• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Analizë/ Mes kërcënimeve të Trump dhe interesave saudite, rifillojnë përpjekjet për bisedimet bërthamore SHBA-Iran

13/07/2025
in Botë
Analizë/ Mes kërcënimeve të Trump dhe interesave saudite, rifillojnë përpjekjet për bisedimet bërthamore SHBA-Iran

Teksa presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënon me rinisjen e luftës kundër Iranit, Arabia Saudite po luan një rol kyç për të shtyrë Uashingtonin dhe Teheranin drejt tryezës së bisedimeve për një marrëveshje të re bërthamore, shkruan Haaretz.

Në një opinion për Financial Times, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sfidoi Uashingtonin të zgjedhë diplomacinë mbi luftën, duke sugjeruar se politika amerikane ndaj Iranit po diktohet më shumë nga Izraeli sesa nga interesat amerikane.

Më pas Araghchi zhvilloi vizita të profilit të lartë në Arabinë Saudite, duke u takuar me princin saudit, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarë të tjerë. Ambasadori iranian në Riad theksoi pas takimeve se Arabia Saudite është e vendosur të ruajë dhe zhvillojë kanalet diplomatike me Iranin.

Tri shtete si ndërmjetës të heshtur

Sipas Haaretz, Katari, Omani dhe Arabia Saudite janë rreshtuar si ndërmjetës për të rifilluar bisedimet mes emisarit amerikan Steve Witkoff dhe Araghchi, ndoshta që javën e ardhshme. Këto përpjekje vijnë në një kohë kur Irani ka larguar vëzhguesit ndërkombëtarë të Agjencisë për Energjinë Atomike (IAEA), ka çmontuar kamerat mbikëqyrëse dhe ka grumbulluar qindra kilogramë uranium të pasuruar deri në 60%.

Një diplomat europian i tha Haaretz: “Në Europë supozojmë se, pavarësisht sulmeve amerikano-izraelite, Irani ende ka kapacitete të konsiderueshme pasurimi dhe sasi uraniumi.”

Ai shtoi se rifillimi i bisedimeve është tashmë i pashmangshëm, pasi opsioni ushtarak vetëm sa ka shtyrë përkohësisht krizën.

Arabia Saudite: kujdes ndaj luftës dhe tregut të naftës

Arabia Saudite ka ruajtur një qëndrim neutral ndaj sulmeve të fundit mbi Iranin, duke refuzuar të lejojë përdorimin e territorit të saj për goditje ushtarake dhe duke shmangur denoncimet direkte ndaj SHBA-së. Riad ka sinjalizuar gjithashtu se normalizimi me Izraelin tani kushtëzohet me hapa konkretë për një shtet palestinez, një prioritet i ri pas luftës në Gaza.

Sauditët gjithashtu shqetësohen se një marrëveshje e re bërthamore që heq sanksionet ndaj Iranit do të rriste ndjeshëm eksportet iraniane të naftës, duke shtuar konkurrencën dhe ulur çmimet e naftës, me pasoja të rënda për programet zhvillimore saudite dhe planin “Vizion 2030”. Haaretz thekson se Irani tashmë ka tejkaluar kuotat e OPEC+ dhe po shet 2-3 milionë fuçi në ditë, më shumë se të lejuarat.

Një zyrtar perëndimor e përmblodhi situatën kështu:“Arabia Saudite duhet të përgatitet jo vetëm për një kohë lufte, por edhe për një marrëveshje që i hap Iranit tregun global të naftës dhe godet interesat ekonomike të saj.”

Në mes të dilemave

Riad duket se është i vetëdijshëm se, pa një marrëveshje bërthamore, mbetet nën hijen e kërcënimeve të luftës, që mund të jetë edhe më e kushtueshme për të në planin afatgjatë. Nga ana tjetër, një marrëveshje mund të dëmtojë pozicionin e tij në tregun e energjisë. Prandaj, Arabia Saudite po manovron mes dy rreziqesh, duke ruajtur si “brezin ushtarak amerikan”, ashtu edhe një rrjet sigurie diplomatike me Iranin si “fqinji i mirë që nuk duhet prekur”.

Sipas Haaretz, kjo dinamikë është gjithashtu një reflektim i zhgënjimit të sauditëve nga preferenca e Trump për Izraelin në vend të mbretërisë dhe nga pasiguria mbi atë se kush do të hartojë hartën e re të Lindjes së Mesme.

Më të lexuarat

  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!