AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin, deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!

by SHT Media
26/09/2024
in Kronikë
6
0
Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin, deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra deputetë të PD që mbushën sallën e Gjykatës së Apelit duket se nuk arritën ta shpëtonin Ervin Salianjin nga drejtësia.

Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi sot denimin me 1 vit burg per deputetin demokrat i cili u shfaq i zverdhur para kamerave pas seancës.

Ai tha se eshte i denuari i parë politik pas 30 vitesh. Sipas tij, ky vendim i Apelit është diktuar nga bandat.

Salianji tha se do ta bëjë dënimin ku të dojë mazhoranca dhe se fushatën do ta vijojë edhe nga qelia.

Apeli ka lene keshtu vendimin e Shkalles se Pare teksa deputeti i PD akuzohet per kallezim te rreme ne lidhje me rastin ‘Babalja’.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti (për të cilin Apeli la gjithashtu në fuqi vendimin e Shkallës së Parë), Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin.

Çfarë ndodhi në seancë?

Në nisje të seancës pati debate. Shkak u bë një vendim i Gjykatës së Krimeve të rënda që pushoi hetimet për trafik droge për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mbrojtja e Salianjit argumentoi se vendimi nuk mund të administrohej si provë në këtë fazë ku ndodhet procesi pasi vendimi është sjellë me postë nga avokati i Xhafajt.

Madje kjo solli edhe reagimin e vetë Salianjit.

“Të vijë një vendim në këtë fazë, është e paligjshme”, mësohet të jetë shprehur ai sipas asaj që raporton gazetarja Glidona Daci e cila ndodhet në sallën e gjyqit.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e vetë trupës gjykuese që i kanë bërë thirrje Salianjit të bëjë kujdes me etikën.

“E vërteta është më e kujdesshme se etika”, iu përgjigj sërish deputeti.

Ndërkohë avokati i Geron Xhafajt theksoi se vendimi është sjellë në përputhje me ligjin.

Pas kësaj Gjykata e Apelit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor dhe të administrojë si provë vendimin, që një javë më parë u bë temë debati në seancë. Më pas vendosi që të të tërhiqet për vendim përfundimtar.

Ervin Salianji në seancën gjyqësore. Shoqërohet nga deputetët demokratë. Pas tij, Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi
Ervin Salianji në seancën gjyqësore. Shoqërohet nga deputetët demokratë. Pas tij, Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi

Salianji: Alizoti u pagua nga drejtues të Policisë

Një ditë më parë, Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat, ku publikoi prova të reja në lidhje me dosjen.

Ai publikoi një përgjim të prokurorisë ku sipas pretendimeve të demokratit ish-drejtori i policisë se Fierit, Albert Nushi i jep para Fredi Alizotit për të pranuar se kishte gënjyer në lidhje me përfshirjen në trafikun e drogës të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Deputeti Salianji thotë se ekzistojnë dhe përgjime të tjera në dosjen zyrtare të Prokurorisë.

I gjithë ky skenar sipas deputetit është me qëllim implikimin e tij në këtë çështje si dhe për të shpëtuar nga një dënim i ri vëllain e Fatmir Xhafajt.

“E gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërë është depozituar në Gjykatë vetëm për arsye që të shmanget nga dënimi i ri vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës”, tha ai një ditë më parë.

Ervin Salianji

Gjyqi “Babalja”

Në lidhje me këtë çështje, gjyqtari Artan Gjermeni i Gjykatës së Shkallës së Parë dënoi me 1 vit burg Salianjin më 18 Dhjetor 2019. Për kallëzim të rremë u dënua me 2 vite burg edhe Fredi Alizoti, i cilësuar si dëshmitari i rremë në audiopërgjim.

Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babalja”, u dënua me 3 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale kalim i paligjshëm i kufirit dhe kallëzim i rremë. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Gjykata vendosi që dënimin me 6 muaj burg ta konvertonte me 100 orë punë.

Në atë kohë, deputeti Salianji paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit dhe asaj të Strasburgut, pasi sipas tij vendimi ndaj tij ishte mafioz dhe i urdhëruar politikisht.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.