• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

22/05/2026
in Kryesore, Politikë
Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

Behgjet Pacolli, biznesmeni që mori përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pasi u shpall fitues i koncensionit, i ka vendosur një afat 1 javor, Kryeministrit Edi Rama, për të zgjidhur situatën e krijuar në kantier, ku përfaqësuesit e kompanisë së tij Mabco, nuk lejohen të hyjnë në atë që e konsiderojnë si pronën e tyre.

Në një njoftim public të kompanisë Mabco, thuhet se brenda datës 28 maj, kjo situatë duhet të zgjidhet, pasi në të kundërt, palët do të shihen në Arbitrazh. Ultimatumi i biznesmenit Pacolli drejtuar shtetit shqiptar, vjen pak ditë pasi përfaqësues dhe punëtorë të kontraktuar nga Mabco, nuk janë lejuar të futen në kantierin e ndërtimit.

Në letër, MABCO thekson se vepron si zotëruese e 98% të kuotave të Vlora International Airport – VIA sh.p.k., si investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, dhe jo si kontraktor i zakonshëm.

Mabco pretendon se 2A Group, ortak me 2% të kuotave, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit përmes një administrimi të kontestuar të VIA-s, të regjistruar në QKB, megjithëse sipas MABCO-s nuk ekziston asnjë transferim kuotash i paraqitur për regjistrim në QKB apo i miratuar nga MIE.

“MABCO i kërkon shtetit shqiptar që deri më 28 maj 2026 të garantojë akses të menjëhershëm dhe të mbrojtur në kantier për MABCO-n dhe stafin e saj, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e investitorit kryesor, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe kushtet bazike për punonjësit dhe specialistët, të ruajë provat, të zhbllokojë pajisjet kritike në dogana, të mos njohë efektet e njoftimeve të kontestuara të datave 14 dhe 21 maj 2026, si dhe të organizojë një takim urgjent institucional me MIE, NjZP, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.

Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave deri më 28 maj 2026, MABCO paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe ndjekjen e të gjitha mjeteve juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit dhe në ligj”, theksohet në deklaratën publike.

Që prej nisjes së përplasjeve lidhur me Aeroportin e Vlorës, kjo është hera e parë që biznesmeni Pacolli i drejtohet me një ultimatum Kryeministrit Edi Rama.

Pacolli dhe Rama kanë pasur një raport pothuajse miqësor, ndërsa Kryeministri nuk kursente vlerësimet për biznesmenin, i cili ka mbajtur funksione të rëndësishme politike në Kosovë, por ka ndihmuar financiarisht Shqipërinë, në tërmetin vdekjeprurës të 26 nëntorit 2019.

Deklarata e MABCO

MABCO i kërkon shtetit shqiptar ndërhyrje urgjente për Aeroportin e Vlorës: afati i fundit 28 maj 2026, përpara arbitrazhit ndërkombëtar

MABCO Constructions SA i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit, Zyrës së Kryeministrit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, duke njoftuar se situata në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka kaluar nga paralajmërimet e përsëritura në përjashtim faktik të MABCO-s nga kantieri dhe nga kontrolli real i investimit të saj.

Në letër, MABCO thekson se vepron si zotëruese e 98% të kuotave të Vlora International Airport – VIA sh.p.k., si investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, dhe jo si kontraktor i zakonshëm. Kompania pretendon se 2A Group, ortak me 2% të kuotave, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit përmes një administrimi të kontestuar të VIA-s, të regjistruar në QKB, megjithëse sipas MABCO-s nuk ekziston asnjë transferim kuotash i paraqitur për regjistrim në QKB apo i miratuar nga MIE.

MABCO referon se më 14 maj 2026 administrimi i kontestuar i VIA-s lëshoi një njoftim për ndërprerjen e marrëdhënieve të ndërtimit, të cilin MABCO e refuzoi më 16 maj 2026. Më 17 maj u komunikua kufizimi i aksesit në kantier, ndërsa më 18 maj përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve, punonjësve dhe nënkontraktorëve të MABCO-s iu ndalua fizikisht hyrja në kantier. Më 21 maj, sipas kompanisë, u lëshua një tjetër njoftim që synon ta paraqesë përjashtimin e MABCO-s si “refuzim për bashkëpunim” dhe të krijojë bazë për inventarizim ose marrje të njëanshme të punimeve, pajisjeve, dokumentacionit dhe materialeve teknike të MABCO-s.

Sipas MABCO-s, ky përjashtim nuk mbështetet në asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë, në asnjë vendim të ligjshëm të Autoritetit Kontraktues dhe në asnjë akt të vlefshëm që do të justifikonte largimin e investitorit kryesor nga një projekt strategjik. Kompania pretendon gjithashtu se Policia e Shtetit është përdorur për zbatimin praktik të një vendimi privat të kontestuar, duke krijuar një situatë faktike në favor të 2A Group.

Në letër ngrihen edhe shqetësime për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së specialistëve ndërkombëtarë në zonën e akomodimit të kantierit, përfshirë specialistë kinezë, si dhe për bllokimin për më shumë se shtatë muaj të pajisjeve kritike për certifikimin, përfshirë automjete zjarrfikëse dhe pajisje X-Ray. MABCO kërkon që, përpara çdo hapi drejt certifikimit të aeroportit, të kryhet një auditim teknik i pavarur ndërkombëtar i pistës dhe sistemeve të fushës ajrore, përfshirë AGL, ALS, PAPI dhe sistemet përkatëse të sigurisë aeroportuale.

MABCO njofton se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë përgjigje substanciale. Sipas kompanisë, veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit, përfshirë nenet 11.5, 11.9, 13 dhe 18, si dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.

Në aspektin ekonomik, MABCO deklaron se projekti është mbështetur nga mbi 90 milionë euro kapital, 6 milionë euro interesa të paguara mbi financimin, 10 milionë euro kontribute direkte të MABCO-s, 152 milionë euro ekspozim kolaterali dhe një garanci financiare me kërkesë të parë prej 72 milionë eurosh. Kompania vlerëson se vlera ekonomike e vënë në rrezik është në rendin 250–300 milionë euro.

Përmes letrës, MABCO i kërkon shtetit shqiptar që deri më 28 maj 2026 të garantojë akses të menjëhershëm dhe të mbrojtur në kantier për MABCO-n dhe stafin e saj, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e investitorit kryesor, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe kushtet bazike për punonjësit dhe specialistët, të ruajë provat, të zhbllokojë pajisjet kritike në dogana, të mos njohë efektet e njoftimeve të kontestuara të datave 14 dhe 21 maj 2026, si dhe të organizojë një takim urgjent institucional me MIE, NjZP, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.

Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave deri më 28 maj 2026, MABCO paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe ndjekjen e të gjitha mjeteve juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit dhe në ligj. /Pamfleti/

Më të lexuarat

  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e bllokon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pres të më marrë ende në telefon…”, Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Urdhri i ri, Mojtaba Khamenei i vendos vijën e kuqe SHBA-së për uraniumin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!