• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Arrestimet te ‘Bujqësori’, SPAK: Janë hetuar nëntë procedura prokurimi me vlerë 90 milionë lekë

25/02/2025
in Kronikë
Reading Time: 8 mins read
Arrestimet te ‘Bujqësori’, SPAK: Janë hetuar nëntë procedura prokurimi me vlerë 90 milionë lekë
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht për masat e sigurisë të lëshuara për 24 persona, staf i universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).

Sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90 milionë lekë.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, regjistroi procedimin penal nr.13 më 21.10.2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”, parashikuara nga nenet 258, 259 dhe 244 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara rezulton se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Njësisë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencitë Ligjzbatuese të tjera në vend, janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike.

Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi.  Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet  e kundraligjshme të njësisë së prokurimit  dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit,  specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre).

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.9, datë 24.02.2025, ka vendosur:

  • Të caktojë ndaj shtetasve: E.T.,* A.Ll.,* M.Q.,* A.M.,* masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
  • Të caktojë ndaj shtetasit P.Z., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
  • Të caktojë ndaj shtetasve: A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A.P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi A.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Kashar, Yzberisht, Rr. “Ismail Qemali”, Nd. 18, H.67, Ap.7, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.B., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Njësia Administrative nr. 3, Rr. “Bardhyl”, Nd. 4, H.5, Ap.17, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi S.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Teodor Keko”, Nd. 305, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi I.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “E Dibrës”, Nd. 196, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi D.L., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative nr. 7, Rr. “Frederik Shiroka”, Nd. 18, H.19, Ap. 11, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Bajram Curri”, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Kashar, Yzberisht, Rr. “Faik Konica”, Nd. 32, H.56, Ap.10, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi R.Dh., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative Nr. 1, Nd. 133/1, H.1, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi B.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Poliçan, Rr. “22 Gushti”, Nd. 9, H.1, Ap. 14, Skrapar.

-Urdhërohet shtetasi T.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Gjirokastër, Rr. “18 Shtatori”, Nd. 117.

  • Të caktojë ndaj shtetasve E.S.,* K.J.,*, I.K., E.K., K.L., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim E.S., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.J., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim I.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim E.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.L., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

  • Të caktojë ndaj shtetases R.K., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim R.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

  • Të caktojë ndaj shtetasit B.B., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim B.B., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

  • Të caktojë ndaj shtetases E.Sh., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim E.Sh., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

  • Të caktojë ndaj shtetases R.D., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

-Urdhërohet personi nën hetim R.D., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

  • Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimit e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe t’i dërgojë në ambientet e paraburgimit si dhe të komunikojë dhe ekzekutojë masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, masa këto të caktuara me këtë vendim.

Në datën 25.02.2025, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.9 datë 24.02.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për fakte penale dhe  veprime  të kundraligjëshme të personave të tjerë.

Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetimet paraprake të zhvilluara dhe ekzekutimin e masave të sigurimit.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

27/01/2026
SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

12/01/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

06/02/2026
Injoranca e gazetarëve VIP: Nuk dinë as emrin e aeroportit të Rinasit. Ja si i mashtrojnë shikuesit

Injoranca e gazetarëve VIP: Nuk dinë as emrin e aeroportit të Rinasit. Ja si i mashtrojnë shikuesit

06/02/2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

06/02/2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

06/02/2026

Recent News

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

06/02/2026
Injoranca e gazetarëve VIP: Nuk dinë as emrin e aeroportit të Rinasit. Ja si i mashtrojnë shikuesit

Injoranca e gazetarëve VIP: Nuk dinë as emrin e aeroportit të Rinasit. Ja si i mashtrojnë shikuesit

06/02/2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

06/02/2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

06/02/2026
AlbTimes

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport