje do të shënohej në vend më 13 nëntor, këtë herë në Tiranë, ku do të ekzekutohej me plumb në kokë biznesmen Eduart Reçi. Në lidhje me ngjarjen u arrestuan dy shtetas, vëllezër Florjan dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit me detyrë oficer polici, dhe dyshohet se ka qëlluar me armë.

Shkak i kësaj vrasje dyshohet që është bërë angazhimi që biznesmeni kishte për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Eduart Reçi dhe foto nga vendi i ngjarjes

Një sherr mes disa të miturve do të përfundonte në një tragjedi që do të trondiste gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për ngjarjen e shënuar më 18 Nëntor jashtë shkollës së Fan Nolit të Tiranë, ku Martin Cani 14 vjeç u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Gjithçka ndodhi pas një sherri në rrjetet sociale, ndërsa më pas e kishin lënë për t’ u sqaruar nga afër jashtë shkollës. Sherr që degradoi në përdorimin e thikës dhe si pasojë humbi jetën Martin Cani dhe u plagos Luis Mecja.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Martin Cani

Më 22 nëntor, pak pas mesnate, 30-vjeçarit Klaudio Prendi do të ekzekutohej me breshëri plumbash tek Xhamlliku. Djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi u qëllua për vdekje sapo doli nga lokali ku qëndronte me shokët. Gjithçka ndodhi në pak sekonda; Klaudio Prendi sapo futej në mjetin “Mercedes Benz G Class” që e kishte parkuar buzë rrugës dhe menjëherë përballë vjen makina e autorëve, një Audi RS6.

Mjeti qëndroi paralel me derën e parë të makinës së 30 vjeçarit dhe në atë moment mendohet të jetë kryer vrasja me 5 plumba me pistoletë me silenciator. Mjeti i autorëve më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Klaudio Prendi

Në Durrës një krim do të shënohej më 10 dhjetor, ku shoku do të vriste shokun për arsye banale. 33-vjeçari Branko Shkoza u gjet i pajetë në kanalin e ujërave të zeza në Durrës. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por nga hetimet e policisë rezultoi se Branko është vrarë nga shoku i tij 35-vjeçari Majlind Habibi.

Autor i krimit është arrestuar pasi dyshohet se pas një përleshje ka shtyrë nga ura 33-vjeçarin, i cili për pasojë ndërroi jetë. Autori tha se kishte kryer krimine  rëndë pasi viktima i kishte ngacmuar gruan.

Atentate, vrasje tragjike në familje dhe sherret e dhunshme mes të

Autori – Viktima

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Elbasan/ Grabitja nën kërcënimin e armës, pronari rrëfen tmerrin: Na vunë pistoletën në kokë

12/10/2026

Trafiku i drogës drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-nëndrejtori i Kufirit në Korçë! Jepet verdikti edhe për bashkëpunëtorin

12/10/2026

“Një nga udhëheqësit më të shquar në botë”- Ministri Gideon Sa’ar takohet Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë! Mik i Izraelit

12/10/2026

Ambasadori i SHBA në SPAK, çfarë ‘zbuloi’ Berisha që doli nga shinat?!

12/10/2026

“Janë krijuar servera paralelë”- PD kundër votimit elektronik, Berisha shpalos fantazinë: Është i manipuluar nga SHISH, nuk e pranojmë!

12/10/2026

I dënuar me 2 vjet burg të formës së prerë, ish-kryeprokurori Llalla kërkon të shpëtojë me procedurë! Pretendon se kaloi afati ligjor, do parashkrimin e veprës

12/10/2026

Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika (DETAJET)

12/10/2026

Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!

12/10/2026

Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

12/10/2026

VIDEO/ Ledri Vula e djeg në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, paratë derdhen lumë, nuk mungojnë as tupanat

12/10/2026

Karma e zgjerimit të skandalit LaCivita në median amerikane

12/10/2026

“Shërbimi ndaj qytetarëve, thelbësor”- Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadoren e Holandës: Në fokus bashkëpunimi në drejtësi!

12/10/2026

Kishte humbur burrin dhe dy nga djemtë, 82-vjeçarja gjendet e pajetë në rezervuarin e Bilishtit! Detajet e para, dyshohet se u mbyt, jetonte me…

12/10/2026

“Mbretëresha ime…”- Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt!

12/10/2026

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Elbasan/ Grabitja nën kërcënimin e armës, pronari rrëfen tmerrin: Na vunë pistoletën në kokë
  • Trafiku i drogës drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-nëndrejtori i Kufirit në Korçë! Jepet verdikti edhe për bashkëpunëtorin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.