AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analizë: Houthit, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

by SHT Media
09/09/2025
in Botë
6
0
Analizë: Houthit, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analizë e Haaretz

Në mars, pak para nisjes së sulmit të madh amerikan kundër Houthive në Jemen, presidenti i SHBA-ve Donald Trump paralajmëroi Iranin se çdo raketë e lëshuar nga rebelët shiitë do të trajtohej si e ardhur nga Teherani.

“Irani do të mbahet përgjegjës dhe pasojat do të jenë të tmerrshme”, shkroi ai në rrjetin TruthSocial.

Por vetëm dy muaj më vonë, Trump shpalli me krenari suksesin e tij të parë diplomatik në Lindjen e Mesme: armëpushimin mes SHBA-ve dhe Houthive. Me këtë hap, Washingtoni iu bashkua listës së vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme me rebelët, mes tyre Emiratet e Bashkuara Arabe, që u tërhoqën nga lufta në 2019-ën, dhe Arabia Saudite, e cila arriti një armëpushim në vitin 2022.

Izraeli, i lënë i vetëm përballë…Jemenit

Pas marrëveshjes me Washingtonin, koalicioni ndërkombëtar ndaloi veprimet kundër Houthive, ndërsa rebelët vijuan të sulmojnë objektivat që i quajnë “izraelite”. Edhe Izraeli, që më parë i lidhte drejtpërdrejt sulmet e Houthive me Iranin, nuk e bën më këtë lidhje publikisht.

Megjithatë, Tel Avivi ka ndërmarrë një seri sulmesh ajrore mbi Jemenin, duke ndjekur një strategji të ngjashme me atë të Joe Biden: parandalim, dobësim kapacitetesh dhe përpjekje për krijim të frikës te kundërshtari.

Por edhe bombardimet e infrastrukturës civile dhe eliminimi i pjesës më të madhe të kabinetit qeveritar të Houthive nuk kanë arritur të sjellin frikësim real. Edhe një dron i vetëm që hyn në hapësirën ajrore izraelite mjafton për të treguar fuqinë e rebelëve.

Një fuqi e pavarur

Analistët theksojnë se lufta nuk është si me milicitë e tjera shiite në Irak apo me Hezbollahun në Liban, që veprojnë hapur në emër të Iranit. Houthit, ndonëse shfaqen si mbrojtës të Gazës, janë një entitet kombëtar i pavarur, që financohet kryesisht nga brenda territorit dhe që kontrollojnë rreth 60% e popullsisë së Jemenit.

Ata arkëtojnë të ardhura nga taksat, tarifat e transportit detar, kontrabanda e naftës dhe prodhimi i armëve vendase, duke siguruar gjithashtu ndihmë ushtarake nga Rusia dhe Kina. Ky model u lejon të mbajnë një ushtri gjigante prej 350-500 mijë luftëtarësh dhe të shtypin rivalët politikë e opozitën e brendshme.

Objektivi: kontrolli i gjithë Jemenit

Houthit synojnë të marrin pushtetin në të gjithë vendin, ose të imponojnë një marrëveshje që u jep pjesën më të madhe të buxhetit shtetëror dhe postet kryesore qeveritare. Për ta, lufta kundër Izraelit dhe bllokimi i korridoreve të Detit të Kuq janë mjet presioni për të arritur objektivat politike.

Ata e kanë provuar më parë se sulmet ndaj objektivave të ndjeshme sjellin përfitime: në 2019-ën sulmuan impiantet e naftës së Aramcos dhe portet në Abu Dhabi, duke përfituar nga ana diplomatike dhe financiare. Marrëveshja me Arabinë Saudite i detyron tashmë sauditët të paguajnë rrogat e punonjësve shtetërorë që realisht punojnë në territoret e kontrolluara nga rebelët, duke subvencionuar drejtpërdrejt buxhetin e Houthive.

Trump dhe kontradiktat amerikane

Trump, që në fillim kërkoi “shuarjen përfundimtare të problemit Houthi”, mori një plan nga gjenerali Mike Kurilla për sulme masive 8-10 muaj, por u mjaftua me një muaj fushatë. Edhe qëndrimi amerikan mbi statusin e Houthive si organizatë terroriste ka qenë kontradiktor:

Në 2021-in, Biden i hoqi nga lista e organizatave terroriste ndërkombëtare, duke anuluar vendimin e marrë nga Trump gjatë mandatit të parë.

Në fund të mandatit, Biden i cilësoi si “grup i veçantë terrorist”.

Trump sapo erdhi në pushtet i riktheu në kategorinë më të rëndë, si “organizatë e huaj terroriste”, por në mënyrë krejt paradoksale firmosi armëpushimin me ta.

Një kërcënim afatgjatë

Avril Haines, ish-drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare gjatë presidencës së Biden, dëshmoi para Senatit në maj 2024 se kërcënimi Houthi “do të mbetet aktiv për një kohë të gjatë”. Në vlerësimin e saj, sulmet në Detin e Kuq janë pjesë e një strategjie politike për të forcuar pozitat e rebelëve në rajon, duke u bazuar në prodhimin e armëve vendase dhe në fuqinë ushtarake që kanë ndërtuar.

Sot, Houthit janë larguar nga lista e kërcënimeve prioritare të Washingtonit, duke lënë Izraelin të përballet i vetëm me këtë front të rrezikshëm.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.