AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

by Alb Times
06/11/2026
in Opinion
6
0
Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Udhërrëfyesi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, një dokument dyfaqësh i publikuar dje, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në procesin e integrimit tonë evropian.

Për herë të parë, perspektiva e anëtarësimit po shoqërohet me një kalendar konkret dhe ambicioz, që synon mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në dhjetor 2027 dhe nisjen e përgatitjes së Traktatit të Anëtarësimit.

Sipas planit të paraqitur, Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit të Bashkimit Evropian të nisë punën për hartimin e këtij traktati. Paralelisht, parashikohet një paketë e posaçme financiare dhe një proces i integrimit gradual të Shqipërisë në politikat, programet, agjencitë dhe strukturat e punës së Bashkimit Evropian, përpara anëtarësimit të plotë.

Por pyetja kryesore nuk është vetëm se kur Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së. Pyetja që i intereson drejtpërdrejt qytetarëve dhe sipërmarrjes është: Çfarë fitojmë konkretisht nga ky udhërrëfyes dhe si mund të ndihet ndryshimi në jetën tonë të përditshme?

Çfarë parashikon konkretisht Udhërrëfyesi?

Përfitimet mund të fillojnë përpara anëtarësimit të plotë. Nëse angazhimet politike dhe reformat përmbushen, Shqipëria mund të përfitojë më herët nga hapja graduale e tregjeve, investimet, financimet evropiane, bashkëpunimi energjetik, transporti, digjitalizimi dhe programet e përbashkëta të BE-së.

Plani i Komisionit Evropian përcakton tri faza për mbylljen e kapitujve të mbetur të negociatave.

Tabela 1. Kalendari i Udhërrëfyesit të BE-së

Periudha Kapitujt që parashikohet të mbyllen
Deri në fund të vitit 2026 6 kapituj
Gjashtëmujori i parë i vitit 2027 10 kapituj
Deri në dhjetor 2027 15 kapitujt e fundit
Gjithsej 31 kapituj

Sipas këtij kalendari, synohet mbyllja e 31 kapitujve të mbetur, ndërsa Komisioni Evropian lë të hapur mundësinë që procesi të përfundojë edhe më herët, nëse ritmi i reformave dhe përmbushja e kritereve e lejojnë.

Mbyllja e negociatave nuk është e njëjtë me anëtarësimin e plotë në BE. Pas përfundimit të negociatave, Traktati i Anëtarësimit duhet të negociohet e të miratohet nga Këshilli i Evropës, sipas procedurave përkatëse, si dhe të nënshkruhet dhe të ratifikohet nga Parlamentet e të 27 Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe, kuptohet, edhe nga Kuvendi ynë.

Udhërrëfyesi është një kalendar politik dhe institucional me objektiva të qarta. Po cilat janë përfitimet që marrim prej tij?

Përfitimi i parë: qasje më e madhe në tregun e BE-së

Ky është ndoshta përfitimi ekonomik më i rëndësishëm i integrimit tonë gradual. Tregu i Përbashkët Evropian u jep mundësi bizneseve tona të operojnë në një hapësirë shumë më të madhe ekonomike, me rregulla të përbashkëta dhe me më pak pengesa për tregtinë.

Për Shqipërinë, zgjerimi gradual i aksesit në pjesë të këtij tregu sjell më shumë mundësi eksporti për prodhuesit tanë, ulje të kostove dhe procedurave administrative për bizneset, mundësi më të mëdha për kompanitë shqiptare që të marrin pjesë në zinxhirët evropianë të prodhimit, si dhe më shumë investime nga kompanitë evropiane që kërkojnë partnerë dhe kapacitete prodhuese në rajon.

Përfitimi nuk do të jetë automatik për çdo biznes. Ai do të varet nga kushtet e marrëveshjeve konkrete, nga përafrimi i standardeve dhe nga aftësia e sipërmarrjeve tona për të konkurruar.

Për shembull, industria ushqimore, përpunimi i produkteve bujqësore, industria tekstile dhe e këpucëve, prodhimi i materialeve të ndërtimit dhe shërbimet digjitale mund të kenë mundësi të reja për të hyrë në tregje më të mëdha të BE-së.

Për sipërmarrësin tonë, integrimi gradual i parashikuar nga Udhërrëfyesi ënkupton më shumë klientë, më shumë kontrata dhe më shumë mundësi për të rritur prodhimin.

Përfitimi i dytë: Më shumë investime dhe vende pune më cilësore

Integrimi evropian nuk është vetëm një proces ligjor. Ai është edhe një proces ekonomik që mund të ndryshojë strukturën e investimeve në Shqipëri.

Përmirësimi i sigurisë juridike, përafrimi i legjislacionit me standardet evropiane, forcimi i institucioneve dhe transparenca më e madhe e bëjnë vendin tonë më tërheqës për investitorët e huaj, sidomos ata nga BE, por jo vetëm.

Përfitimet konkrete do të jenë investime të reja në industri dhe përpunim, zgjerim të sektorit në teknologji dhe shërbimeve, krijimi i vendeve të reja të punës me produktivitet dhe paga më të larta, si dhe shtim i investimeve në formimin profesional dhe në aftësimin e punonjësve.

Kjo na ndihmon, pasi rritja jonë ekonomike nuk do të mbështetet vetëm tek turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Ajo do nisë të mbështetet gjithnjë e më shumë tek prodhimi, eksportet, teknologjia dhe industria me vlerë të shtuar, me nisjen e integrimit konkret gradual në BE.

Integrimi evropian po shërben kështu si një instrument për të ndryshuar modelin tonë të zhvillimit ekonomik.

Përfitimi i tretë: paketa financiare dhe më shumë fonde për zhvillimin

Një tjetër element i rëndësishëm i Udhërrëfyesit është parashikimi i një pakete të posaçme financiare. Ai nuk e thotë sa fonde do të jenë, por me siguri ato do të jenë në nivele qindra milionë euro.

Kjo do të na krijojë mundësi për financime shtesë në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Tabela 2. Investimet e reja nga BE

Fusha Përfitimi i mundshëm
Infrastrukturë Investime në rrugë, hekurudha, porte dhe lidhje rajonale
Bujqësi Modernizim i fermave, teknologji dhe standarde evropiane
Industri Mbështetje për prodhimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë
Energji Investime në burime të rinovueshme dhe rrjete elektrike
Mjedis Trajtim i ujërave të ndotura, mbetjeve dhe mbrojtje e natyrës
Arsim Modernizim i shkollave dhe formimit profesional
Digjitalizim Zhvillim i shërbimeve publike dhe infrastrukturës digjitale
Bashkitë Projekte për shërbimet publike dhe zhvillimin lokal

Për ne si qytetarë, rëndësia e këtyre fondeve nuk matet vetëm me shumën e parave që vijnë nga Brukseli. Ajo matet me shkollat që modernizohen, ujësjellës që përmirësohen, rrugë dhe hekurudha që ndërtohen, ferma që bëhen më konkurruese dhe biznese që krijojnë vende të reja pune.

Përfitimi i katërt dhe kryesori për këto ditë: Më shumë mundësi për të rinjtë, studentët dhe profesionistët

Integrimi gradual në programet dhe strukturat evropiane mund të zgjerojë mundësitë për studentët, pedagogët, studiuesit dhe profesionistët shqiptarë.

Këto mundësi përfshijnë pjesëmarrje më të gjerë në programet evropiane të arsimit dhe kërkimit shkencor, shkëmbime universitare dhe profesionale, bashkëpunim më të madh mes universiteteve shqiptare dhe atyre evropiane, trajnime dhe certifikime profesionale sipas standardeve të BE-së, si dhe mundësi të shumëfishuara për projekte të përbashkëta.

Këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm: integrimi gradual në programe dhe struktura të BE-së nuk do të thotë automatikisht se qytetarët shqiptarë fitojnë të gjitha të drejtat e lëvizjes, punësimit dhe qëndrimit që kanë qytetarët e vendeve anëtare.

Këto të drejta lidhen me statusin e anëtarësimit dhe me rregullat përkatëse. Por afrimi gradual mund të krijojë më shumë mundësi përpara anëtarësimit të plotë.

Përveç këtyre, çfarë mund të fitojë konkretisht një familje shqiptare?

Përfitimet e integrimit nuk duhet dhe nuk kanë pse të mbeten vetëm në dokumente politike apo në statistika makroekonomike. Ato do të përkthehen në ndryshime të prekshme në buxhetin familjar dhe në cilësinë tonë të jetës.

Tabela 3. Përfitimet e familjes shqiptare

Fusha Ndikimi për familjet
Punësimi Më shumë vende pune dhe mundësi për paga më të mira
Ushqimet Siguri dhe kontroll më i mirë i produkteve ushqimore
Arsimi Më shumë mundësi shkëmbimi dhe programe evropiane
Shëndetësia Standarde më të larta dhe bashkëpunim më i gjerë
Energjia Furnizim më i sigurt dhe investime në rrjet
Transporti Lidhje më të mira me tregjet dhe vendet evropiane
Konsumatori Mbrojtje më e fortë e të drejtave si konsumatorë
Shërbimet publike Administratë më transparente dhe më efikase

Sigurisht, këto përfitime nuk do të vijnë menjëhere. Por rruga tashmë, për t’i siguruar ato në vetëm dy-tre vitet e ardhshme është e hapur.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

06/11/2026

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

06/11/2026

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

06/11/2026

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

06/11/2026

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

06/11/2026

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

06/11/2026

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

06/11/2026

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

06/11/2026

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

06/11/2026

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

06/11/2026

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

06/11/2026

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

06/11/2026

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

06/11/2026

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

06/11/2026

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit
  • Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.