• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Analizë/ Çfarë kërkon Putini nga takimi me Trumpin që do mbahet në Alaskë

11/08/2025
in Botë
Analizë/ Çfarë kërkon Putini nga takimi me Trumpin që do mbahet në Alaskë

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times

Alaska, vendi i përzgjedhur për takimin mes Vladimir Putin dhe Donald Trump të premten, nuk mund të ishte më simbolik për mënyrën se si Kremlini e sheh botën.

Ndryshe nga pushtimi ushtarak i rreth një të pestës së Ukrainës, shitja e Alaskës nga Rusia te SHBA-të në shekullin XIX nga perandori Aleksandri II ishte një marrëveshje paqësore. Sidoqoftë, ajo mbetet një kujtesë që kufijtë kombëtarë nuk janë të përhershëm dhe toka mund të shërbejë si “monedhë” në diplomacinë ndërkombëtare.

Sipas analistëve, as ekuilibri në fushëbetejë dhe as vështirësitë buxhetore nuk po e shtyjnë presidentin rus të tërhiqet nga ambiciet e tij territoriale apo të konsiderojë kushte paqeje të pafavorshme. Përkundrazi, fokusi i tij është të mbajë komunikimin të hapur me Trump, në mënyrë që frustrimi i presidentit amerikan ndaj Moskës të mos sjellë pasoja.

“Putin nuk ka asnjë arsye për të ndalur luftën tani,” tha Alexandra Prokopenko nga Carnegie Russia Eurasia Centre. “Ajo që ka rëndësi për të është të mbajë vëmendjen e Trump-it.”

Nga ana e tij, Trump (i cili ka premtuar t’i japë fund luftës brenda 24 orëve nga marrja e mandatit) është shprehur i irrituar me Putinin, duke e akuzuar se sillet “shumë mirë” publikisht, ndërsa vazhdon të sulmojë Ukrainën dhe të “ushqejë Uashingtonin me një mori gënjeshtrash”. Për herë të parë, Trump ka lejuar transferimin e armëve më të sofistikuara drejt Ukrainës dhe ka kërcënuar me tarifa të reja Indinë për blerjet e saj të naftës ruse.

Mirëpo, kjo klimë tensioni ndryshoi thuajse brenda natës pas vizitës së të dërguarit special amerikan Steve Witkoff në Moskë, vetëm dy ditë para afatit të vendosur nga Trump për armëpushim ose sanksione. Në vend të përshkallëzimit të krizës, Putin-i i bëri ftesën e parë një presidenti amerikan për t’u takuar në tokën amerikane që prej takimit me George W. Bush në vitin 2007.

Takimi në Alaskë, sipas Sam Greene nga King’s College London, është rezultat i një “shtyrjeje në qoshe” të ndërsjellë nga të dy liderët. Putini nuk do të dorëzohej sipas afatit të Trump-it, pa dhënë shenja dobësie, ndërsa Trump hezitonte të vendoste sanksione që mund të rezultonin të padobishme dhe ta bënin të dukej “i dobët dy herë”.

“Fakti që Putin po shkon në SHBA jo si i burgosur, që po kalon nga subjekt irritimi në i ftuar, dhe që takimi zhvillohet pa praninë e ukrainasve apo evropianëve, kjo është një fitore diplomatike,” shtoi Greene.

Takimi i Trump dhe Putin pa presidentin ukrainas Zelenskyy është prej kohësh një synim i Kremlinit dhe duket se po realizohet pa bërë Rusia ndonjë lëshim të rëndësishëm për sa i përket objektivave të saj ushtarake.

Sipas Andrei Kozyrev, ish-ministër i jashtëm rus, ky takim është një përfitim politik për Putinin, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, dhe pa ndonjë kosto për të, ndryshe nga Trump.

Çfarë kërkon realisht Putini? Sipas zyrtarëve ukrainas, Putini po përpiqet të arrijë tre qëllime kryesore përmes këtyre bisedimeve: Të dalë nga izolimi diplomatik; Të shmangë sanksionet e reja; Të përdorë dëshirën e Trump-it për t’i dhënë fund luftës si mjet për të arritur qëllime që nuk i realizoi ushtarakisht.

Ndërkohë, në lindje të Ukrainës, forcat ruse po shtojnë presionin. Rusia ka marrë 502 km² territor në korrik, një ritëm i ngjashëm me muajt e kaluar, sipas agjencisë Black Bird Group. Organizata DeepState raportoi për një përparim gati 7 km në afërsi të qytetit Pokrovsk, që Rusia ka tentuar ta rrethojë prej një viti.

Në planin ekonomik, Rusia ndjehet më e pasigurt. Të ardhurat nga energjia kanë rënë me 20% krahasuar me vitin e kaluar, dhe tarifat e reja të Trump-it ndaj Indisë e thellojnë krizën.

“Ekonomia ruse është më e dobët sot se në çdo moment gjatë tre viteve të fundit,” tha Janis Kluge nga Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).
“Por kjo nuk është ende e mjaftueshme për të ndryshuar qëndrimin e Putinit ndaj Ukrainës.”

Putini duket më i shqetësuar nga rënia e durimit të Trump-it, sesa nga sanksionet e reja.

Megjithëse nuk janë zbardhur të gjitha detajet e bisedimeve mes Putin-it dhe Witkoff-it, është përmendur mundësia e shkëmbimeve territoriale. Trump tha publikisht: “Do të ketë një shkëmbim territoresh, që i shërben të dyja palëve.”

Moska reagoi duke i quajtur propozimet e Witkoff-it “të pranueshme”, por nuk komentoi mbi idenë e Trump-it për një shkëmbim territoresh.

Putini ka ritheksuar kërkesat e tij, të cilat i quan jo kushte, por qëllime: Heqja dorë nga anëtarësimi në NATO; Statusi jo-bërthamor për Ukrainën; “Demilitarizimi” dhe “denazifikimi” i vendit, që praktikisht nënkupton largimin e Zelenskyy-t; Tërheqja e forcave ukrainase nga rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Putin nuk e përjashton mundësinë që Ukraina të ruajë sovranitetin mbi disa rajone, për aq kohë sa i garanton Rusisë akses tokësor në Krime, përmes të ashtuquajturës “servitut” (një term ligjor mbi të drejtën për të përdorur tokën).

Analisti Volodymyr Fesenko thekson se këto janë kurthe diplomatike, sepse Putin e di që Ukraina nuk do të pranojë lëshime të njëanshme. Kjo, sipas tij, do t’i shërbejë Rusisë për të akuzuar Kievin si pengesë për paqen.

Megjithëse ka shenja lodhjeje te publiku ukrainas, shumica e qytetarëve vazhdojnë të kundërshtojnë dorëzimin e territoreve, anashkalimin e NATO-s apo kufizimet ndaj ushtrisë.

Në prag të samitit të Alaskës, si Zelenskyy ashtu edhe Putini po përpiqen të sigurojnë mbështetje nga aleatët e tyre. Ukraina po kërkon nga SHBA dhe BE që negociatat të fillojnë vetëm pas një armëpushimi të qëndrueshëm. Putini, ndërkohë, ka zhvilluar telefonata me liderë të vendeve “miqësore”, si Kina, Emiratet dhe India.

“Nuk ka zgjidhje reale përveç ngrirjes së konfliktit në vijën aktuale të frontit,” tha analisti rus Andrey Kolesnikov.
“Putini kërkon të ndajë botën në sfera influence me Trump-in dhe Xi-në. Një Jaltë e re dhe një Luftë e Ftohtë — kjo është ajo që ai dëshiron. Ai është i etur për të marrë lavdinë e Stalinit.”

Më të lexuarat

  • Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi në Post Ferma VIP (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vetëpastrimi i partisë duhet të nisë nga ty”/ Kryesocialistja e Shkodrës i kthehet Elisa Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çunat e Londrës me blogeret në Dhërmi, ja pse kishte pak protestues mbrëmë para Kryeministrisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vajza e Fatos Lubonjës u pagua nga dhëndri i Berishës, firmosi grabitjen e ish Klubit Partizani, si gënjeu sot para GJKKO duke mbrojtur aferën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!