AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

A mund ta lënë socialistët më në fund pas Tiranën e viteve 2000?

by Alb Times
21/11/2026
in Opinion
6
0
Flakët mund t’i ngjajnë Parisit, politika vjen nga tjetërkund

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bjorn Runa

Fjalimi i Kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së së Tiranës duket se ka irrituar shumë njerëz, veçanërisht këmbëngulja e tij për t’iu kujtuar njerëzve se si ka qenë Tirana para se drejtimin e saj ta merrnin socialistët dhe pse nuk flet për problemet e reja dhe ato të mbartura të qytetit gjatë këtij dhjetëvjeçari që qeveriset prej tyre.

Në fakt, sot ai iu foli të tijve në një moment kur organizata socialiste e kryeqytetit gjendet nën presion, e përfshirë në përplasjet rreth çështjes së kryebashkiakut aktual në paraburgim dhe që nuk është në ditët e saj më të mira sa i përket moralit politik. Nëse ka një audiencë që nuk ka nevojë t’i kujtohen problemet në prag fushate, ishte pikërisht kjo e sotmja, të cilën si kryetar i saj i duhet ta frymëzojë.

Deri këtu, rikthimi te sukseset dhe arritjet e të kaluarës është i kuptueshëm, por ka diçka interesante në këmbënguljen e tij për t’ua treguar me kaq hollësi historinë e transformimit të Tiranës pikërisht socialistëve, të cilët duhet ta njohin më mirë se kushdo tjetër.

Kjo ndoshta sepse transformimi i kryeqytetit, për kryeministrin, mbart një peshë më të madhe se sa arritjet konkrete, pasi qëndron në themel të reputacionit të tij si një politikan i aftë për të sjellë ndryshime. Ndryshime që i japin gjithashtu Partisë Socialiste një histori disii më bindëse rreth aftësive të saj, duke u kthyer me kalimin e kohës në argumentiin se përse duhet të vazhdojë të qeverisë.

Problemi është se Socialistët e kanë qeverisur Tiranën për një kohë kaq të gjatë, saqë shumica e atyre që kryeministri mund t’i ketë paraqitur deri tani si suksese të jashtëzakonshme, janë bërë në fakt të zakonshme. Është rritur ndërkaq një gjeneratë që di shumë pak, për të mos thënë aspak, në lidhje me qytetin që ai trashëgoi fillimisht si kryebashkiak. Madje, edhe ata të cilët mund ta kujtojnë si ka qenë kryeqyteti i dikurshëm, mund ta pranojnë se ka qenë më keq, pa pasur nevojë të jenë veçanërisht mirënjohës për çdo semafor që punon apo për çdo rrugë të shtruar.

Vetë Rama duket se e kupton këtë. Në të njëjtin fjalim, ai pranoi se njerëzit sot e krahasojnë Tiranën me qytetet europiane dhe jo më me Tiranën e dikurshme, ndërsa tha se nuk mund të pritet që qytetarët të jetojnë me fotografi të arritjeve të dikurshme. Por, ndërsa  ai vetë duket se e kupton që ky lloj argumenti nuk funksionon më si dikur me votuesit, përse këmbëngul që duhet të funksionojë pikërisht me socialistët?

Ndoshta sepse brenda Partisë Socialiste kjo histori i shërben tjetër qëllimi krahasuar me kur tregohet jashtë saj. Për vite me radhë, transformimi i kryeqytetit iu ka dhënë socialistëve një standard me të cilin mund të krahasojnë performancën e tyre dhe të ndihen të realizuar. Por ajo që të bën përshtypje në gjithë këtë, është se një argument i tillë thirret në ndihmë kur audienca e Kryeministrit ishte partia e tij.

Socialistët e kanë fituar vazhdimisht disa herë Tiranën; ata kontrollojnë mazhorancën dhe kanë dominuar në bashki për një periudhë të gjatë, ndërsa përgatiten për zgjedhje të reja lokale ku teorikisht janë pretendentë. Megjithatë, lideri i tyre e ndien të nevojshme t’i rikthejë edhe një herë në fillim, duke ju kujtuar sa keq ishin gjërat para ardhjes së tij.

Tani, Rama ka çdo të drejtë të marrë meritat që i takojnë për transformimin e Tiranës. Por, sikurse e pranon edhe vetë, qyteti ka avancuar dhe banorët e tij kanë pritshmëri të reja, përgjigjet e të cilave nuk gjenden në një udhëtim në makinën e kujtesës.

Ndaj, pyetja është nëse edhe PS ka avancuar bashkë me banorët e Tiranës. Nisur nga fjalimi i sotëm, duket se ende besojnë se mënyra më e mirë për t’u përgatitur për të ardhmen, është të udhëtojnë edhe një herë në të shkuarën. Se sa gjatë mund të vazhdojë të vlejë politikisht kjo histori, është një pyetje që socialistët duket se nuk kanë ende ndër mend t’ia bëjnë vetes.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!

21/11/2026

I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!

21/11/2026

Trump i vendosur: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të!

21/11/2026

UNICEF ngre alarmin dhe zbulon shifrat tronditëse të luftës: Mbi 1 mijë fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë!

21/11/2026

Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni për drogën e fshehur

21/11/2026

Britanikët ndërrojnë mendje pas një dekade, sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore!

21/11/2026

Kosova, Rusia, Bashkimi Evropian: Cila është politika e jashtme e Listës Studentore?

21/11/2026

Dita e Alfabetit/ Presidenti Begaj i bën apel politikanëve në Shkup: Të bëhen bashkë për gjuhën shqipe!

21/11/2026

Mbyllet pas pesë orësh protesta në ditën e 175-të, i vetmi incident djegia e disa kazanëve!

21/11/2026

Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! Linçimi pa baza…

21/11/2026

“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

21/11/2026

Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

21/11/2026

Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!

21/11/2026

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

21/11/2026

Një “mini-hënë” po rrotullohet rreth Tokës, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor sipas shkencëtarëve!

21/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!
  • I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.