• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

24/01/2026
in Botë
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding
Shpërndaje me miqtë

Ish-snowboarderi olimpik kanadez, Ryan Wedding, i akuzuar si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë.

44-vjeçari mbërriti i prangosur në Kaliforni, i shoqëruar nga agjentë të FBI-së, pas ndalimit të tij në Meksikë.

Sipas autoriteteve amerikane, ndaj Wedding rëndojnë akuza të rënda penale, që lidhen me drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Në një konferencë për shtyp pranë Los Anxhelosit, drejtori i FBI-së, Kash Patel, e krahasoi Wedding me figura famëkeqe si Joaquin “El Chapo” Guzman dhe Pablo Escobar.

“Ryan Wedding u shndërrua nga një snowboarder olimpik në trafikantin më të madh të drogës në kohët moderne. Ai është një El Chapo i ditëve moderne. Ai është një Pablo Escobar i ditëve moderne. Ai mendoi se mund t’i shmangej drejtësisë”.

Ryan Wedding ndodhej në listën e “10 personave më të kërkuar” të FBI-së.

Sipas autoriteteve amerikane, 44-vjeçari drejtonte trafikun e kokainës nga Kolumbia përmes Meksikës, drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Hetimet tregojnë se Wedding bashkëpunonte me kartelin meksikan të Sinaloas dhe kontrollonte një operacion që gjeneronte më shumë se 1 miliard dollarë në vit.

Autoritetet amerikane e akuzojnë gjithashtu Wedding si të përfshirë në disa vrasje që lidhen me trafikun e drogës, duke e cilësuar rrjetin e tij si një nga më të rrezikshmit në Amerikën e Veriut.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Bllokadë detare deri në një marrëveshje!”- Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë për shkak të kufizimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paketa e Maleve, Rama zbardh skemën: Prona fitohet vetëm pas investimit, si do të zgjidhet ngërçi i ligjit 7501

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Braho dhe dy drejtues të SPAK priten në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!