• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Arben Malaj përplaset me ish-truprojën e Nanos: Ja ç’ndodhi në Kryeministri gjatë sulmit të 1998 dhe e vërteta e arratisjes së Fatosit!

21/05/2025
in Politikë
Arben Malaj përplaset me ish-truprojën e Nanos: Ja ç’ndodhi në Kryeministri gjatë sulmit të 1998 dhe e vërteta e arratisjes së Fatosit!

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka folur dje mbi grushtin e shtetit të 1998, ku opozita e asaj kohe sulmoi godinën e Kryeministrisë. Në një emision, ai u shpreh se Fatos Nano u arratis nga godina dhe u strehua në Maqedoni, teksa deklaroi se i fundit që u largua ishte Edi Rama. Mirëpo me të ka replikuar Arben Malaj, ish-ministër i qeverisë Nano dhe që ka qenë brenda asaj godine më 14 shtator 1998. Ai ka rrëfyer atë që sipas tij, është e vërteta e asaj që ndodhi brenda kryeministrisë.

Reagimi i plotë
Truprojat e çdo politikani apo të drejtuesve të institucioneve kushtetuese meritojnë mirënjohje. Problemi i tyre është deformimi i historisë pas disa viteve, për t’u përshtatur me rrethanat përfituese. Kësaj “sëmundjeje” nuk i ka shpëtuar dot as Tori. Ja pse:

1. Fatos Nano nuk ka dashur të largohej nga godina. Kemi qenë disa ministra që këmbëngulëm, pasi urrejtja vrastare e kryengritësve të PD-së ishte drejtuar ndaj Nanos. Pasi ai u largua, ku dhe përgjegjësia morale dhe ligjore i mbetet Gardës?

2. Kryeministri dhe qeveria e kishin bërë të qartë se mbrojtja e Kryeministrisë do të bëhej pa provokuar dhe goditur protestuesit — 100 për qind ndryshe nga ajo që ndodhi më 21 janar.

3. Protestues të armatosur sulmuan Kryeministrinë, duke plagosur komandantin e Gardës, Licaj.

4. Garda e Republikës ra, por më e rëndësishme është që ajo protestë nuk u kthye në një përleshje të përgjakshme.

5. Protestuesit hynë brenda Kryeministrisë dhe godisnin si të çmendur.

6. Kishim mbetur vetëm 3-4 ministra dhe po mbroheshim nga plumba, duke u mbështetur pas kolonave mbajtëse dy kate më lart.

7. Kur humbëm shpresat dhe rreziku vdekjeprurës po na afrohej, plumbat po na rrethonin nga çdo krah.

8. U fol se Berisha kishte marrë telefonata paralajmëruese dhe kërcënuese për t’u tërhequr nga Kryeministria. Pikërisht atyre telefonatave nga Washingtoni, Berisha iu bind menjëherë.

8. Pasi dështuan të pushtonin kryeministrinë, protestuesit u sulën drejte Gardës, ku rrëmbyen një tank.

10. Partia Demokratike u bë e para parti në Evrope pas viteve 90-të që mbajti përpara selisë se saj – një tank luftarak.

9. Se kush iku i pari apo i fundit nga godina e kryeministrisë nuk ka shumë rëndësi, por të vërteten e dimë vetëm ne katër të fundit që fatmirësisht i shpëtuam vdekjes.

10. Përbetimi i Torit se i fundit iku Rama është i pavërtetë dhe i pasinqertë.

10.1. Sepse Tori iku më shpejt se të tjerët, për të shoqëruar Kryeministrin. Pra nuk është dëshmitar okular.

10.2. Garda, besoj në atë kohë, nuk kishte drone për të ndjekur në kohë reale zhvillimet brenda Kryeministrisë.

10.3. Tori ndoshta pa vet-dije, por ndoshta pa me qëllim përfitues, mashtron opinionin publik, pasi nuk ka qenë dëshmitar okular i zhvillimeve të fundit në Kryeministri.

Ky sqarim nuk ka të bëjë me Torin, por me të vërtetat historike, të cilat nuk mund t’i deformojë as vetë Tori.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!