AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

by SHT Media
02/11/2026
in Kosovë
6
0
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve institucionalë në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.

Kërkesa e Haxhiut u bë më 2 nëntor, në ditën kur nisi punën komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e përgjegjësisë institucionale në këtë rast.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu tha se hetimi parlamentar duhet të shoqërohet me veprime konkrete nga organet e drejtësisë.

“Do të duhej që Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për mosveprimet apo veprimet e gabuara të secilit zyrtar”, deklaroi ajo.

Sipas Haxhiut, komisioni parlamentar do të shërbejë si një mekanizëm shtesë për shqyrtimin e rastit dhe përgatitjen e një raporti që do t’i dërgohet prokurorisë kompetente.

Ajo kërkoi që të gjithë personat e thirrur për të dëshmuar para komisionit t’u përgjigjen kërkesave të tij.

Haxhiu përshëndeti pezullimin e 11 zyrtarëve policorë, të kryeprokurores së Pejës dhe të prokurores që kishte trajtuar rastin. Megjithatë, ajo kritikoi institucionet e tjera për mungesë veprimi.

“Mbetem me shqetësim se pse Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk ka vepruar dhe as Komuna e Pejës”, tha Haxhiu.

Ajo kërkoi që masa të ndërmerren edhe ndaj zyrtarëve komunalë përgjegjës për mirëqenien sociale.

“Ky rast duhet të na shërbejë që asnjëherë në të ardhmen të mos kemi zyrtarë që nuk e kryejnë detyrën e tyre”, shtoi ajo.

Çfarë do të hetojë komisioni?

Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt nisi punën më 2 nëntor, katër ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi themelimin e tij me 90 vota pro.

Hetimi do të përqendrohet te veprimet dhe mosveprimet e institucioneve që kanë trajtuar rastin e Zekajt. Komisioni do të shqyrtojë gjithashtu trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, tha se hetimi do të mbështetet në fakte dhe prova, ndërsa kërkoi që puna e tij të mos politizohet.

Sipas Ramadanit, procesi do të zhvillohet në tri faza: mbledhjen e provave, vlerësimin e tyre dhe përgatitjen e raportit përfundimtar. Komisioni përbëhet nga 11 deputetë të pushtetit, opozitës dhe komuniteteve joshumicë. Sipas Ligjit për Hetim Parlamentar, ai ka gjashtë muaj kohë për t’ia paraqitur Kuvendit raportin përfundimtar.

Paralajmërimet që i paraprinë vrasjes

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj.

Para se të vritej, Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Gjetjet paraprake të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) nxorën në pah një sërë lëshimesh në trajtimin e rastit.

Sipas IPK-së, Policia nuk kishte dokumentuar zbatimin e urdhrit mbrojtës të lëshuar më 7 shtator. Ndërsa një urdhër tjetër, i lëshuar më 16 tetor, ishte zbatuar me gjashtë ditë vonesë, pas ndërhyrjes së Inspektoratit.

Po ashtu, drejtuesit policorë në Pejë nuk kishin trajtuar një kërkesë të hetuesit, të dërguar më 23 tetor, për rivlerësimin e rastit dhe shtimin e masave të sigurisë për Zekajn. Pas vrasjes, 11 zyrtarë policorë u pezulluan nga detyra, përfshirë drejtues të Policisë në Pejë.

Masa të ngjashme u ndërmorën edhe ndaj kryeprokurores së Pejës dhe prokurores që kishte trajtuar rastin.

Më 30 tetor, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqjen, duke e cilësuar vendimin si një akt të përgjegjësisë morale.

Vrasja nxiti protesta në disa qytete të Kosovës dhe kërkesa për llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar paralajmërimet e viktimës.

Komisionet hetimore, me rezultate të kufizuara ndër vite

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt nis punën në një kohë kur Kuvendi i Kosovës ka një përvojë të gjatë me hetimet parlamentare, por me rezultate të kufizuara dhe përplasje politike.

Sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të publikuar në dhjetor të vitit 2024, nga viti 2001 deri atëherë ishin themeluar 15 komisione hetimore parlamentare. Megjithatë, shumica nuk kishin arritur të zbardhnin faktet për çështjet që kishin marrë përsipër të hetonin.

Raporti identifikon mungesën e vullnetit politik, bojkotet, mungesën e kuorumit dhe mangësitë ligjore si disa nga pengesat kryesore për funksionimin e komisioneve.

Sipas IKD-së, komisionet shpesh janë kthyer në arena përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, në vend që të shërbenin si mekanizma për mbikëqyrje dhe llogaridhënie. Një nga rastet e analizuara në raport është hetimi parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në vitin 2018.

Megjithëse Kuvendi miratoi raportin e komisionit, IKD-ja konstatoi se për më shumë se pesë vjet, Kuvendi dhe Qeveria nuk kishin arritur të adresonin problemet e identifikuara dhe të miratonin Ligjin për të Huajt.

Instituti kërkoi ndryshime në Ligjin për Hetim Parlamentar, përfshirë përcjelljen e raporteve te Prokurori i Shtetit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, si dhe krijimin e mekanizmave për të monitoruar zbatimin e rekomandimeve.

Edhe Komisioni Evropian, në raportin e vitit 2024 për Kosovën, konstatoi se Kuvendi nuk kishte arritur t’i shfrytëzonte në mënyrë efektive komisionet hetimore parlamentare të themeluara me nismën e opozitës.

Kjo përvojë ngre pikëpyetje edhe për efektivitetin e komisionit për rastin Zekaj: nëse do të arrijë të identifikojë përgjegjësitë institucionale dhe të nxisë ndryshime konkrete për mbrojtjen e viktimave të dhunës, apo nëse do të përfundojë pa rezultate të prekshme.

/Marrë nga REL

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!

02/11/2026

DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

02/11/2026

Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

02/11/2026

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

02/11/2026

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

02/11/2026

Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

02/11/2026

Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

02/11/2026

Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

02/11/2026

Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

02/11/2026

Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

02/11/2026

Turqia restauron hapësirat nëntokësore të xhamisë “Shën Sofia”, pritet të hapen edhe për vizitorët

02/11/2026

“Forcimi i shtetit të së drejtës dhe ligjit”- Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK, Klodian Braho, zbardhet agjenda: Bashkëpunim për…

02/11/2026

“Lëreni të pavarur Bankën e Shqipërisë”- Tabaku për paketën fiskale: Nuk kemi ndonjë lehtësim nga pikëpamja e faturës!

02/11/2026

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

02/11/2026

Apeli shtyn për nesër seancën për ankimimin e masës nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni u la në arrest shtëpiak nga GJKKO!

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!
  • Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.