AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

A jemi më afër një force ndërkombëtare paqeruajtëse në Gaza pas takimit në Stamboll?

by SHT Media
04/11/2025
in Botë
6
0
A jemi më afër një force ndërkombëtare paqeruajtëse në Gaza pas takimit në Stamboll?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Jashtëm nga shtatë vende arabe dhe me shumicë myslimane u takuan në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, për të diskutuar mundësinë e krijimit të një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza, si dhe armëpushimin në territor.

Një nga qëllimet e takimit të së hënës ishte të afrohen më shumë drejt krijimit të kësaj force, e cila do të ndihmonte në ruajtjen e armëpushimit në enklavën palestineze, që ka qenë i paqëndrueshëm që nga hyrja në fuqi më 10 tetor.

Siç shkruan Al Jazeera, gjatë kësaj kohe, Izraeli e ka shkelur vazhdimisht armëpushimin, përmendim javën e kaluar kur nisi një raund tjetër sulmesh vdekjeprurëse, duke vrarë mbi 100 persona, mes të cilëve 46 fëmijë, përpara se të “rifillonte” armëpushimin. Në total, të paktën 236 palestinezë janë vrarë nga Izraeli në Gaza që nga fillimi i armëpushimit.

Ministrat e Jashtëm nga Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Pakistani dhe Indonezia morën pjesë në takim së bashku me homologun e tyre turk. Disa prej tyre mund të kontribuojnë me trupa në një forcë stabilizuese.

Cili është statusi i forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës?

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha pas takimit se bisedimet për forcën ndërkombëtare për Gazën janë ende në vazhdim. Kjo forcë është pjesë e planit me 20 pika për paqen në Gaza të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Organi që pritet të menaxhojë sigurinë në Rripin e Gazës ende nuk është formuar dhe detyrat e tij nuk janë përcaktuar publikisht.

Fidan tha se vendet pjesëmarrëse do të “vendosin, bazuar në përmbajtjen e këtij përkufizimi, nëse do të dërgojnë ushtarë apo jo”. Disa vende kanë kërkuar më parë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e forcës, nëse do të marrin pjesë. Anëtarët e mundshëm duan që mandati i këtij organi, të jetë i qartë.

Çfarë po e pengon formimin e forcës ndërkombëtare?

Ekziston ende një mungesë themelore besimi mes vendeve arabe dhe myslimane dhe Izraelit, kryesisht për shkak të veprimeve të Izraelit që nga fillimi i armëpushimit dhe sulmeve të vazhdueshme në Gaza. Deri tani, Izraeli nuk e ka përmbushur pjesën e tij të marrëveshjes. Përveç të vrarëve, qindra të tjerë janë plagosur. Izraeli gjithashtu nuk lejon rindërtimin e shtëpive palestineze dhe nuk lejon hyrjen e numrit të dakordësuar të kamionëve me ndihma.

Izraeli pretendon se Hamasi nuk i ka kthyer trupat e pengjeve të vdekur mjaftueshëm shpejt. Hamasi thotë se puna është e vështirësuar nga rrënojat e shumta dhe shkatërrimi i pajisjeve të rënda nga Izraeli. Hamasi gjithashtu thekson se Izraeli ka bllokuar hyrjen e pajisjeve të reja që nga fillimi i armëpushimit.

Fidan tha se Izraeli po përdor justifikime për të përfunduar armëpushimin dhe nuk po përmbush detyrimet e tij, duke shtuar se kjo ishte pikëpamja e përbashkët e pjesëmarrësve në takim. Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të ndalojë shkeljet e rregullta të armëpushimit dhe të lejojë hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza.

Cili është qëndrimi i Turqisë ndaj armëpushimit?

Fidan tha se ende ka dallime të mëdha mes Hamasit dhe Izraelit që mund të mos zgjidhen në afat të shkurtër, por Turqia po punon për paqen. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë shumë kritik ndaj shkeljeve të shumta të armëpushimit nga Izraeli.

“Ne të gjithë shohim se bilanci i Izraelit në këtë çështje është shumë i dobët,” tha Erdogan. “Po përballemi me një administratë që ka masakruar mbi 200 njerëz të pafajshëm që nga marrëveshja e armëpushimit dhe vazhdon pushtimin dhe sulmet në Bregun Perëndimor.” Ai shtoi: “Nuk mund të lejojmë aneksimin e Bregut Perëndimor, ndryshimin e statusit të Jeruzalemit apo përpjekjet për të dëmtuar shenjtërinë e xhamisë Al-Aksa.”

Si janë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit?

Turqia ka një histori të gjatë marrëdhëniesh me Izraelin, ishte shteti i parë me shumicë myslimane që e njohu atë në vitin 1949. Por marrëdhëniet kanë arritur pikën më të ulët për shkak të luftës në Gaza, ku Izraeli ka vrarë gati 69 mijë palestinezë.

Erdogan i ka kritikuar ashpër veprimet e Izraelit gjatë luftës, ndërsa disa analistë besojnë se Izraeli mund të jetë duke kërkuar mbështetje për një sulm të ardhshëm ndaj Turqisë. Turqia ka luajtur një rol kyç në negociatat për armëpushim duke inkurajuar Hamasin të pranojë planin e paqes të Trump. Ajo ka ofruar të marrë pjesë në forcën ndërkombëtare për Gazën, por zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e jashtëm Gideon Saar, janë të vendosur që vendi i tyre nuk do të pranojë praninë turke në Gaza.

Shkrim nga Justin Salhani për Al Jazeera

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.