AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?

by SHT Media
21/05/2025
in Botë
6
0
A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me bojën ende të njomë mbi paketën e 17-të të sanksioneve të porsamiratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, liderët evropianë tashmë po përgatitin hapin e radhës, të cilin e përshkruajnë si “masiv”.

Por, disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton t’i bashkëngjitet, pasi po kërkon bisedime për paqe mes Kievit dhe Moskës, përcjell A2.

“Kartat që na kanë mbetur kërkojnë, në masë të madhe, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Benjamin Hilgenstock, ekonomist i lartë në Institutin KSE me seli në Kiev, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL).

“Konkretisht, kjo lidhet me nxjerrjen e naftës dhe gazit rus nga tregjet botërore në sasi të mëdha”, shtoi ai, duke theksuar se vende si India, Kina dhe Turqia nuk do të ndalojnë blerjen e karburanteve fosile ruse, pa trysninë e sanksioneve dytësore amerikane.

Më 10 maj, liderët evropianë e paralajmëruan Rusinë për sanksione “masive” nëse ajo nuk pajtohet me një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA-ja. Ata thanë se kërkesa ishte e koordinuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky paralajmërim synonte të paraqitej si një moment vendimtar, por harmonia transatlantike u prish shpejt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk u zotua për armëpushim gjatë një telefonate me Trumpin më 19 maj, por ky i fundit e përshëndeti bisedën dhe nuk dha shenja për sanksione të reja amerikane, duke thënë se vendosja e tyre mund të dëmtonte bisedimet dhe ta përkeqësonte situatën.

Për ta sqaruar: kërcënimi për sanksione “masive” nuk kishte të bënte me paketën e 17-të të BE-së, e cila u shpall më 20 maj, pasi kjo paketë kishte qenë në përgatitje prej kohe.

Një kërcënim bosh?

Tani, liderët evropianë duhet të ofrojnë diçka të madhe, pa mbështetjen e SHBA-së, përndryshe rrezikojnë të duken sikur kanë dhënë një kërcënim të zbrazët.

A do të jenë në gjendje ta bëjnë?

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, beson se po. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja mund të dyfishojë përpjekjet për të ndalur eksportet energjetike ruse.

“Duhet të ndalim burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin e Rusisë dhe makinerinë e saj të luftës. Këto janë eksportet e gazit, naftës, dhe gazit të lëngshëm natyror. Duhet t’i ndalim”, tha ai.

Por në praktikë, vende si Spanja, Holanda dhe Belgjika aktualisht po importojnë më shumë gaz të lëngshëm se një vit më parë. Budrys argumentoi se në tregun global ka mjaft alternativa.

“Ka zëra që thonë, ‘janë shumë të shtrenjta dhe s’mund t’i përballojmë’. Shikoni, ne [Lituania] e kemi bërë tashmë këtë”, shtoi ai.

Por, argumentet për çmimin ilustrojnë pse BE-ja ka hezituar të ndërmarrë sanksione që e dëmtojnë edhe vetë atë – dhe kjo mund të ndodhë përsëri në të ardhmen.

Sanksionet do të jenë “masive vetëm kur të jemi të gatshëm të shkojmë përtej asaj që na rehaton”, tha Tom Keatinge, nga Instituti Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI) në Londër, në një bisedë me REL-in.

“Me këtë nënkuptoj vetëm kur të jemi të gatshëm të pranojmë pasoja negative për ekonomitë tona”, shtoi ai.

Goditja mbi eksportet e energjisë

Hilgenstock dallon midis vendeve që përdorin gazin e lëngshëm rus për arsye ekonomike, dhe atyre si Hungaria dhe Sllovakia, që kundërshtojnë ndalimin për shkak të marrëdhënieve të ngushta politike me Moskën.

Edhe nëse kapërcehen kundërshtimet ekonomike, konsideratat politike mund të vonojnë ose komplikojnë përforcimin e sanksioneve në këtë fushë.

Liderët evropianë kanë sugjeruar se paketa e radhës do të përfshijë sektorin e energjisë – por ky është një term i gjerë. Disa kanë përmendur edhe masa financiare.

“Është mjaft e paqartë për çfarë konkretisht po flasin”, tha Hilgenstock, i cili është gjithashtu bashkëpunëtor në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

“Po i mbivlerësojnë kapacitetet e tyre? Mendoj se po”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një tregues se çfarë mund të vijë më 16 maj.

“Ajo do të përfshijë listimin e më shumë anijeve nga flota e errët ruse”, tha ajo, duke iu referuar anijeve pa pronësi të qartë që përdoren për të shmangur kufizimet mbi naftën dhe produktet e naftës ruse.

Paketa e 17-të e sanksioneve dhe masat britanike të shpallura të njëjtën ditë shtuan dhjetëra anije të tjera, sipas modelit të paketave të mëparshme. Shtimi i mëtejshëm i anijeve do të duket si një hap i zakonshëm, jo diçka e re apo tronditëse.

“Fjalë të mëdha, por pa veprime”

Von der Leyen përmendi gjithashtu uljen e çmimit tavan për naftën ruse – një tjetër masë ndëshkuese e zbatuar pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Por, edhe kjo kërkon pajtimin e SHBA-së për zbatim në shkallë globale.

Tre vite sanksione kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë ruse, por nuk e kanë ndalur agresionin e Moskës.

Megjithatë, duke shpallur masat e fundit, politikanët evropianë shfaqën vendosmëri.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, e quajti Putinin “nxitës lufte” dhe e nxiti të pranonte armëpushimin 30-ditor, duke shtuar se “vonesat në përpjekjet për paqe vetëm sa do të forcojnë vendosmërinë tonë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për të përdorur sanksionet kundër makinerisë së luftës së Putinit”.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në rrjetet sociale se “po përgatiten më shumë sanksione ndaj Rusisë”.

Keatinge paralajmëron se nëse BE-ja nuk e përmbush premtimin për sanksione me ndikim real, kjo rrezikon të minojë besueshmërinë e saj.

“Kjo i jep mjaftueshëm material [ministrit të Jashtëm rus, Sergei] Lavrov dhe të tjerëve për të thënë se ‘evropianët vetëm flasin, por nuk veprojnë’”.

Edhe Hilgenstock ndan të njëjtin shqetësim.

“Po e shohim përgjigjen – ose më saktë mungesën e saj – nga Vladimir Putini ndaj këtij ultimatumi”, thotë ai, duke iu referuar deklaratës së 10 majit për sanksione “masive”.

“Kjo e bën të qartë se çfarë mendon pala ruse”./ REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.