• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Ai qenka me të meta mendore”/ Versioni i të dyshuarit për abuzimin e 37-vjeçarit ngre pyetje, policia nuk heton akuzën

24/09/2024
in Kronikë
“Ai qenka me të meta mendore”/ Versioni i të dyshuarit për abuzimin e 37-vjeçarit ngre pyetje, policia nuk heton akuzën

Pasditen e 3 shtatorit, një 37-vjeçar me aftësi ndryshe në Biçukas të Divjakës u gjet i djegur në një kanal. Fatmirësisht, ai u shpëtua nga një banor i zonës, por gishtat i janë karbonizuar dhe ka pësuar dëmtime të rënda fizike.

Në redaksinë e “Stop” në Tv Klan ka mbërritur denoncimi i familjarëve të 37-vjeçarit. Ai thotë se ka  qenë i shoqëruar nga një 48-vjeçar, bashkëfshatar i zonës, dhe pasi kanë pirë diçka në një lokal, kanë lëvizur me motorr. Fillimisht i janë drejtuar një farmacie bujqësore e më pas drejt kanalit që digjej.

Këtu fillon rrëfimi i tmerrshëm i 37-vjeçarit që deklaron se bashkëfshatari ka kryer marrëdhënie  seksuale me të, më pas e ka shtyrë për ta hedhur në kanalin e përfshirë nga flakët.

“Stop” ka marrë edhe versionin e të akuzuarit. 48-vjeçari pranon se ditën e incidentit, kanë qenë bashkë me viktimën, por mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale e ta ketë hedhur në kanal.

Gazetari: Ka ardhur një denoncim, në lidhje me një ngjarje, që ju jeni thirrur edhe në policinë e Divjakës, ku pretendohet, që keni qenë me Sokolin. Tani e vërtetë është, që keni qenë tek fusha, tek ara dhe si është djegur ai?

48-vjeçari i dyshuar: Jo ore! Ne kemi qenë në Lushnjë, jo tek fusha…

Gazetari: Se je kapur atje tek motorri, që e merr me motorr Sokolin. Po ku shkoni?

48-vjeçari i dyshuar: Në Lushnjë, kemi marrë ca ilaçe, jo tek fusha. Kemi qenë në Lushnje, kemi blerë dhe kemi ardhur. Më ka kërkuar ta ndaloj atje, e zbrita atje dhe ika në punën time…

Gazetari: Kaq?

48-vjeçari i dyshuar: Kaq!

Gazetari: Ai ka thënë edhe gjëra të tjera. T’i kanë thënë ata në polici?

48-vjeçari i dyshuar: Eeee, eee ato janë…,hë po janë…janë ato atje, i di dhe policia.

Gazetari: Ty të ka thirrur policia?

48-vjeçari i dyshuar: Qysh jo re, dy herë.

Gazetari: Po pse të akuzon ty ai? Ka ndonjë inat me ty, apo ndonjë gjë…?

48-vjeçari i dyshuar: Jo mo, s’kam gjë, po ai është gjysmak.

Gazetari: Ta kam fjalën, unë po mundohem si gazetar, që të kuptoj, pse ka inat me ty? Apo diçka, apo ka ndodhur vërtet?

48-vjeçari i dyshuar: Jo mo vëlla! Këto janë.., ai qenka me të meta mendore.

Gazetari: Ai thotë, që ai ka bërë edhe marrëdhënie seksuale?

48-vjeçari i dyshuar: Jo mo vëlla, eee ii…, më thanë mua atje, biles…

Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?

48-vjeçari i dyshuar: Jo ka, 20 ditë, mo burrë.

Gazetari: Po ku e le fiks atë ditë, çfarë vendi?

48-vjeçari i dyshuar: Tek ura, te ura atje!

Ura në fjalë është me kilometra larg shtëpisë së 37-vjeçarit.

Gazetari: Pse e le atje? Pse donte të shkonte atje ai?

48-vjeçari i dyshuar: Të ikte, t’i binte për shhhh..,për shpi, se andej e ka shpinë ai…

Gazetari: Shtëpinë e ka këtej ai, e ka këtej shtëpinë, poshtë, drejt…

48-vjeçari i dyshuar: E ka lart, pra…

Gazetari: Tek kjo rruga drejt e ka, po ura është këtej…Po pse nuk e le tek shtëpia ti atë, por e le tek ura? Apo donte atje?

48-vjeçari i dyshuar: I ramë ngaaaa.., nuk kemi ardhur nga këtej…,kërkoi të zbresë aty dhe…

Gazetari: Ti e mohon, që mund të kesh kryer marrëdhënie?

48-vjeçari i dyshuar: Jo, jo, nuk bëhet llaf…

Gazetari: Ai thotë ka kryer marrëdhënie, më ka shtyrë me shkelm në kanal dhe më la atje, po tani kjo është një çikë si horror…!

48-vjeçari i dyshuar: Jo mo vëlla, jo, jo!

Puna e dobët e komisariatit të Divjakës ngre shumë dyshime për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Dëshmia e 37-vjeçarit nuk është marrë në prezencë të një psikologu apo psikiatri.

OPGJ: Në pyetje e mora unë Sokolin, për shkak se isha në Tiranë. E njëjta gjë do e pyeste dhe ai, po thjesht meqë isha në Tiranë, rastisa unë për shpejtësi veprimesh, e bëra unë, por çështjen e ka marrë ai Bertoni.

I infiltruari: Kishe psikolog me vete ta pyeste atë?

OPGJ: Kë?

I infiltruari: Sokolin!

OPGJ: Është marrë dëshmia pa praninë e psikologut, psikologu merret vetëm për fëmijët…

I infiltruari: Si ka mundësi d.m.th, s’e di si funksiononi, po ngaqë ai është liruar, ai tjetri, ne e pamë…

OPGJ: Tani nuk vendos unë atë, se lirohet apo jo, atë e vendos prokurori, se si e heton atë tjerin…

Personat që kanë dijeni nuk janë pyetur e po ashtu nuk janë marrë kamerat e bizneseve të zonës.

OPGJ: Po n.q.s ka ndodhur, do dalë, do arrestohet, për mua n.q.s,veprimet janë kry…, n.q.s del akti mjeko-ligjor që ky ka pas shenja kështu. Ashtu, ai është në burg direkt.

Vetë viktima është kqyrur nga mjekët ligjorë dy javë pas ngjarjes kur gjurmët e aktit mund të shuhen.

/a.r

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!