AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Arma e heshtur e Kinës, çfarë janë dhe përse i do Trump mineralet e rralla?

by SHT Media
30/10/2025
in Botë
6
0
Arma e heshtur e Kinës, çfarë janë dhe përse i do Trump mineralet e rralla?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kina shtyn zbatimin e raundit të fundit të kontrolleve të eksportit për mineralet e rralla, si pjesë e marrëveshjes së arritur mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, por kufizimet e mëparshme mbi këto minerale thelbësore, që kanë tronditur tregtinë globale, mbeten në fuqi.

Mineralet e rralla, 17 elementë që luajnë role të vogla, por jetike në ndërtimin e makinave, avionëve dhe armëve, janë shndërruar nga materiale pak të njohura në armën më të fuqishme të negociatave të Kinës, falë kufizimeve të reja të eksportit të vendosura këtë vit, që i lejojnë Pekinit të ndërpresë furnizimin për klientët e huaj që varen nga prodhimi kinez.

Trump dhe Jinping  u takuan të enjten në Korenë e Jugut për një samit që zgjati gati dy orë, pas të cilit presidenti amerikan deklaroi se Kina kishte pranuar të mbante të hapur eksportet e mineraleve të rralla dhe se “çështja është zgjidhur”.

Pak më vonë, Kina njoftoi se do të pezullonte për një vit kontrollet e eksportit të shpallura më 9 tetor, megjithatë, kjo nuk prek kufizimet e miratuara në prill, të cilat kontrollojnë eksportet e shtatë mineraleve të rralla dhe, veçanërisht, magnetët që janë të domosdoshëm për industrinë e automobilave, mbrojtjen dhe prodhimin e çipave. Sipas analistit Tim Zhang nga “Edge Research” në Singapor, deklarata e Kinës lë mjaft hapësirë për manovër, duke i mundësuar Pekinit të interpretojë marrëveshjen sipas interesit të vet.

Po, përse  janë të rëndësishme mineralet e rralla?

Këto 17 minerale me ngjyrë argjendi nuk janë të rralla në koren e Tokës, por vendburimet e leverdishme ekonomikisht janë të pakta, dhe procesi i ndarjes së tyre për të prodhuar magnetët e përhershëm është jashtëzakonisht kompleks. Kina zotëron rreth 60% të prodhimit global të mineraleve të rralla, por kjo shifër rritet në 90% kur bëhet fjalë për përpunimin e tyre dhe prodhimin e magnetëve.

“Trump dëshiron metale të rralla sepse ekonomia amerikane është shumë e varur nga burimet kineze dhe është një rrezik ekonomik dhe i sigurisë kombëtare. Pra, arsyeja numër një. Arsyeja numër dy është se nuk ka shumë kompani amerikane që janë në gjendje të nxjerrin dhe prodhojnë metale të rralla brenda SHBA-së. Dhe arsyeja numër tre është se ekziston Ukraina dhe ne i kemi këto komoditete atje. Dhe për të shmangur që kinezët të marrin përsipër elementet e rralla të Ukrainës dhe të ndërtojnë miniera të mundshme atje, është një mundësi për amerikanët. Dhe arsyeja numër katër është t’i bëjnë ukrainasit të paguajnë për mbështetjen ushtarake amerikane. Pra, ja ku shihni disa arsye pse Trump i dëshiron ato. Por përsëri, duhet të presim, çfarë do të thotë vërtet në terren”, tha Dr. Jakob Kullik.

Që mineralet e rralla të kthehen në magnetë të përdorur në automjetet elektrike duhet të realizohen një sërë hapash kompleksë… Fillimisht minerali nxirret nga minierat, shtypet dhe përpunohet për të prodhuar koncentrat të mineraleve të rralla me përmbajtje 60–70%. Më pas kalohet tek heqja e radioaktivitetit: Disa lloje, simonaziti, përmbajnë torium ose uranium, të cilët hiqen me acide. Ndarja është hapi më i vështirë, që ndahet në disa faza kimike, shpesh me përdorim të lëndëve toksike.

Oksidet e ndara transformohen në metale përmes elektrolizës. Magnetët më të përdorur përbëhen nga neodim, praseodim, hekur dhe bor. Përmes procesit të “sinterimit”, pluhurat e përftuara nën presion dhe temperaturë të lartë formojnë magnetët që përdoren në makina elektrike dhe turbina ere, dy sektorët që pritet të nxisin më shumë kërkesën në vitet e ardhshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

31/10/2026

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

31/10/2026

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

31/10/2026

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

31/10/2026

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

31/10/2026

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

31/10/2026

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

31/10/2026

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

31/10/2026

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

31/10/2026

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

31/10/2026

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

31/10/2026

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

31/10/2026

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

31/10/2026

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

31/10/2026

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë
  • Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.