AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Arrestimi i ish-kreut të FRPD Kavajë/ E shkuara e babait të Kid Kazazit, nga shitja e makinës që u përdor në vrasje, te prangosja si dëshmitar në gjyq

by SHT Media
31/08/2025
in Kronikë
6
0
Arrestimi i ish-kreut të FRPD Kavajë/ E shkuara e babait të Kid Kazazit, nga shitja e makinës që u përdor në vrasje, te prangosja si dëshmitar në gjyq
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kid Kazazi 30 vjeç nga Kavaja, dikur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këtë qytet, u arrestua të premten pasi ishte shofer i makinës ku u kap Ferhat Kaja, pronar i lokal ‘Stockoholm’ në Tiranë, që dhunoi pak javë më parë pronarin e lokalit Tokyo.

Vetë Kazazi ishte person i shpallur në kërkim 3 muaj për një atentat të mbetur në tentativë, pasi qëlloi me armë ndaj makinës në lëvizje në Fllakë të Durrësit ku udhëtonte Arbër Goreja 36 vjeç me dy fëmijët 14 e 15 vjeç. 36-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa të miturit fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Shkak i asaj ngjarje ishte një sherr mes Arbër Goreja dhe babait të Kid Kazazit. Goreja e kishte goditur me grusht Eqerem Kazazin (babai i Kid Kazazit) dhe i biri ishte betuar se nuk do t’ja falte 36-vjeçarit.

Por vetë babai i Kid Kazazit, Eqerem Kazazi, rezulton të jetë një person që ka patur probleme me drejtësinë.

Dikur ai ka qenë dëshmitar në një proces gjyqësor në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër të pandehurve të Bandës së Durrësit, për një vrasje të dyfishtë dhe plagosje në vitin 1998.

Bëhet fjalë për vrasjen e Viron Currit dhe Arjan Pajës, e plagosjen e Marsel Sotirit në vitin 1998 në Rrashbull të Durrësit.

Ndërkohë, një vit më vonë, në vitin 1999, u eliminua edhe Marsel Sotiri.

Eqerem Kazazi u arrestua në vitin 2012 me urdhër të prokurorit Anton Martini për shkak të ndryshimit të deklarimeve të tij të dhëna në datat 8 prill e 16 maj 2006 në cilësinë e dëshmitarit. Në momentin e shoqërimit nga agjentët e policisë në atë periudhë, Kazazi shprehu habinë për arrestimin, duke u justifikuar me fjalët: “Nuk i mbaj mend ato që kam thënë se kanë kaluar disa vite”.

Eqerem Kazazi ishte thirrur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë kohë si dëshmitar në vrasjen e shtetasit Marsel Sotiri.

Mirëpo për këtë akuzë, çështja ndaj Kazazit u pushua për shkak të amnistisë së shpallur nga parlamenti.

Në 2006, Eqerem Kazazi kishte pranuar njohjen me Lulëzim Berishën nëpërmjet një mikut të vëllait të tij. Po kështu ai kishte pranuar se i kishte shitur makinën “Volkswagen Golf 2”, Ermir Dervishit, për 2 milionë lekë të vjetra. Makina “Golf 2” rezulton të ishte përdorur në atentatin e parë ndaj Marsel Sotirit, ku ai mbeti i plagosur, dhe ku u vranë shokët e tij Viron Curri e Arjan Paja.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

06/11/2026

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

06/11/2026

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

06/11/2026

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

06/11/2026

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

06/11/2026

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

06/11/2026

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

06/11/2026

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

06/11/2026

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

06/11/2026

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

06/11/2026

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

06/11/2026

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

06/11/2026

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

06/11/2026

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

06/11/2026

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik
  • Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.