• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Anketimi – 82% e qytetarëve ndihen të sigurt! Hodaj: Më pak kriminalitet e vrasje në 2024

03/02/2025
in Politikë
“Plumb në kokë!”, zv.kryeministri zbulon si u kërcënua me jetë

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH u shpreh se është rritur perceptimi i qytetarëve për nivelin e sigurisë në vend dhe gjatë vitit 2024 është ulur numri i vrasjeve.

Duke folur mbi barometrin e sigurisë në Shqipëri, një anketim i financuar nga qeveria suedeze për matjen e perceptimit publik rreth sigurisë, më së shumti rreth punës së Policisë së Shtetit, Hodaj theksoi: “65% e të anketuarve e vlerësojnë punën e policisë të mirë ose të shumë mirë dhe 82% e të anketuarve ndihen të sigurt në qytetin ku ata jetojnë. Në 12 vite, perceptimi i qytetarëve për korrupsion në radhët e policisë është ulur me 21%.”

Duke u ndalur në të dhënat më specifike të sondazhit për fenomenin e krimit dhe vrasjeve, Hodo tha se “ky fenomen ka ardhur me ulje që nga viti 2012. Në 2012 janë vrarë 125 njerëz në vit, ndërsa në 2024 është 41 numri i ngjarjeve të rënda me pasojë humbjen e jetës. Pra kjo tregon tri herë më pak vrasje për vitin që lamë pas. Patjetër që nuk jemi atje ku duhet, sepse do donim shumë që këto shifra të ishin zero. Vrasje dhe aksidentet në rrugë është shumë vështirë që të ulen drejt zeros, por sa më shumë afrohemi drejt zeros, aq më shumë punë na duhet të bëjmë ne.”

Në këtë kontekst, zv.ministri shpjegoi se sondazhi i orienton vendimmarrësit për të vënë re nëse nismat ligjore apo rregullatore janë të duhurat, impaktin që kanë në publik, rezultatet që prodhojnë, të cilat kryqëzohen dhe me të dhëna të tjera.

Duke vazhduar më tej, Hodaj nënvizoi se studimi ofron një tablo të qartë të zhvillimeve dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në punën e Policisë së Shtetit gjatë viteve, e parë nga sytë e qytetarëve.

“Anketa ka nisur në vitin 2013 dhe është realizuar çdo dy vjet, duke përdorur të njëjtën metodologji, të njëjtat pyetje dhe duke siguruar që rezultatet të jenë të matshme dhe të krahasueshme me njëra-tjetrën dhe perceptimi i publikut sa vjen dhe rritet. A jemi atje ku duam? Besoj se asnjëherë nuk do të jemi aty ku duam por jemi në shifra shumë të kënaqshme dhe jemi shumë afër mesatares evropiane. E thënë më shifra mund të themi që 82% e shqiptarëve ndihen të sigurt në Shqipëri. Sipas të dhënave të sondazhit kjo siguri ka të bëjë që nga siguria e të ecurit vetëm nëpër rrugët e vendit, që nga marrëdhënia që ka me Policinë e Shtetit, që kanë me komunitetin, që kanë të bëjnë mbi mënyrën se si ata ndihen ne raport me institucionet shtetërore.”

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!