AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

A mund të ketë luftë midis Kinës dhe Japonisë?!

by SHT Media
20/11/2025
in Botë
6
0
A mund të ketë luftë midis Kinës dhe Japonisë?!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ashpërsohet retorika midis Kinës dhe Japonisë-a po përgatitet një front i dytë në Azinë Verilindore pas atij aktual në Evropë?

Nga Eljanos Kasaj*

Pekin, Kinë- Autoritetet kineze kanë filluar të ushtrojnë presion aktiv ndaj qeverisë së Japonisë, me kryeministren e re Sanae Takaichi që deklaroi se një konflikt i mundshëm ushtarak për shkak të situatës së tensionuar në ishullit të Tajvanit mund të nënkuptojë gjithashtu përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake të Tokios. Më 16 nëntor, Pekini dërgoi anije të rojes bregdetare në Ishujt e diskutueshëm Senkaku (të njohur si Diaoyu në kinezisht; aktualisht ato kontrollohen nga Japonia, por anijet kineze operojnë rregullisht aty pranë). Më 12 nëntor, sipas Tokios, një destroyer i tipit 055 i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kaloi pranë ishullit japonez të Kyushu, dhe nga 17 deri më 19 nëntor, Kina do të zhvillojë ushtrime ushtarake me zjarr të vërtetë në Detin e Verdhë, sipas Administratës së Sigurisë Detare të PLA-së.

Në të njëjtën kohë, Pekini po rrit presionin diplomatik dhe ekonomik. Më 15 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme kineze u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet për në Japoni, pas së cilës linjat ajrore kryesore kineze, përfshirë “Air China”, “China Southern Airlines” dhe “China Eastern Airlines”, njoftuan rimbursime falas për fluturimet drejt qyteteve japoneze deri në fund të vitit. Sipas statistikave japoneze, nga janari deri në shtator 2025, gati 31.7 milionë turistë të huaj vizituan Japoninë, afërsisht një e katërta e të cilëve – 7.5 milionë – ishin shtetas kinezë.

Gjatë debatit të saj të parë parlamentar si kryeministre më 7 nëntor, Sane Takaichi deklaroi se “nëse përdoren anije luftarake dhe një bllokadë detare përfshin përdorimin e forcës, unë besoj se sipas çdo standardi kjo do të përbënte një ‘situatë që kërcënon mbijetesën e Japonisë’” (cituar në “The Japan Times”). Kjo nënkuptonte se kjo do të përmbushte ligjërisht kriteret e vitit 2015 për mobilizimin e Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë dhe do të hapte derën për pjesëmarrjen e tyre në një konflikt ushtarak.

Vlen të theksohet se Sanae Takaichi u bë kryeministrja e parë japoneze që bëri një koment të tillë në nivel politik, që prej kohës së okupimit japonez të Kinës në vitet 1930’.

Më 10 nëntor, Sanae Takaichi sqaroi se këto ishin thjesht deklarata “hipotetike” rreth një skenari “më të keq”. Ajo premtoi të përmbahej nga bërja e deklaratave të ngjashme në të ardhmen, por nuk i tërhoqi ato mbrapsht, dhe Ministria e Punëve të Jashtme i hodhi poshtë komentet e saj si personale. Megjithatë, një reagim i ashpër nga Kina pasoi menjëherë: më 8 nëntor, Konsulli i Përgjithshëm i Kinës në Osaka, Xue Jian, shkroi në platformën sociale X: “<…> Kjo kokë e ndyrë, që kërkoi këtë, do të duhet të pritet pa hezitim. A jeni gati për këtë?” Qeveria japoneze protestoi, por Kina e hodhi poshtë  duke e quajtur postimin si një qëndrim personal dhe mesazhi u fshi më pas.

Më 14 nëntor, siç raportohet nga media prestigjioze kineze “Xinhua”, zëvendësministri i jashtëm kinez Sun Weidong protestoi te ambasadori japonez në Kinë, Kenji Kanasugi, për shkak të vërejtjeve “provokuese” të Takaichi-t. Pekini beson se këto vërejtje shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e një Kine të vetme, minojnë rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe “lëndojnë seriozisht ndjenjat e popullit kinez”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze, Koloneli Jiang Bin, tha se nëse Japonia “guxon të përdorë forcën” për të ndërhyrë në çështjen e Tajvanit, ajo “do të pësojë një disfatë dërrmuese nga Ushtria Çlirimtare Popullore me vullnet të hekurt dhe do të paguajë një çmim të rëndë”. Gazeta “Renmin Ribao”, zëdhënësja kryesore e Partisë Komuniste të Kinës, beson se autoritetet japoneze kanë “lëshuar hapur një kërcënim ushtarak” kundër Kinës për herë të parë që nga viti 1945. Pekini kujtoi vizitat e mëparshme të përsëritura të Takaichi-t në Faltoren Yasukuni, e cila nderon kriminelët japonezë të luftës nga Lufta e Dytë Botërore, dhe mohimin e saj të Masakrës së Nankinit të vitit 1937 ose krimeve të kryera nga njesiti famëkeq “731”në Harbin.

Ndërsa më 17 nëntor, mbëriti në Pekin Drejtori i përgjithshëm i Byrosë së Çështjeve Aziatike dhe Oqeanike të Ministrisë së Jashtme japoneze, Masaaki Kanai.

Sipas të Televizionit Qëndror Kinez (“CCTV News”), të martën, Liu Jinsong, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Aziatike të Ministrisë së Jashtme kineze, u takua me Kanai në Ministrinë e Jashtme kineze. Rreth orës 14:00, Kanai dhe delegacioni i tij u larguan nga Ministria e Jashtme kineze. Rreth orës 15:30, mediat kineze vunë re në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit se zoti Kanai po largohej nga Kina, por duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat mbi eskalimin e mëtejshëm të krizës diplomatike midis Japonisë dhe Kinës.

Ky eskalim i mardhënieve diplomatika midis dy superfuqive aziatike të Azisë Verilindore, vin pas retorikës kritike të Moskës ndaj Tokios gjatë fillimit të këtij muaji, mbi planet e kryeministres Sanae Takaichi për dislokimin e armëve taktike bërthamore amerikane në Japoni(një projekt ky i quajtur nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov si “një lojë e rrezikshme”) dhe mundësisë së rikthimit nën-sovranitetin japonez të Arkipelagut të Ishujve Kurile(aktualisht pjesë e Federatës Ruse, por të njohura prej Japonisë si “territore të okupuara”).

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

28/10/2026

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

28/10/2026

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

28/10/2026

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

28/10/2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

28/10/2026

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

28/10/2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

28/10/2026

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

28/10/2026

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

28/10/2026

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

28/10/2026

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

28/10/2026

“Rikthim i psikozës diktatoriale”/ Alibeaj për aktin normativ: Rama i shpall luftë rrjeteve sociale, po e kthen shtetin në policor

28/10/2026

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

28/10/2026

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

28/10/2026

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit
  • “Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.