Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë mbrëmjen e sotme, 5 dhjetor. Policia e Tiranës njoftoi se janë përplasur dy makina dhe një motor.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 38-vjeçar me iniciale O.Xh. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen shoferët e dy makinave të cilët po pyeten mbi ngjarjen.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

