• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ambasadori amerikan në Izrael shpërthen ndaj kryeministrit britanik: Britania do fliste gjermanisht nëse Starmer ishte në pushtet në Luftën e Dytë Botërore

08/08/2025
in Botë
Ambasadori amerikan në Izrael shpërthen ndaj kryeministrit britanik: Britania do fliste gjermanisht nëse Starmer ishte në pushtet në Luftën e Dytë Botërore

Ambasadori i SHBA në Izrael, Mike Huckabee, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, pasi ky i fundit i kërkoi qeverisë izraelite të “rishikojë menjëherë” planin për marrjen e kontrollit të Gazës. Përmes një postimi në platformën X, Huckabee sulmoi drejtpërdrejt liderin britanik duke e akuzuar për qëndrim të butë ndaj Hamasit.

“Pra, Izraeli pritet të dorëzohet përballë Hamasit dhe t’i ushqejë ata, ndërkohë që pengjet izraelite po vdesin nga uria? A e dorëzoi Britania veten përpara nazistëve dhe ua çoi ushqime? Nëse Starmer do të ishte kryeministër në atë kohë, Britania sot do fliste gjermanisht”, shkroi Huckabee.

Reagimi i tij erdhi pasi Starmer e quajti “të gabuar” planin izraelit për të mposhtur Hamasin dhe për të marrë kontrollin e Gazës, duke e konsideruar si veprim që mund të shkaktojë “më shumë masakra dhe jo zgjidhje”.

Starmer shtoi se “ajo që nevojitet është një armëpushim i menjëhershëm, ndihmë humanitare dhe lirimi i të gjitha pengjeve”. Ai pohoi se Britania po punon me aleatët për një zgjidhje afatgjatë që synon paqen përmes një zgjidhjeje me dy shtete.

Ndërkohë, Huckabee, pastor evangjelist dhe mbështetës i flaktë i Izraelit, ka qenë i njohur edhe më parë për deklarata të forta. Ai ka vënë në dyshim vetë ekzistencën e popullit palestinez dhe ka deklaruar se ata mund të vendosen në vende fqinje si Siria, Jordania apo Egjipti.

Në korrik, ai kishte krahasuar njohjen e Palestinës nga Franca me “një fitore për nazistët pas Luftës së Dytë Botërore”.

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!